Author: almakos

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë për rregullat e reja që hyjnë në fuqi për udhëtimet drejt Holandës Përmes një postimi në facebook, ministria bën me dije se duke filluar nga data 25 shkurt do të hiqet kushti për karantinën e detyrueshme për të gjithë ata që shkojnë në Holandë pas qëndrimit në një shtet të Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria. Ata duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit dhe testin negativ ndaj Covid-19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit. “Ministria për Evropën dhe…

Lexo më Shumë

Dori Krraba, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Shkencave Sociale për psikologji, u largua në Itali për specializim e pas rikthimit në Shqipëri u bë pjesë e sipërmarrjes.Përpjekjet e 30 vjeçares për karrierën, e lanë në plan të dytë krijimin e një familje. Dori Krraba-sipërmarrëse: “ Ne kemi mendësi ndryshe krahasuar me prindërit tanë. Madje gjyshja ime më thotë të bësh fëmijë është e lehtë se njëri rrit tjetrin… ndërsa unë kur e mendoj pa pasur atë sigurinë ekonomike sociale më zë tmerri” Shqipëria duket se po zvogëlohet e plaket me ritme të shpejta, kjo pasi numri i lindjeve…

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi – Advertisements – Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është zyrtare për sa kohë që e njëjta njihet si gjuha e 20 përqindëshit. Kështu vlerëson profesori Xheladin Murati sipas të cilit, pavarësisht obligimit ligjor, Institucionet gjuhën e respektojnë sipas qejfit të tyre, shkruan Alsat. “Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gjuha Shqipe është në përdorim zyrtarë sipas qejfit. Gjuha shqipe nuk ekziston në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Ekziston si gjuhë e 20 përqindëshit. Së treti, shqiptarët nuk janë shtet formues në Maqedoninë e Veriut, i cili status e zgjidh edhe çështjen…

Lexo më Shumë

Gazetare: Andrea Cobanova – Advertisements – Partitë opozitare në seancën plenare përsëritën mbështetjen e tyre për propozim-ligjin për pagën minimale, por shprehën keqardhje që partia në pushtet nuk pranoi asnjë nga amendamentet e propozuara, pasi ato do të përmirësonin tekstin e ligjit, shkruan Alsat. “Me amendamentet synuam ta përmirësojmë cilësinë e ligjit, fillimisht me pagën minimale të rrisim pagat e tjera në arsim, administratë dhe kërkuam që sektori i biznesit të mos ngarkohet me detyrime si pasojë e rritjes së pagave, ku kërkojmë të rritet masa e kontributeve dhe taksave”, tha Ilire Dauti – Deputete e Aleancës së Shqiptarëve. “Më…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani – Advertisements – Mungesa e gjelbërimit në qytetin e Tetovës ka nxitur dhjetëra intelektualë të firmosin peticion nëpërmjet të cilit kërkojnë nga kreu i Komunës që të shfrytëzojë mundësinë e fundit për krijimin e shiritit të gjelbër, apo kthimin e disa vendeve të parapara për ndërtim, në parqe dhe gjelbërim, shkruan Alsat. “Sipas rregullit urbanistik, në qytet duhet të ketë të paktën nëntë metër katror gjelbërim për kokë banori, ndërkohë në qytetin tonë, besoni ose jo, ka vetëm 20 centimetra gjelbërim për kokë banori”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani. “Një park i këtillë parashohim të formohet…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje, ligjin  i cili ndalon dhunën apo ngacmimet seksuale në punë. Në njoftimin e Presidencës thuhet se bëhet fjalë për “ Ligjin nr. 13/2022 “Për ratifikimin e konventës 190 “Konventa për Dhunën dhe Ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986”. Sipas Kreut të Shtetit, bërja pjesë e legjislacionit të brendshëm, të standardeve që vendos kjo konventë në drejtim të eliminimit të dhunës dhe ngacmimeve që ndodhin gjatë, në lidhje, me ose që lindin nga puna, është për t`u vlerësuar. “Shqipëria duhet të bëjë përpjekje serioze për të respektuar dhe realizuar në…

Lexo më Shumë

Pas takimit me Jorida Tabakun në ambjentet e Prokurorisë së Posacme, ka reaguar shefi i SPAK, Arben Kraja. Ai ka thënë se takimi u kërkua nga Jorida Tabaku dhe prokurorët janë gati të administrojnë çdo provë “ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi”. Më herët, deputetët socialistë reaguan ashpër ndaj vizitë së Jorida Tabakut në SPAK, duke e konsideruar atë të paligjshme. Ermonela Felaj paralajmëroi një kallëzim penal për Tabakun, meqënëse sipas saj ajo ka nxjerrë dokumenta pa një vendim të parlamentit. Reagimi i plotë i Arben Krajes: Sot me datë 21 Shkurt…

Lexo më Shumë

Një person është gjetur i pajetë këtë të hënë në banesën e tij në qytetin e Elbasanit. Policia lokale bëri me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm. “Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”. Elbasan /Informacion paraprak Më datë 21.02.2022, rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave Fatmir Besimi po qëndron për një vizitë në Bruksel ku do të takohet me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian. – Advertisements – Bisedimet do të fokusohen në perspektivat e vendit në BE, pritshmëritë nga Presidenca franceze, si dhe krizën aktuale të energjisë dhe inflacionin. Në takime, ministri Besimi do t’i prezantojë masat e ndërmarra nga vendi për përballimin e ndikimit të krizës globale energjetike, si dhe prioritetet e Ministrisë së Financave që kanë për qëllim forcimin e procesit reformues në fushën e menaxhimit të financave publike, reformave të parashikuara në Programin e Reformës Ekonomike dhe Konsolidimit…

Lexo më Shumë

Depot farmaceutike në Shqipëri paguajnë miliona që mjekët të lëshojnë receta të mbushura me suplemente të shtrenjta ushqimore, që sipas ekspertëve, nuk kanë ndikimin në shëndetin e pacientëve. Altini (emri i tij është ndryshuar), infermier në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e mban mend shumë mirë takimin e tij të parë me drejtorin e depos farmaceutike ku bën aktualisht një punë të dytë. “Në takimin e parë që pata me drejtorin gjeneral të depos farmaceutike, folëm për kontaktet që unë kam në spital,” kujton ai. “Duke qenë se kam dhjetë vite që punoj si infermier në reparte të…

Lexo më Shumë

Një sherr banal ka përfunduar në një konflikt me grushte dhe me përdorimin e mjeteve të forta mes 12 të miturve në Tiranë. Policia e kryeqytetit bën me dije se shtatë prej tyre janë tashmë në hetim nga Prokuroria, por nuk bëhet e ditur akuza që është ngritur për ta. Ndërsa pesë të tjerë, janë shpallur në kërkim tha policia. Në njoftimin e saj të shkurtër policia nuk bën me dije më tepër detaje lidhur me ngjarjen. Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar nga sherri masiv. Njoftimi i Policisë së Tiranës: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e…

Lexo më Shumë

Protesta e banorëve të “5 majit”, Laprakës dhe Paskquanit është shtrirë në zyrat e ARRSH, ku kanë kërkuar përgjigje nga ky institucion. Një nga banorët, debatoi me punonjësin, të cilit i tha që më mirë t’i regjistrojnë për ushtarë në Ukrainë, sesa t’i trajtojnë në këtë mënyrë. Banori u shpreh se duna ta dinë se kush fshihet pas këtij krimi. “Kush fshihet pas këtij krimi, Lulzim Basha, Edi Rama kush fshihet pas këtij krimi? Këtë duam ne. Na thuhet se do na jepen shtëpi me qira, dilni kontrolloni nëse gjeni një shtëpi me qira edhe unë do ta marr. Cilin…

Lexo më Shumë