Një qytetarë britanike është zbuluar tre vite pasi kishte ndërruar jetë dhe fqinjët e saj ankoheshin vazhdimisht per erën e keqe, mizat dhe krimbat që josheshin nga kufoma e saj.
Mediat britanike raportojnë se eshtrat e të ndjerës Sheila Seleoane, 61 vjeçe u gjetën në dhomën e saj të ndenjies. Shërbimet e policisë gjetën edhe tullumbace rozë ditëlindjeje afër mbetjeve nga skeleti i saj pasi shpërthyen derën për të hyrë brenda.
Fqinjët fillimisht u ankuan për ‘erë të keqe’ tk shoqata e banesave Peabody në tetor të vitit 2019, teksa ankesat vijuan për më shumë se dy vjet përpara se policia më në fund ndërmori veprim javën e kaluar, raporton Dailymail.



