Author: almakos

Trafiku i disa minave me telekomandë u parandalua gjatë ditës së djeshme nga një operacion policor në zonën e Korçës. Një 65-vjeçar u arrestuar në kuadër të aksionit të koduar “Remonte”, ndërsa u sekuestrua tri mina të telekomanduara. Policia sqaroi se ka arrestuar shtetasin Ilir Berbuqi, banues në Korçë, me precedentë të mëparshëm penalë për një ngjarje tjetër. Operacioni u ndërmor pas informacioneve në rrugë operative. “Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas do të tentonte të shiste mina me telekomandë, u organizuan shërbimet, u bë i mundur lokalizimi i personit dhe kapja e tij…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Gentian Goskovan, i cili njihet ndryshe edhe si Gani Shehu. Vendimi i GJKKO erdhi pas kërkesës së palës mbrojtëse, e cila kishte kërkuar lehtësim të masës së sigurisë në “arrest shtëpie” ose lirim me “garanci pasurore”. Gani Shehu, ish-drejtori juridik i burgut të Peqinit, u arrestua me 10 nëntor të një viti më parë. Në Gjykatë ai pranoi pas arrestimit se ka përpiluar shkresën në lidhje me kohën e qëndrimit të Viktor Ymerit në qelitë e këtij burgu. SPAK ka dyshime dhe e akuzon Shehun se në këtë shkresë ai ka paraqitur të…

Lexo më Shumë

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar garanci të qarta nga Maqedonia e Veriut për të respektuar të drejtat e bullgarëve në vend. – Advertisements – Para fillimit të negociatave të vendit me BE-në, ai dëshiron të ketë garanci të qarta për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në veri të Maqedonisë. Radev, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, këtë të mërkurën ka thënë me përfaqësuesit e shoqatave të bullgarëve nga Maqedonia e Veriut, se “Bullgaria i vlerëson lartë lidhjet me Maqedoninë e Veriut dhe bashkatdhetarët e saj në të”. “Para hapjes së derës për negociata, duhet parë një…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, udhëheqin delegacionin qeveritar, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, mëngjesin e sotëm në selinë Odës Ekonomike të Dubait u takuan me kryetarin dhe drejtorin ekzekutiv Hamad Buamim dhe menaxhmentin e ngushtë të odës. – Advertisements – Të shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri Nuredini, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, në takim morën pjesë ambasadori ynë në…

Lexo më Shumë

Policia e Sarandës njoftoi sot se ka vënë në pranga Drejtoreshën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë qytet, Romina Pulaj, pasi mësohet se ka lejuar ndërtime pa leje. Ndërkohë, sipas policisë, në kërkim është shpallur edhe një biznesmen, i identifikuar si Pando Papuçi, i cili kishte marrë leje ndërtimi. Gjithashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar “HESHTJA” u vendos edhe sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, një pallat 7-katësh në qytetin bregdetar. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë,…

Lexo më Shumë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për dëshminë e Kryebashkiakut, Erion Veliaj në Komisionin Hetimor për zbardhjen e koncensionit të Inceneratorëve. Në një postim në Facebook, Kryemadhi thekson se Veliaj i di shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak, ndërkohë që thotë se për miratimin e një vendimin për 30 mijë lekë të vjetra duhet vendim i Këshillit Bashkiak, jo më për një koncension 30-vjecar. “Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka bërë me dije se në përplasjet e shënuara mëngjesin e të martës mes banorëve dhe policisë në zonën e 5 Majit, kanë mbetur të plagosur “5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake”. Policia e Tiranës tha se ka shoqëruar disa persona në Komisariat. “Cilido që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, do përballet me ligjin”, thuhet ne njoftim. Tiranë/Informacion paraprak Sot në orët e para të mëngjesit, në zbatim të vendimit për shembjen e disa banesave në rrugën “5 Maji”, gjatë rezistencës së banorëve, janë dëmtuar në detyrë 5 punonjëse…

Lexo më Shumë

Dorian Nikolli, një prej pronarëve të banesave që do të prishen nga IKMT në zonën e “5 Majit”, rrëfen se edhe pse është i pajisur me të gjitha dokumentet, sërish me një VKM shtëpia e tij do të shembet. Banori ka treguar edhe certifikatën e pronësisë, të cilën sipas tij, ia ka dhënë vetë Kryeministri Edi Rama në dorë dhe nuk është zaptues, por sërish dy objektet e tij 3 dhe 1 kate janë shembur, ndërsa i është dhënë një kontratë dhurimi nga bashkia. “Ka 30 vite, 1 vjeç kam ardhur këtu. Jam rritur këtu. me certifikatë, me të gjitha…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedoninë ë Veriut ka publikuar raportin javor për gjendjen me COVID-19 në vend, sipas të cilit javën e fundit (14-20 shkurt) janë regjistruar 6.119 raste të reja në 34 qytete, që paraqet ulje për 29.2 për qind në krahasim me javën paraprake, thuhet në raport. – Advertisements – Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë në Shkup, ndërsa incidenca më e madhe është regjistruar në Negotinë. Sipas algoritmit të ri për personat e shëruar, javën e fundit janë regjistruar 8.797.Prej rasteve të të infektuarve, 863 kanë qenë të riinfektuar. Ndryshe, në RMV…

Lexo më Shumë

Situata në zonën e “5 Majit” në Tiranë është tensionuar, pasi menjëherë sapo ka nisur aksion për prishjen e banesave, banorët kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të fadromave të IKMT-së dhe të kordonit të policisë. Sot në këtë zonë është parashikuar që të prishen rreth 12 banesa ndërsa banorët janë bërë bashkë dhe kanë kundërshtuar edhe me forcë policinë dhe IKMT. Ndërkohë nga ana tjetër forca të shumta policie janë në zonë të cilët po përpiqen të largojnë banorët nga banesat e tyre. Ditën e djeshme ata protestuan para zyrave të ARRSH, ndërkohë kanë paralajmëruar se do…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave Fatmir Besimi gjatë vizitës së djeshme në Komisionin Evropian, diskutoi për gjendjen ekonomike në vend dhe krizën ekonomike globale, në të cilën kontribuon konflikti ruso-ukrainas, njoftoi MIA nga Brukseli. – Advertisements – Edhe pse nuk dëshiron të spekulojë, Besimi pranon se kriza mes Ukrainës dhe Rusisë mund të përkeqësojë tregjet evropiane. “Varet nga ndikimi në tregjet në Evropë në fushën e energjisë, i cili tashmë është ndjerë. Mund të jetë më keq nëse ndodh diçka, nëse situata përshkallëzohet dhe çmimet rriten, ne i kemi të dyja. Përshkallëzimi tjetër, varësisht nga drejtimi i implikimeve, mund të ketë mungesë…

Lexo më Shumë

Është përfshirë nga flakët një makinë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Policia thotë, se makina tip “Mercedes”, në pronësi të L. M., ishte e parkuar kur mori flakë në pjesën e përparme. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në mjet. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. Njoftimi i Policisë: Vlorë/Informacion paraprak Më datë 22.02.2022, rreth orës 03:40, në lagjen “Kushtrimi “, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme automjeti tip “Mercedes”, në pronësi të shtetasit L. M., i cili ishte i parkuar. Paraprakisht dyshohet se…

Lexo më Shumë