Author: almakos

LEXO EDHE: Gazetar: Ile Petreski Masat kundër krizës për qytetarët janë sa për mbijetesë. Për kompanitë, ato janë minimale dhe të pamjaftueshme në luftën kundër krizës, shkruan Alsat. Ky është qëndrimi i përgjithshëm i opozitës, ekspertëve dhe punëdhënësve. Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, profesori universitar Nikica Mojsoski Bllazhevski thotë se masat janë të përgatitura mirë, por nuk do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve në plan afatgjatë. “Ne japim para nga buxheti për sot, tani për tani, por nuk mendojmë se si do të krijojmë kapital njerëzor, fuqi pune të kualifikuar, kush do të punojë apo si do të rrisim…

Lexo më Shumë

Dita e djeshme ka shënuar nisjen e pelegrinazhit 13-javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Shumë qytetarë i janë drejtuar Kishës së Laçit për t’u lutur për të afërmit e tyre. Disa prej tyre i thanë Panorama.al se kishin udhëtuar me tren në drejtim të Laçit për shkak të kostos së ulët të biletës. “Ishim. Vij nga Lezha. Vijmë shpesh. Vijmë i drejtohemi zotit me lutje për gabimet tona, për fajet tona”, thotë një prej zonjave. Një tjetër shprehet se përveçse për familjarët lutet edhe situatën e krijuar për shkak të rritjes së çmimeve. “Unë lutem për dy feëmijët që i kam…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gazetare: Andrea Çobanova Funksionarët t’i reduktojnë udhëtimet zyrtare, ndërsa mobilje dhe makina të reja mund të blihen vetëm me lejen e Qeverisë. Këto janë pjesë e masave të marra për uljen e shpenzimeve të institucioneve shtetërore në kohë krize. Çdo tre muaj, zyrtarët do të raportojnë në Ministrinë e Financave se si i kanë shpenzuar paratë. “Kushdo që nuk e respekton atë vendim do të sanksionohet në përputhje me Ligjin e Shoqërive Tregtare dhe Ligjin e Marrëdhënieve të Punës”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër. Por, nga VMRO-DPMNE-ja opozitare thonë se masat janë hipokrite sepse Qeveria tashmë ka shpenzuar mijëra…

Lexo më Shumë

Zotit Kryeminister Edi Rama marre shkak nga nje publikim i tij ne rrjete sociale te nje fature te energjise elektrike te nje emigranti ne Itali. Une jam nje tjeter emigrante (e tre viteve te fundit) ksaj here ne Neë York, dhe po ju postoj faturen time te fundit te energjise elektrike qe eshte prej $38.24, si dhe pagesen e fundit te fatures se energjise elektrike te mamase time qe jeton ne Lezhe Bashkia Lezhe ne shumen 6119 Lek Paga minimale ne NY $15 ora / Paga minimale ne Shqiperi diku te 172.4 Lek ora. vijon…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gazetar: Mefail Ismaili Përgatitjet për pastrimin e deponisë Lindan nga fabrika “Ohis” janë në përfundim dhe së shpejti kjo lëndë e rrezikshme ekologjike do të largohet, shkruan Alsat. Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit hapësinor Naser Nuredini, vonesat e deritanishme i arsyetoi me sigurinë për banorët që jetojnë rreth fabrikës “Ohis”. Pas pastrimit të terrenit dhe masave tjera mbrojtëse është vendosur makineria për pastrimin e deponisë së vogël. “Në këtë fazë prioritet ishte siguria, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për mbetje historike e cila kërkonte qasje më të kujdesshme dhe përshtatjen e situatave në teren të cilat…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Kandidati i LSDM-së për kryetar në zgjedhjet lokale në Mavrovë-Rostushë Medat Kurtovski njoftoi tërheqjen e kandidaturës së tij, pasi VMRO-DPMNE-ja nuk dorëzoi kandidaturën e saj. Zgjedhjet në Mavrovë-Roshtushë dhe në Qendër-Zhupë ishin caktuar për më 17 prill. Në këto dy komuna zgjedhjet përsëriten pasi nuk u plotësua censusi për dalje në votime në zgjedhjet lokale të tetorit, shkruan Alsat. “Duke pasur parasysh faktin se nga ana tjetër nuk ka asnjë kundërkandidat, si dhe faktin që shumë bashkëqytetarë tanë janë pjesë e diasporës, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, ekziston rreziku real që zgjedhjet lokale të dështojnë përsëri. Unë…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar sot se afro mbi 100 zyrtarë të lartë në institucione qendrore dhe vendore në shumë qytete të vendit janë të përfshirë në shkelje. Dhjetëra prej tyre rrezikojnë shkarkimin nga detyra. Kështu ka rezultuar pas një hetimit të Njësisë anti-korrupsion në varësi të ministrisë së Drejtësisë. Manja tha se janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë në institucionet qendrore dhe vendore. “Duke filluar me drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit parauniversitar ku nga një hetim i njësisë anti-korrupsion, janë konstatuar shkelje e inspektime fiktive dhe akte konstatimi fiktive. I janë propozuar Ministrisë së Arsimit…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) propozon tre masa të reja, që kanë të bëjnë me lehtësimin e masave aktuale. KSI propozon që të hiqet maska për nxënësit e shkollave fillore, ndërkohë që mbetet për mësimdhënësit dhe stafin teknik, si masë të dytë propozon rritjen e kapaciteteve nga 50 në 70 për qind në objektet e mbyllura si kinema dhe teatro. Dhe masa e fundit ka të bëj me certifikatat e vaksinimit të cilat nuk do të vlejnë në hapësirat e jashtme të kafiterive dhe restoranteve./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 351 refugjatë nga Ukraina dhe Shqipëria po përgatitet për të pritur akoma më shumë. Lajmi u bë i ditur pas një takimi që pati Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sot me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov. “Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që ne kemi për azilin” shkruan Çuçi duke paralajmëruar se pritet të vijnë akoma të tjerë.

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Kreu i ASH-së, Ziadin Sela derisa komentoi përdorimin e shqipes në uniformat e policisë, uroi që ky dekret të mos ketë fatin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. “Uroj që ky dekret të mos ketë fatin e ligjit, sepse në qoftë se keni parasysh ligjin, afati maksimal i implementimit të tij është viti 2019, Ligji është sjellë në 2018 në mars. Ka dy afate, 6 mujorshi i parë që nënkupton ndërrimin e të gjitha tabelave të cilat parashihen me ligjin e dygjuhësisë, dhe afati i dytë një vjeçar ishte implementimi i tërësishëm i ligjit, edhe në uniformat…

Lexo më Shumë

Safet Bajri, i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit ka hequr dorë nga kërkesa për lirimin me kusht. Mësohet se Bajri kishte bërë kërkesë pranë Gjykatës së Tiranës, por më pas ai ka hequr dorë. Safet Bajri vuan dënimin e formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Belgjikës me 9 vite burg në total, një vendim ky i drejtësisë belge për trafik droge dhe prostitucion. Drejtësia ‘çmontoi’ dosjen e bujshme Bajri që nisi me operacionin ‘Oaz’ në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit duke çuar në pranga mbi…

Lexo më Shumë

Petrit Bardhi, Arben Zogaj dhe Orial Kolaj janë të njohur në mediat italiane për shkak se janë dënuar më parë për akuza të rënda si trafik droge dhe gjobëvënie. Ata vepronin në Napoli dhe Romë dhe bashkëpunonin me klanet mafioze italiane, mes të cilëv e mediat italiane përmendin Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës” dhe merrej me disa aktivitet kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge. Dënimin më të rëndë e mori Arben Zogaj, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogaj i cili njihet me emrin “Riccardino” u dënua me 20 vite burg.…

Lexo më Shumë