Në gjysmën e parë të janarit, rreth 8.8 milionë punëtorë amerikanë duhej të qëndronin në shtëpi, për shkak të infektimit me COVID-19, ose përkujdesjes për dikë që u infektua. Kjo nuk është vetëm një rritje me mbi dy milionë njerëz nga viti në vit, por edhe mungesa më e madhe e fuqisë punëtore që nga fillimi i pandemisë, siç tregojnë shifrat. Ndërsa dimri i parë e goditi fort fuqinë punëtore në SHBA, me rreth 6.6 milionë punonjës që u detyruan të braktisin punën për shkak të virusit në janar. Fushata e vaksinimit masiv filloi më 14 dhjetor 2020 dhe deri…
Author: almakos
Moti parashikohet i kthjellët, me shtim gradual vranësirash duke u nisur fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në mesditë në pjesën veriore dhe pjesërisht në bregdetin perëndimor, në pasdite reshje shiu me intensitet të ulet në jugperëndim-jug të vendit. Gjithashtu, parashikohet borë e izoluar në veri-verilindje dhe mjegull e dendur nëpër lugina. Për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen ngrica të forta në akset rrugore. Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim 1-10 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18…
Famëkeqi Emiljano Shullazi duket se nuk është më në gjendje ta përballojë regjimin e ashpër “41 bis”. Pas më shumë se një viti në izolim, ai i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të dalë nga regjimi special. Gangsteri kërkon që vendimi i vitit 2019 të ministrit të Drejtësisë të shfuqizohet dhe ai të qëndrojë në qeli të zakonshme me të burgosurit e tjerë. Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Alikos dhe Genci Ballës ishin të dënuarit e parë që u futën në qelitë e izolimit në ditën e parë të gushtit të vitit 2020. Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi,…
Shqipëria ka pritur rreth 2 mijë qytetarë afganë, të cilët u larguan nga vendi i tyre rreth 6 muaj më parë, kur vendi i tyre u pushtua nga Talebanet. Ata janë akomoduar kryesisht në fshatrat përgjatë brigjeve të Adriatikut, ndërsa për euronews në gjuhën italiane ata janë shprehur të kënaqur që ndodhen në Shqipëri. Në pritje për të marrë një vizë për në Shtetet e Bashkuara apo Kanada ata kanë bindjen se kohë më të mira do të vijnë. Nametullah Tawhidi është njëri prej tyre, i cili thotë se Shqipëria është vendi më miqësor që ka parë ndonjëherë. “Është vendi…
Pavarësisht se sa i ri duket si koncept, tashmë të gjithëve u është krijuar ndjesia sikur metaversi është kudo. Riemërtimi i “Facebook”-ut në “Meta” dhe investimet e fundit në të, shkaktuan një valë të re interesi për metaversin. Këto informacione shihen në titujt e artikujve, lajmet e korporatave, memet, platformat e lojërave dhe mediat sociale. Rritja e kudogjendjes së fjalës po krijon një ndjenjë të afërt fundi të botës, sikur në çdo moment, jetët tona fizike do të përfshihen në pikselët e korporatave dhe ndërveprimet virtuale. Fortnite dhe Roblox gjithashtu kanë ngritur metaverse para goxha kohësh dhe tashmë vetë termi…
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk e shkarkoi nga detyra duket se e ka qetësuar Presidentin Ilir Meta. Mbrëmjen e sotme, Kreu i Shtetit shqiptar ka publikuar në rrjetet sociale një fotot, ku shfaqet i qeshur, i veshur sportiv dhe duke dëgjuar muzikën e Bujar Qamilit, të cilin tre ditë më parë e vlerësoi me dekoratën “Nderi i Kombit”. “Nuk ka më bukur se ta mbyllësh javën me Bilbilin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, Bujar Qamilin”, shkruan Presidenti Meta. Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese në 16 shkurt publikoi vendimin zyrtar, ku argumentonte se Presidenti Meta nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën,…
Pavarësisht se sa i ri duket si koncept, tashmë të gjithëve u është krijuar ndjesia sikur metaversi është kudo. Riemërtimi i “Facebook”-ut në “Meta” dhe investimet e fundit në të, shkaktuan një valë të re interesi për metaversin. Këto informacione shihen në titujt e artikujve, lajmet e korporatave, memet, platformat e lojërave dhe mediat sociale. Rritja e kudogjendjes së fjalës po krijon një ndjenjë të afërt fundi të botës, sikur në çdo moment, jetët tona fizike do të përfshihen në pikselët e korporatave dhe ndërveprimet virtuale. Fortnite dhe Roblox gjithashtu kanë ngritur metaverse para goxha kohësh dhe tashmë vetë termi…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në margjinat e Konferencës së Mynihut u takua me kryeministrin bullgar Kiril Petkov. – Advertisements – “Me kryeministrin bullgar Petkov pata rastin të bisedoj në margjinat e Konferencës së Mynihut, pas takimit të fundit në Shkup. Diskutuam për dinamikën e grupeve punuese, produktivitetin e atij plani dhe mundësitë për përparim në nivel evropian, që do të nënkuptonte sukses të ndërsjellë”, ka shkruar presidenti Pendarovski në Facebook.
Një grup deputetësh ukrainasë dhe gazetarë të huaj u detyruan të futen në një bunker për t’i shpëtuar bombardimeve të separatistëve në zonën e konfliktit në Donetsk këtë të shtunë. Në një video të publikuar nga Reuters, shihet David Arakhamia, deputet i Partisë Shërbëtorët e Popullit, që ka pushtetin në Ukrainë, teksa strehohet në bunker bashkë me gazetarët e huaj. Ai filmoi pamjet dramatike ku dëgjohen predhat kalibër 120 mm që bien pranë vendit ku po qëndron. Situata në Ukrainë duket se po përshkallëzohet drejt një konflikti të hapur, pasi qeveria në Kiev dhe separatistët e mbështetur nga Moska po…
“Krizë e Rusisë dhe jo e Ukrainës”, kështu u shpreh drejtoresha e studimeve ne Qendrën Evropiane të Studimeve mbi Sigurinë George C. Marshall , Valbona Zeneli, ndërsa foli në emisionin “Kjo javë” për konfliktin në kufi me Ukrainën. Gjatë bisedës në studio, Zeneli tha se për presidentin rus Vladimir Putin, integriteti i Ukrainës është i padëshiruar. “Ne po shohim një Rusi që është agresive. Ka pasur grumbullime trupash në kufi me Ukrainën, justifikimi ka qenë stërvitjet. Ka informacione dhe dezinformacione… Një nga skenarët e mundshëm janë edhe sulmet kibernetike. Opsioni tjetër është edhe ai i një invazioni masiv, por kjo…
Zjarr i madh është shfaqur në malësi të sharrit. Zjarri digiet që prej disa orësh ndersa mundësia e intervenimit të ziarrfikësve ështëe pothyaise e pamundur shkaku i terrenit të pa arritshem, shkruan Alsat. – Advertisements – Zjarri i perhapur në malin Sharr mbi Tetovë, rrezikon është afër shtepive të disa fshatrave të cilëve nga çasti në çast po i[u ofrohet. /Alsat.mk
Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kap duke kontrabanduar kokainë në një mënyrë të veçante, duke e fshehur atë në një statujë të quajtur rosa e artë. Aldo Alushi, 29 vjeç, u arrestua pasi u kap në aeroportin Stansted me një sasi droge të klasit A, raportojnë mediat në Angli. Agjencia Kombëtare e Krimit nisi hetimet ku oficerët e Policisë Kufitare pikasën një pako, e cila kishte ardhur nga Kolumbia. Pakoja ishte një kuti prej druri që brenda kishte statujën e rosës me ngjyrë ari. Policia pas kontrollit vuri re se diçka nuk shkonte, duke i…

