Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të mërkurë një 20-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke ngacmuar seksualisht një shtetse të mitur 14-vjeçe.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, shtetasi K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e policië.



