Author: almakos

Zbulohen detaje të reja për operacionin e policisë dhe SPAK që çoi në procedimin e disa personave, administratorë të 9 subjekteve Call Center. Mësohet se, hetimi kishte nisur që në 2021 dhe se personat e akuzuar mashtronin shtetas evropianë të investonin në bursa. Sipas asaj që raporton BW, nga hetimi i kryer në kuadër të procedimit penal viti 2021 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar deri tani dhe një vështrim të përgjithshëm të provave dhe indicieve rrethanore, veçanërisht duke marrë parasysh hetimet e IP-së dhe hetimet në regjistrin tregtar, nuk ka dyshim se platformat mashtruese Broker…

Lexo më Shumë

Një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet, I.L., ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga lartësia e një objekti në Qytetin Studenti. Policia njofton se 50-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht teksa ishte duke punuar në objektin në fjalë. Për pasojë ai ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Llazar Palla është gjetur i pajetë ditën e sotme në Berat. 23-vjeçari rezultoi i zhdukur katër ditë më parë. Ka qenë familja e tij që ka bërë ditë më parë denoncimin për të riun, i cili ishte shurdh-memec dhe trajtohet me “kemp”. I riu është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur. Ai u gjet nga polumbarët e RENEA-s,pas kërkimit në vendin ku edhe dyshonin familjarët se mund të kishte rënë. Familjarët e tij kërkuan ndihmën e policisë për gjetjen e 23-vjeçarit, i cili u pa për herë të fundit pranë rezervuarit të fshatit Sqepur. Trupi i pajetë…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gazetare: Melihate Rustemi Në konferencën e sotme për media SASHK-u shprehu revoltën ndaj institucioneve përgjegjëse për mos përfillje të kërkesave të tyre për rritjen e pagave në arsim dhe kopshte, shkruan Alsat. Sipas kreut të SASHK-ut, Jakim Nedellkov të shtunën do të bëhen të ditura konkluzionet e Këshillit të SASHK-ut për atë se si do të veprohet më tutje. Nedellkov përsëriti se do të shfrytëzohen të gjitha format dhe mundësit që të punësuarit në arsim dhe kopsht të marrin paga në bazë të marrëveshjes kolektive. Gjithashtu, Nedellkov tha se nuk përjashtohet edhe organizimi i një proteste të madhe…

Lexo më Shumë

Shefat e Facebook dhe Twitter përballen me dy vjet burg nëse nuk arrijnë të mbrojnë përdoruesit sipas një ligji të ri. Ekzekutivët e mediave sociale si Mark Zuckerberg do të goditen me sanksione penale në rast shkeljesh sipas ligjit më të ri – i pari i këtij lloji në botë. Është pjesë e projektligjit për sigurinë në internet që zbulohet sot nga Sekretarja e Kulturës Nadine Dorries. Ajo tha për The Sun: “Shefët e teknologjisë nuk duhet të kenë asnjë iluzion. Ata duhet të mbrojnë njerëzit që përdorin platformat e tyre. “Ligjet tona të reja, të cilat përfshijnë sanksione të…

Lexo më Shumë

Në një dalje për mediat ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha foli për prapaskenat e krijimit dhe miratimit të gazsjellësit TAP. “Përpjekje për ta sabotuar kishte, pasi bëhej fjalë që në korridorin e jugut të shmanej Rusia. Pati kundërshti të mëdha në të gjitha vendet që kalonte gazsjellësi përveç Shqipërisë, për të eleminuar gazsjllësin TAP. Por ishin tre vendet fqinje, që u shfaqën si një rrjet real dhe virtual që u quajt rrjeti i gazit Itali-Greqi-Turqi, sepse ekziston në një lidhje të caktuar dhe në tërësi është gaz rus, vitural sepse gazi i Kaspikut kërkonte instalime të tjera shtesë të gazit…

Lexo më Shumë

“Efektet ekonomike të luftës në Ukrainë nuk mund të përcaktohen në këtë moment dhe në këtë kohë,” kumtoi të mërkurën Ministria Federale e Ekonomisë. Gjendja varet “fuqishëm nga kohëzgjatja dhe intensiteti i konfliktit”. Në vlerësimin e situatës ekonomike në Gjermani në mars, ministria e Robert Habeck theksoi se kishte pasur “rritje ekstreme të çmimeve për energjinë dhe lëndët e para”, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë. Flukset tregtare dhe pengesat në zinxhirin e furnizimit janë po ashtu “të prekura rëndë”. Pasiguria për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik mbetet e lartë. Por kreu i Bundesbank Joachim Nagel nuk pret ende…

Lexo më Shumë

Burgu i Peqinit është shndërruar në një ambient në të cilën droga qarkullon lehtësisht. Sot, sipas burimeve të “Panroama.al” janë sekuestruar 10 gram kanabis. Ndërkohë mësohet nga Drejtoria e Burgut se lënda është gjetur ne ambiente te përbashkëta qe përdoren nga ana e te dënuarave. Lënda narkotikë e gjetur nga punonjësit e drejtorisë se burgut, te cilët ushtrojnë kontrolle te shpeshta.

Lexo më Shumë

Një 23-vjeçar i identifikuar si Kevin Vuthaj është arrestuar nga Policia e Lezhës gjatë një operacioni të koduar “Blindi”. Blutë bëjnë me dije se i riu lëvizje me automjet të blinduar ndërkohë që në sediljen e pasme i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet hetimore në lidhje me këtë çështje i kaluan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Njoftimi i policisë Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, me qëllim parandalimin e krimeve ndaj personit dhe…

Lexo më Shumë

30 artikujt kryesorë të shportës së mallrave, ku përfshihen nafta dhe gazi, më datën 15 mars u shitën 20% më shtrenjtë se në janarin e këtij viti. Lista e çmimeve në muajin janar ka si referencë matjet e INSTAT të disponueshme për publikun në web-in zyrtar, ndërsa çmimet e datës 15 mars u morën nga pikat e pakicës në kryeqytet, që kanë reflektuar nivelet më të ulëta të rritjes. Sipas listës së çmimeve bashkëngjitur, rritjen më të madhe në vlerë e patën yndyrat, mielli dhe nënproduktet e tij, hidrokarburet etj. Çmimet e vajit dhe gjalpit kishin përqindjet më të larta…

Lexo më Shumë

Sipas MeteoAlb: Vijon tërheqja e masave ajrore të ftohta nga territori shqiptar duke sjellë rritje graduale të temperaturave të ajrit. Po ashtu vendi ynë vijojnë të jetë me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe duke bërë që të kemi kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme në territor do të bëhen përgjatë pjesës së dytë të ditës, ku në zonat veriore do të sjellin reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë…

Lexo më Shumë

Nostradamus vazhdon që të cilësohet si njeriu që ka parashikuar shumicën e ngjarjeve kryesore që ndodhin në botë – por a parashikoi farmacisti i shekullit XVI shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore Parashikimet në rreshtin e 942 të Michele de Nostredame, i njohur zakonisht me emrin Nostradamus, që flasin për të ardhmen, shkojnë deri në “fundin e vitit” 3793. Nostradamus kishte një dhunti për të parashikuar ngjarjet e errëta, errësirën dhe shkatërrimin dhe në një moment parashikon që “Lindja do ta dobësojë Perëndimin”. Këto parashikime kanë dalë përsëri në pah pasi që Rusia filloi një luftë duke e sulmuar Ukrainën.…

Lexo më Shumë