Author: almakos

Gazetar: Mefail Ismaili – Advertisements – Prerja ilegale e pyjeve është krim i organizuar i cili ndihmohet edhe nga të punësuar në institucionet përkatëse. Kjo u konstatua në prezantimin e hetimit të Qendrës për strategji evropiane “Eurothink”, me temë “Pyje të shkatërruara”, të mbështetur nga Ambasada e Kanadasë në Beograd, shkruan Alsat. Sipas hetimit, me prerjen ilegale të druve vendi është dëmtuar me 245 118 m3 dru të prera. Për këtë gjatë viteve janë ngritur mijëra lëndë nëpër prokurori për tu ndëshkuar kryerësit. “Në nivel të Republikës së Maqedonisë, nga vitit 2010 deri në Prokuroritë publike nga ana e Policisë…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku kreu llogaritë, duke nxjerrë në total vlerën prej 430 mln euro të kontratave për inceneratorët. Problemi qëndron te fakti se llogaritë i bëri deri në vitin 2047.  Rama kundërshtoi duke me argumentin se, një vlerë e tillë është për pastrimin deri në 2047, ndërsa akuzoi Tabakun se po gënjen kur u thotë shqiptarëve se ato para janë vjedhur. Debati: Tabaku: 24.7 mln euro kontrata për impiantin e Elbasanit, po flas me TVSH. 360 milion euro kontrata e Tiranës për 30 vite. Në total janë 433 mln euro. Nuk e kuptoj lumturinë që…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev – Advertisements – “Në horizont është një zgjidhje më gjithëpërfshirëse, e cila nuk do t’i referohet vetëm përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por do të prekë identitetin dhe gjuhën maqedonase”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke folur në një tribunë partiake për llogaridhënien e kryetarëve të komunave, të organizuar në Ohër, shkruan Alsat. Ai tha se nëse zgjidhja me Sofjen bëhet pjesë e kornizës së negociatave, maqedonasit do të hyjnë në BE “të bullgarizuar”, ose do të negociojnë pafundësisht. “Për ta është e qartë se nuk kanë 80 deputetë, dhe e vetmja gjë që do t’u…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të mërkurë një 20-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke ngacmuar seksualisht një shtetse të mitur 14-vjeçe. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. “Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, shtetasi K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e policië.

Lexo më Shumë

Në raportin më të ri të raportuesit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk , edhe njëherë kërkohet hapje e shpejtë e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut, ndërkaq përshëndetet edhe nxitja politike për dialogun e ripërtërirë mes Sofjes dhe Shkupit. – Advertisements – Siç njofton AIM, duke përkujtuar për “nevojën që të vazhdohet tempoja dhe kredibiliteti i integrimit evropian, raportuesi kërkon “hapje të shpejtë të negociatave inkuadruese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh se dy vendet i përmbushën kushtet e nevojshme dhe reflektuan rezultate të qëndrueshme në sferat themelore”. Rekomandimi për hapje të shpejtë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Komisionit Hetimor u shpreh se vendepozitimet e paligjshme për mbetjen ishin të shumta. Gjithashtu ai theksoi se do të jetë gjithmonë i angazhuar të sjellë në vend investitorë apo projektues. Më tej shtoi se vetëm për 50 % të popullsisë ishte mbuluar me shërbimin e grumbullimit. Pjesë nga mbledhja e Komisionit Hetimor: Felaj: Janë financuar kontrata konsensionare e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit , ju ngritët shqetësimin për situatën mjedisore në vend duke ofruar zgjidhjen e mëtejshme dhe shqetësimin për ta zgjidhur këtë situatë mjedisore. Rama: Mund të them se duhet të kthehemi në kohën…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Pacientët me sëmundje të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut e kanë patjetër të gjejnë një zgjidhje urgjente për të arritur tek Klinika e Kardiologjisë, shkruan Alsat. Kufizimi i terminëve të rregullt ka bërë që pacientët të bredhin dyerve të klinikës. Mungesa e terminëve të lira ka ngritur alarmin tek pacientët në nevojë, duke u detyruar të marrin udhëzime me prioritet. Mbi 100 të tilla janë çdo ditë. “Pres radhën për kontroll, nuk e kam këtu doktoreshën paska shkuar në kovid qendër a duhet të jetë në ambulantë, tani varet kur do më…

Lexo më Shumë

Nuk kanë munguar tensionet dhe debatet në mbledhjen e Komisionit Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve. I pyetur nga Tabaku nëse do t’i do ti kishte kthyer pas kontratat koncensionare po t’i jepej mundësia, Rama tha se nuk do ta ndryshonte vendimmarrjen. Pjesë nga diskutimi: Rama: Ço e ul 430 mln euro…Ju nuk duhet tj’u zërë gjumi natën për pabesinë dhe poshtërsinë që përfaqëson kjo skenë. Për pyetjen do t’ju thoja se e keni marrë nga dëshmitarët paraardhës. Tabaku: Nëse do kishin mundësi do e kishit kthyer vendimmarrjen pas për këto tre kompani koncensionare që sot janë duke administruar 430…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi – Advertisements – Policia ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal të kapur në flagrancë gjatë transportit ndërkombëtarë të drogës. Janë arrestuar 10 persona në mesin e të cilëve shtetas të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Alsat. Është konfiskuar 40 kilogram drogë e llojit marijuhanë vlera e të cilës në treg arrin mbi 200 mijë euro. “Vetura e parë kishte rolin e pastruesit, përkatësisht të njoftonte për prezencën e mundshme të postblloqeve policore. Gjatë bastisjes në veturën e dytë janë gjetur thasë në të cilat ka pasur 27 paketime me marijuhanë”, deklaroi Suzana Pranjiq Talevska, zëdhënëse e…

Lexo më Shumë

Biznesmeni italian  Francesco Becchettin eshte denuar me 17 vite burg. Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Prokurori kishte kërkuar në total 20 vite burg për të. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar. Gjithashtu e ëma Liliana Condomitti dhe Eriona Troplini e Becchettit u dënuan secila me nga 8 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis…

Lexo më Shumë

Nga 3156 teste të kryera 674 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, prej tyre 352 në Shkup, 22 në Kumanovë, 44 në Manastir, 31 në Prilep, 12 në Tetovë, 27 në Kavadar, 33 në Veles e kështu me radhë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 978 pacientë të shëruar dhe 21 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19, shkruan Alsat. – Advertisements – Gjithsejtë në vend janë edhe 5549 raste aktive./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Një 21 vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi paraditen e sotme në aksin Vlorë-Orikun. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën shtetasi Savjo Dhimojani, 21 vjeç dhe gjendet në gjendje të rëndë shoferi Arif Canaj. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Radhimë ku automjeti tip “Ford”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni , ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ka humbur jetën 21 vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë