Author: almakos

Me rastin e 100 diktëve të menaxhimit të komunave, sot u deklarua edhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, i cili tha se gjatë këtyre ditëve nën udhëheqjen e tij është punuar shumë, si në urbanizëm, legalizim të objekteve, parqe të reja, kënde lojrash etj, shkruan Alsat. – Advertisements – “Kemi punuar në mbi 50 projekte që kanë përmirësuar drejtpërdrejt funksionalitetin, transparencën dhe imazhin e komunës. Ne vendosëm me vendosmëri dhe guxim për të vendosur rregull në kaosin urban që kërcënonte të mbyste këtë vendbanim në kuptimin ekologjik, social, human. Kjo nënkuptonte rishikim, intensifikim të legalizimit të objekteve…

Lexo më Shumë

Një grabitje me armë ndodhi mëngjesin e së premtes në një pikë karburanti në zonën e Kalamarisë, në Selanik. Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare së bashku me një bashkëpunëtor kanë hyrë në dyqan dhe nën kërcënimin e armës kanë rrëmbyer një shumë parash dhe janë arratisur. Pas një hetimi të plotë nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Charilaou – Analipsos, 20-vjeçari u arrestua mbrëmjen e së shtunës në një zonë të Selanikut lindor.

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi – Advertisements – Më 24 shkurt do të mbahet gjykimi në Apel për Almir Derplanin, i dënuar me 20 vite burg në rastin “Alfa”, shkruan Alsat. Gjykata e Apelit duhet të vendos mbi ankesën e palës mbrojtëse, e cila pretendon se Derplanini nuk është i përfshirë në këtë rast. Me mbylljen e kësaj seance plotësohen kushtet që rasti “Alfa” mbi bazën e ekspertizës të shkojë në rigjykim. Një gjë të tillë e pret edhe avokati mbrojtës Asmir Alispahiç. “Pritjet tona si mbrojtje janë se kjo lëndë nuk mund të qëndron më shumë me vendim të plotfuqishëm dhe…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të operacioneve që ka zhvilluar gjatë javës së fundit në goditjen e krimit dhe paligjshmërisë. Sipas njoftimit për mediat, gjatë kësaj jave janë proceduar, arrestuar dhe shpallur në kërkim 535 persona. Prej tyre, 164 janë të arrestuar për vepra të ndryshme penale. Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga këta 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar. Policia e Shtetit në një javë/Dhjetëra operacione policore për të goditur krimin dhe paligjshmërinë. Tre laboratorë dhe 4 armë zjarri të sekuestruara, qindra persona të arrestuar dhe të proceduar. Në të gjithë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev – Advertisements – Zgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe ambasadorëve si dhe ndryshimet në ligjin për mësimdhënësit janë vetëm disa nga proceset e ngecura në procedurat parlamentare, ndërkohë që pushteti dhe opozita e bartin fajin për këtë, shkruan Alsat. Pikërisht dialogu politik në Kuvend është kritikuar në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për vendin. Kryetari i Institutit për Demokraci Societas Civilis, Marko Troshanovski, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e kësaj situate vlerëson se duhet të minimizohet përdorimi i flamurit evropian, por edhe bllokimi i zgjidhjeve ligjore përmes amendamenteve të panumërta. “Mund të shohim një pjesë të…

Lexo më Shumë

Kalaja e Lezhës, monument kulture, është dhunuar gjatë natës nga persona të panjohura. Akti vandal ka ndodhur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar të cilët kanë hequr gurët e kalasë dhe i kanë hedhur mbi vendin e biletarisë. Në lidhje me ngjarjen policia vijon hetimet, ndërsa specialisti i monumenteve për Lezhën tregon atë çfarë ka ndodhur.  “Është një dëm i madh që konsiston si në prishjen e mureve të kalasë por dhe dëmtimin e pronës publike. Dhunimi i tmerrshëm ndaj kalasë nuk kam fjalë ta përshkruaj. Nuk e gjej dot burimin e kësaj urrejtje për të shkatërruar dhe prishur…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani – Advertisements – Pjesa më e madhe e kolonave të urave në autostradën Tetovë – Gostivar kanë mbetur pothuajse në tela, shkruan Alsat. “Në gjendje të këtillë, janë pothuajse të gjitha urat përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar. Por ky nuk është problemi i vetëm. Kjo autostradë është e gjitha me gropa dhe e pa asfaltuar, ndërsa problemin kryesor, ka shiritin e tretë që në rast të defektit të makinave do mundësonte parkimin anësor, por kjo autostradë nuk e ka. Andaj, makinat që kanë defekte, zakonisht duhet të parkohen përgjatë rrugës”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani. Banorët…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në aksin Dimal-Kuçovë, ku një autobus me targa AA 359 AZ dhe një motor me targa AS 085 janë përplasur me njëri-tjetrin, e për pasojë motori ka përfunduar poshtë rrotave të para të autobusit. Autobusi me drejtues Luan Plakun vinte nga Kuçova në drejtim të Dimalit dhe është kthyer në rrugë për të parkuar, por duket se motori që drejtohej nga i riu Esjan Llozgari qarkullonte nga Dimali në drejtim të Kuçovës nuk ka mundur të frenojë dhe ka përfunduar poshtë rrotave të tij. Si pasojë e këtij aksidentit ka mbetur…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përfocuara në fushën e komunikacionit. – Advertisements – “Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 202 masa, prejt ë cilave 90 janë për tejkalim shpejtësie, 42 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 12 për vozitje pa leje dhe 6 për shoferë filletarë”, sqarojnë nga SPB Shkup. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Sinjaleve se në burgun e Peqinit janë futur mjete të paligjshme për të burgosurit, ka sjellë një kontroll blic të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke filluar nga ora 23:30 e mesnatës së kaluar. Gjatë kontrollit të ushtruar në të gjithë institucionin e vuajtjes së dënimit, dy grupe të Forcave Operacionale, kanë konstatuar tre telefona celularë, tre karikues, si dhe pesë kaçavida. Ndërkohë që, materialet për rastin në fjalë i kaluan SHKBB për hetime të tjera. Mirëpo, ky nuk është aksioni i vetëm i kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në institucionet e vuajtjes së dënimit në vendin tonë,…

Lexo më Shumë

Fermerët e Lushnjes kanë dalë sot në protestë për të protestuar për subvencionet, rritjen e çmimit të karburantit dhe plehrave kimikë. Protesta u organizua në rrugën në Urën e Kuçit në rrugën nacionale Lushnjë – Berat. Ata kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionim të drejtë, pasi sipas tyre skema aktuale po i detyron ata të largohen nga Shqipëria. Një fermer thotë se rreth 30% e serave në Lushnjë janë lënë në harresë. Fermerët u ulën në tokë duke protestuar dhe për këtë arsye Policia u detyrua të bllokojë aksin Lushnjë-Berat, ndërsa u shkaktua edhe trafik. Me pankarta në duar, fermerët…

Lexo më Shumë

Certifikata Europiane e Vaksinimit, Certifikata Europiane e KOVID-19 apo rezultat negativ i PCR/Rapid Test, së bashku me formularin e plotësuar PLF, janë në fuqi edhe për dy javët e ardhshme për të hyrë në Greqi. – Advertisements – Rregullat aktuale janë të pandryshuara dhe zgjaten deri më 7 mars 2022 dhe ndër të tjera vlejnë edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Certifikatat e vaksinimit dhe sëmundjes, si më parë, janë me kohëzgjatje të kufizuar: për ata që janë vaksinuar deri në nëntë muaj pas përfundimit të imunizimit ose të pakufizuara me një dozë përforcuese dhe për ata që janë…

Lexo më Shumë