Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amë, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot do ta vizitojë shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi” në komunën e Çairit. Në Këtë shkollë mësimi zhvillohet në tre gjuhë, në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke. – Advertisements –
Author: almakos
Java në Shqipëri do të nisë me reshje shiu që do të përfshijnë të gjithë vendin. Meteorologët kanë parashikuar që në zonat e thella të ketë edhe dëborë. “Orët në vijim sjellim shtim të vranësirave ku do ketë shi në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore, natën reshje në gjithë territorin. E hëna dhe e marta me shi dhe të martën dëborë në zonat e thella malore”, tha meteorologu Hakil Osmani. Bashkë me reshjet e shut do të ketë edhe ulje të temperaturave ne vend. “Temperaturat e ajrit do pësojnë rënie në fillim jave që do arrijnë deri në -2…
Pavarësisht përmirësimit afatgjatë të standardeve të jetesës, popullsia e Shqipërisë në moshë pune vazhdon të tkurret, pasi njerëzit po emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira të punës. Banka Botërore vlerëson se këto ndryshime demografike paraqesin sfida të rëndësishme për kapitalin njerëzor dhe të ardhmen e tregut të punës, si dhe për qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve. Diaspora shqiptare përfaqëson 57 për qind të popullsisë aktuale të vendit, një nga më të lartat në botë. Barometri Ballkanik në vitin 2019 tregoi se 50 për qind e shqiptarëve mendonin të jetonin dhe të punonin jashtë vendit. Popullsia e Shqipërisë prej…
Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” ISKK, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe IDMC, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, çelin ekspozitën “Fytyrat e Diktaturës”. Kjo ekspozitë vjen si një reflektim që duhet të kemi mbi drejtuesit e atyre institucioneve që mbajnë përgjegjësi direkte për instalimin dhe mirëfunksionimin e mekanizmave që mbajtën në këmbë regjimin komunist duke përdorur represionin, përndjekjen, dhunën dhe terrorin ndaj çdo personi që konsideronin “armik”, përfshi këtu edhe fëmijët. Rënia e diktaturës në vendin tonë nuk u pasua me një hetim të krimeve të kryera, aq më tepër që autorët e këtyre…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, konsideron se për të pasur pozita më të forta në bisedimet me Bullgarinë, vendi duhet së pari të arrijë konsensus brenda vendit. – Advertisements – Sipas tij, për të arritur marrëveshje me Bullgarinë duhet të kërkojmë garanci për gjuhën maqedonase e cila është e ndryshme nga ajo bullgare, si dhe për popullin maqedonas që ka traditë dhe kulturë shekullore. Mickoski ka ripërsëritur se VMRO-DPMNE është e hapur për bisedime me qeverinë për të gjitha çështjet kyçe. “Kërkojmë edhe Brukselin që të jetë garant për gjuhën maqedonase dhe popullin maqedonas, por kërkojmë garanci nga Brukseli, por…
Policia e Shtetit ka arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Elton Goskovën, i njohur ndryshe edhe si “Reqi i Korçës”. Burime bëjnë me dije se ai është arrestuar ditën e premte, por ngjarja është mbajtur e fshehtë për arsye se operacioni është në vijim për kapjen edhe të personave të tjerë. Elton Goskova dyshohet se ka tentuar të korruptojë dhe manipulojë dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar kundër Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishit, Viktor Imerit, Indrit Taullaut dhe Indrit Rusi, si autorë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salit, ngjarje…
Blendi Gonxhja ka kujtuar 31 vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxxha. Gonxhja është njëri nga organizatorët e grevës studentore të 20 shkurtit të 31 vjetëve më parë. Në një lidhje televizive, Gonxhe tha se Sali Berisha ka qenë kundër protestës së 1991. Sipas Gonxhes, PD u gjend e papërgatitur dhe ishte e trembur. “Me vjen që perzonazhi Sali Berisha ka qenë kundër protestës së studentëve në vitin 1991. PD u gjend e papërgatitur e trembur. Ne kërkonim të vinim disa pika të forta reference. Berisha donte që ne të shkonim në shtëpi dhe të mos vijonim protesta…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar një takim bilateral me homologun e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares. – Advertisements – Sipas MPJ-së, ministrat diskutuan për perspektivat evropiane të vendit, zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe dypalësh dhe forumet multilaterale të veprimit të përbashkët, veçanërisht për bashkëpunimin e OSBE-së në fokus të presidencës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut në vitin 2023. Osmani e njoftoi Albaresin për procesin e hapur për ndërtimin e besimit me Republikën e Bullgarisë, i…
Një 31 vjeçar shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe pasi u kap në një fermë kanabisi. Shqiptari u dënua me 18 javë burg nga një gjykatë angleze. Ai u kap teksa ishte duke u kujdesur për 100 rrënjë kanabisi në një ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe. Shqiptari i identifikuar si Laert Verushi ishte fshehur në papafingo kur policia hyri me forcë në shtëpinë që ishte kthyer në një fermë kanabisi. 31 vjeçari u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit dhe posedim të një dokumenti identiteti të rremë. Verushi përdorte një kartë identiteti false italiane, ndërsa para policisë u…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmblodhi dhe vlerësoi pjesëmarrjen e delegacionit qeveritar në Konferencën e sivjetme të Mynihut për Sigurinë, e cila këtë vit mblodhi për të 58-tën herë mbi 30 krerë shtetesh dhe qeverish dhe anëtarë të lartë të qeverive dhe përfaqësues të organizatave më prestigjioze ndërkombëtare. . – Advertisements – Siç thekson Kovaçevski në mesazh, vendi edhe një herë mori mbështetje unanime dhe të fuqishme nga të gjithë aleatët dhe për këtë arsye mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj integrimeve evropiane dhe rruga jonë evropiane është e shtruar dhe e qartë. Sipas tij, qasja dhe energjia e re në bisedimet me…
Ministria e Shëndetësisë: 1,610 testime, 206 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 604 të shëruar në 24 orët e fundit Janë kryer 1,610 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 206 qytetarë, në këto bashki: 87 në Tiranë, 10 në Durrës, Sarandë, 9 në Fier, Berat, Elbasan, Gramsh, 8 në Vlorë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kukës, Patos, 3 në Shkodër, Mirditë, Belsh, 2 në Pukë, Tropojë, Lezhë, Vorë, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, 1 në Kurbin, Shijak, Krujë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Libohovë, Devoll, Poliçan, Peqin.Janë 4,523 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.…
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një përplasje në një nga pistat e skijimit në Kodrën e Diellit . Sipas policisë së Tetovës, njëri është i mitur dhe tjetri punonjës në Kodrën e Diellit. – Advertisements – “Dje në ora 16.20 në SPB të Tetovës është raportuar se në pistat e skijimit të Kodrës së Diellit, një i mitur nga Kosova gjatë skijimit ka goditur makinën me borë të drejtuar nga A.N (32) nga Tetova, punëtor në kompaninë që menaxhon qendrën e skijimit. Dy personat janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor në apitalin klinik të Tetovës”, njofton…

