Llazar Palla është gjetur i pajetë ditën e sotme në Berat. 23-vjeçari rezultoi i zhdukur katër ditë më parë. Ka qenë familja e tij që ka bërë ditë më parë denoncimin për të riun, i cili ishte shurdh-memec dhe trajtohet me “kemp”.
I riu është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur. Ai u gjet nga polumbarët e RENEA-s,pas kërkimit në vendin ku edhe dyshonin familjarët se mund të kishte rënë.
Familjarët e tij kërkuan ndihmën e policisë për gjetjen e 23-vjeçarit, i cili u pa për herë të fundit pranë rezervuarit të fshatit Sqepur.
Trupi i pajetë i 23-vjeçarit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.



