Moti ditën e mërkurë të 23 shkurtit pritet të jetë i kthjellët dhe me temperatura në rritje. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të jenë: në bregdet 6 deri në 14 °C, në vendet e ulëta 4 deri në 15 °C dhe në vendet malore 2 deri në 12 °C.
Author: almakos
Rreth 70 km nga Donetsk, një nga dy rajonet e shkëputura në Ukrainën lindore të drejtuar nga separatistët dhe që mbështeten nga Rusia, dhe kur Moska ka dërguar ushtrinë në atë vend, ka nga ata që kanë vendosur të martohen. Në qytetin industrial të Kostyantynivka, e cila në vitin 2014 u pushtua për dy muaj përpara se ushtria ukrainase të rimarrë kontrollin, Olga dhe Jenya u martuan ditën e sotme dhe po bëjnë çmos për të shijuar rastin me familjet dhe miqtë. Ndërsa të ftuarit hanë nga pjata të mëdha me sallata dhe mish të pjekur në skarë, ata shijojnë…
Gjithçka ka nisur pas një denoncimi të ndërtuesit i cili kishte filluar ndërtimin e godinës , por që pronari i pronës Pando Papuçi, duke parë se ndërtuesi nuk i kreu punimet, themelon një kompani dhe filloi punimet. Leja është rinovuar me vendim gjykate në 2017 dhe 2020. Burime të miat informojnë se pas denoncimit, strukturat e Krimit ekonomik financiar janë paraqitur në Bashki për të kërkuar dosjen e kësaj leje ndërtimi, por aty kanë marrë një përgjigje se kjo dosje nuk ekziston. Nisur nga ky fakt, prokuroria ka ngritur padi penela për ndërtim pa leje. Të njëjtat burime informojnë se…
Natalia Zaduruzhnyuk, ambasadorja e Ukrainës në Shkup, në emisionin “200” që transmetohet në TV ALSAT theksoi se Rusia ka shkelur të gjitha marrëveshjet. – Advertisements – Ajo përmendi gjithashtu historinë e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, por theksoi se Ballkani Perëndimor është i sigurt nga ndikimi rus. “Vetë regjimi i Moskës krijon situata konflikti, zona konflikti, për të kërkuar më pas pjesëmarrjen e saj në zgjidhjen e tyre. Ky trend mund të shihet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nuk i përshtatet Rusisë të zgjidhë çështjen dhe të stabilizojë rajonin. Sepse zgjidhja e çështjeve të ndjeshme do të zvogëlojë ndjeshëm rolin…
Aplikacioni Snapchat ka bërë një përditësim të fundit, i cili ju lejon të ndryshoni username-in (emrin) tuaj. Duke nisur nga nesër, përdoruesit e platformës nuk janë më të detyruar të hapin një llogari të re nëse nuk ju pëlqen emri që kanë vendosur, duke huburi kështu gjithçka që kanë memorizuar në llogarinë aktuale. Me disa hapa të thjeshtë “Snapchat” ju lejon thjesht të ndryshoni emrin që keni vendosur në fillim. Si funksionin përditësimi i ri? Mjafton të hapni aplikacionin e Snapchat-it dhe të klikoni ikonën “Bitmoji” që ndodhet lart në të djathtë të ekranit. Pasi të shfaqet opsioni “Settings”, klikoni mbi “username”, opsioni i dytë…
Policia italiane ka arrestuar një 53 vjeçar shqiptar pasi plagosi gruan e tij dhe partnerin e saj të cilët i gjeti në një hotel në Rimini të Italisë. Autori i identifikuar si Pëllumb Jaupi akuzohet për plagosje të dyfishtë. Ndërkohë që ndaj tij kishte edhe një hetim për përndjekje ndaj gruas së tij. E plagosura 51-vjeçare është shtruar në spital ndërsa partneri i saj është në gjendje të rëndë. Nga ngjarja ka mbetur e plagosur edhe motra e 48 vjeçarit, e cila ndërhyri gjatë përplasjes. Akuzat për përndjekje Gruaja e tij e kishte denoncuar Jaupin për herë të parë në…
Natalija Zadoruzhjuk, ambasadorja e Ukrainës në Shkup, në emisionin “200” që emitohet në TV ALSAT, theksoi se Ukraina është një vend i rendësishëm në botë, ndërsa dënon vendimet e fundit të Rusië, me të cila akte ajo përshkallzon situatën në kufirin ukraino-ruse. – Advertisements – Ajo beson se me fatin e Ukrainës, do të përckatohet edhe fati i rendit juridic ndërkomëtar. Ukraina është një vend shumë i rëndësishëm në botë. Pa Ukrainën, Rusia nuk do të jetë një perandori që Putini dëshiron ta rivendosë. Një Ukrainë e suksesshme është një shembull për rusët. Është një mundësi për të imagjinuar rusët…
Në emisionin “Programi 200”, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se edhe Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, shkruan Alsat. – Advertisements – Ai thekson se këtij konflikti është dashur t’i frikësohemi para dy viteve pasi skemi qenë pjesë e NATOS, gjithashtu thekson se në rast konflikti në Evropë do të kemi implikime në gazë dhe naftë si dhe rritje të çmimeve. “Konflikti Rusi-Ukrainë do të ndikojë në implikimin e gazit dhe naftës si dhe në Evropë do të ketë rritje te çmimeve. Gjithashtu dua të shtojë se edhe ne si…
Teksa fermerët protestojnë, eksportet e zarzavateve të serrave ranë 14% në janar Bankat europiane po përgatiten për pasoja dhe sanksione të reja, pasi Rusia urdhëroi futjen e trupave në rajonet e shkëputura të Ukrainës lindore. Banka HSBC dha paralajmërimin për efektet zinxhir infektuese në treg, ndërsa Raiffeisen Bank International e Austrisë tha se ishte duke hartuar “plane krize”. Ambasadorët e Bashkimit Europian në Bruksel po përgatiten të diskutojnë një paketë më të gjerë sanksionesh, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi futjen e trupave në Ukrainën lindore. Ministrat e jashtëm të BE-së mund të vendosin për sanksionet pas një takimi, që…
Në Gjykatën e Dibrës u zhvillua të martën seanca gjyqësore e radhës ndaj ish-shefit të komisariatit të Policisë, Robert Aga dhe ish- administratorit të njësisë Lurë, Hasan Hoti. Të dy ish zyrtarët e lartë vendorë akuzohen për shpërdorim detyre përmes një skeme të manipulimit të zgjedhjeve lokale në vitin 2016, e njohur si çështja 184.Gjatë seancës, me kërkesë të mbrojtjes së Agës u thirrën për të dëshmuar disa punonjës të policisë së Dibrës, të cilët u pyetën në lidhje me zgjedhjet. Avokati i Agës, Gentian Dumani i pyeti dëshmitarët nëse ish- shefi i komisariatit ka ndikuar drejtpërsëdrejti apo tërthorazi tek…
Në Shqipëri janë konstatuar rastet e para me Flourona (një kombinim i gripit dhe koronavirusit) përgjatë periudhës janar-shkurt.Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se janë konfirmuar 15 raste në total me kombinimin e viruseve të cilët janë trajtuar njëkohësisht.“Nuk kanë pasur probleme shtesë, për shkak të infektimit edhe nga gripi, pasi kanë qenë të infektuar me variantin Omicron që qëndron në rrugët e sipërme respiratore. Pjesa më e madhe e këtyre personave kanë qenë të pa vaksinuar qoftë për Covid-19 ashtu edhe për gripin”, konfirmuan ekspertët e ISHP për Gazetasi.al. Ndërkaq, gjendja e kombinimeve të dy viruseve në terren ka…
Ministria e Jashtme ruse njoftoi sot pasdite se së shpejti do të “evakuojë ambasadën e saj në Ukrainë “. “Në rrethanat aktuale, prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe zyrtarët e ambasadës dhe konsullatës së përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneverëve të huaja ruse në Ukrainë. Ky vendim do të zbatohet në një të ardhme shumë të afërt”, thuhet në deklaratë. Me heret presidenti rus Vladimir Putin kishte kërkuar miratimin e parlamentit per sulmet e ushtrisë jashtë vendit. Një ditē më parë ai njohu pavarësinë…

