Dorian Nikolli, një prej pronarëve të banesave që do të prishen nga IKMT në zonën e “5 Majit”, rrëfen se edhe pse është i pajisur me të gjitha dokumentet, sërish me një VKM shtëpia e tij do të shembet.
Banori ka treguar edhe certifikatën e pronësisë, të cilën sipas tij, ia ka dhënë vetë Kryeministri Edi Rama në dorë dhe nuk është zaptues, por sërish dy objektet e tij 3 dhe 1 kate janë shembur, ndërsa i është dhënë një kontratë dhurimi nga bashkia.
“Ka 30 vite, 1 vjeç kam ardhur këtu. Jam rritur këtu. me certifikatë, me të gjitha dokumentet, me të gjitha. Vjen me një VKM ai të prish shtëpinë, me një VKM të merr jetën. Me një VKM ai mund të bëjë çdo gjë, mund të varë. Ma ka dhënë Edi Rama vetë në dorë, e kam me video duke e dhënë kështu certifikatën vetë personalisht dhe tani vjen ma prish dhe certifikatë toke. Kur i shpërndante tek Pallati i Kulturës nga këto dhe ja çfarë po ndodh, krim, luftë. Kjo është luftë. Më mirë të bjerë bomba këtu dhe të vdesim se këto që po ndodhin, 30 vite vuajtje. Shtëpia 3-katëshe dhe 1-katëshe, kjo që po prishet. Pa fund para kam hedhur aty, lekët e jetës sime i kam hedhur aty. Ja çfarë po bën shteti, të jep bonus qiraje 180 mijë lekë, të vijë ai të ma gjejë. Ai shkruan në kontratë akt dhurimi, ku ekziston. Unë ia dhuroj vëllait tim, jo bashkisë”, deklaroi Dorian Nikolli për News24.



