Author: almakos

10:46 | 21 Shkurt 2022 “Shërimi nga depresioni kërkon angazhim të gjatë sa vet jeta. Këtë angazhime kam bërë për hatrin e jetës sime dhe për hatrin e atyre që më duan” – Susan Polis Schutz “Posa të zgjidhni shpresën, çdo gjë është e mundur” – Christopher Reeve “Një margaritar është një gjë e bukur e cila prodhohet nga një jetë e lënduar. Është loti i cili rezulton nga lëndimi i një goce deti. Thesari i qenies tonë në këtë botë gjithashtu shkaktohet nga një jetë e lënduar. Nëse nuk do të ishim lënduar, atëherë nuk do të kishim mundur…

Lexo më Shumë

Ministri i punëve të Jashtme të vendit, Bujar Osmani përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se RMV dënon fuqishëm njohjen  e Donetsk dhe Luhansk nga Rusia si të pavarura, shkruan Alsat. – Advertisements – Ai ka thënë tutje se RMV rithekson mbështetjen e qartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës./Alsat.mk We strongly condemn the recognition by ?? of the ?? areas #Donetsk & #Lugansk as independent. Such acts represent a severe violation of international law.?? reiterates its unequivocal support for sovereignty & territorial integrity of #Ukraine @DmytroKuleba — Bujar Osmani (@Bujar_O) February 21, 2022

Lexo më Shumë

Një konferencë shkencore për mitet e krijuara nga propaganda gjatë regjimit komunist, u mbajt në Tiranë. Profesorë nga universitetet shqiptare dhe universitete europiane, morën pjesë me studime që nxorën në pah mitet e rreme. “Romani ‘Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave’ u censurua dhe u botua më vonë. Komunizmi e dinte se veprat e Kadaresë edhe pse kishin mitin e qëndresës, kundër osmanëve, kishin elemente që një lexues i vëmendshëm i interpretonte si kritikë që i bëhej regjimit së brendshmi”, tha Sulstarova. Konferenca u mbajt në kuadër të Edicionit të 7 të ditëve të kujtesës, që këtë vit kanë temë pikërisht…

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë mjeku Thoma Nini. Për gati tre dekada Nini shërbeu me përkushtim si mjek pneumofiziater në spitalin e Korçës. Thoma Nini ishte prej themeluesve të degës së PD të Korçës dhe shërbeu si kryetari  i saj për disa vite, ndërsa kandidoi nën siglën e PD  zgjedhje lokale dhe ato parlamentare. Pas vitit 2006 Nini u emërua Konsull i Republikës së Shqipërisë në Selanik, detyrë të cilën e mbajti për 4 vite. Pas përfundimit të mandatit si diplomat, Thoma Nini u rikthye në spitalin e Korçës ku punoi deri në daljen e tij…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar të hënën Eglantina Gjermenin në postin e ambasadores së Shqipërisë në OSBE, duke zëvendësuar kështu Igli Hasanin i cili la detyrën në fund të vitit të kaluar. Nisur nga kjo, ish ministrja e Integrimit gjatë kohës që Sali Berishës, Majlinda Bregu ka publikuar një fotografi në faqen e saj në Facebook ku ndodhet krah Gjermenit, ish ministre e Cështjeve Sociale në kabinetin e Edi Ramës. Njohja mes tyre ka qenë e hershme në Fakultetin e Shkencave Sociale përpara se t’i futeshin politikës. “Meqë këtu më përcollët me surpriza mua, tani prit surprizën e përcjelles sime…

Lexo më Shumë

Disa vende të BE-së, kanë vendosur të lehtësojnë masat anti-COVID, duke shmangur karantinimin i cili më herët ishte i detyrueshëm për qytetarët që futeshin në territorin e tyre. Bëhet fjalë për Slloveninë, Holandën, Letoninë dhe Çekinë. Këto vende kanë vendosur të lehtësojnë masat anti-COVID, duke shmangur karantinimin i cili më herët ishte në strikt, pra, i detyrueshëm për qytetarët që futeshin në territorin e tyre. Holanda Duke nisur nga data 25 shkurt, të gjithë qytetarët e vendeve jashtë BE-së që duan të udhëtojnë drejt Holandës, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen. Mësohet se dokumenti i nevojshëm për të udhëtuar drejt…

Lexo më Shumë

Mbërritja në brigjet e Sardenjës e emigrantëve klandestinë, edhe pse “më pak e dukshme se pikat e tjera italiane të zbarkimit është një fenomen që meriton vëmendje sidomos kur shumë prej tyre rekrutohen në punë kriminale. Në një raport të Antimafias italiane theksohet se si rekrutohen emigrantët, kryesisht ata shqiptarë dhe nigerianë në organizatat kriminale. Sipas dokumentit, krimi shqiptar operon më shumë në trafikimin ndërkombëtar të drogës. Kjo është evidentuar edhe gjatë goditjeve të policisë italiane kryesisht ndaj mafies italo-shqiptare e dedikuar për trafikun ndërkombëtar, mbajtjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Organizata kriminale importonte sasi të mëdha kokaine nga Shqipëria për…

Lexo më Shumë

Në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 14:00 të ditës së sotme, në territorin e SPB Manastir është kryer kontroll i intensifikuar aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga këmbësorët, njoftoi MPB. – Advertisements – Me këtë janë sanksionuar 34 këmbësorë, prej tyre 23 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit të këmbësorëve dhe nëntë për kalim në semafor të kuq. “Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. Këmbësorët të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse do të…

Lexo më Shumë

Një qytetarë britanike është zbuluar tre vite pasi kishte ndërruar jetë dhe fqinjët e saj ankoheshin vazhdimisht per erën e keqe, mizat dhe krimbat që josheshin nga kufoma e saj. Mediat britanike raportojnë se eshtrat e të ndjerës Sheila Seleoane, 61  vjeçe u gjetën në dhomën e saj të ndenjies. Shërbimet e policisë gjetën edhe tullumbace rozë ditëlindjeje afër mbetjeve nga skeleti i saj pasi shpërthyen derën për të hyrë brenda. Fqinjët fillimisht u ankuan për ‘erë të keqe’ tk shoqata e banesave Peabody në tetor të vitit 2019, teksa ankesat vijuan për më shumë se dy vjet përpara se…

Lexo më Shumë

Zvicra është përfshirë nga një skandal i rrjedhjes së të dhënave bankare ku klientë të bankës ishin përfshirë në tortura, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda. Nga rrjedhja e të dhënave bankare është i përfshirë edhe mbreti Abdullahi cili ishte pronar përfitues i të paktën gjashtë llogarive të bankës private “Credit Suisse”. Në vitin 2011, ndërsa revoltat popullore jehuan në Lindjen e Mesme, një monark në mes të gjithë këtyre trazirave mori disa vendime bankare. Diku atë vit, ndërsa Egjipti dhe Siria fqinje u tronditën nga protesta të rëndësishme qytetare, mbreti Abdullah II i Jordanisë…

Lexo më Shumë

Depot farmaceutike në Shqipëri paguajnë miliona që mjekët të lëshojnë receta të mbushura me suplemente të shtrenjta ushqimore, që sipas ekspertëve, nuk kanë ndikimin në shëndetin e pacientëve. Altini [emri i tij është ndryshuar], infermier në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e mban mend shumë mirë takimin e tij të parë me drejtorin e depos farmaceutike ku bën aktualisht një punë të dytë. “Në takimin e parë që pata me drejtorin gjeneral të depos farmaceutike, folëm për kontaktet që unë kam në spital,” kujton ai. “Duke qenë se kam dhjetë vite që punoj si infermier në reparte të…

Lexo më Shumë