Petrit Bardhi, Arben Zogaj dhe Orial Kolaj janë të njohur në mediat italiane për shkak se janë dënuar më parë për akuza të rënda si trafik droge dhe gjobëvënie. Ata vepronin në Napoli dhe Romë dhe bashkëpunonin me klanet mafioze italiane, mes të cilëv e mediat italiane përmendin Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës” dhe merrej me disa aktivitet kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge.
Dënimin më të rëndë e mori Arben Zogaj, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogaj i cili njihet me emrin “Riccardino” u dënua me 20 vite burg.
Arben Zogaj bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, ishin arrestuar gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015.
Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh qytetarësh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”. Emrat e tyre nuk dihen.
Mes banditëve është edhe boksieri Orial Kolaj, ‘kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’.
Shqiptarët akuzohen se janë të lidhur me nëndegën e Kamorrës, i njohur si klani i kazalezëve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve.
Njeriu kyç, Arben Zogu, që njihej si Rikardino, ose “Ricky”, drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë.
Orial Kolaj është një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit të të gjobiturve.
Boksieri shqiptar Orial Kolaj, kampion italian dhe europian në peshën mesatare, ishte arrestuar në vitin 2013 ndërsa Policia Financiare e Romës i kishte sekuestruar e disa prona. Ai bëntë pjesë në një bandë me 9 persona të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm në sektorin e makinave elektronike në armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë, kërcënim dhe zhvatje.
Me kërcënim dhe dhunë ata merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve. Në këtë grup bënin pjesë 3 shqiptarët, Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi dhe grupi i tyre njihej me emrin “boksierët”.
Policia zbuloi sot se ky grup ishte përfshirë ishte i përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge i koordinuar nga shqiptari Arben Zogaj i thirrur me pseudonimin “Rikardino”. Hetimet çuan në ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të tyre materiale në vlerë financiare në 23 milionë euro në vitin 2018.
Pasuritë e sekuestruara janë:
– të gjitha asetet e 3 kompamive individuale
– kuotat aksionare, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e 5 kompanive aksionere
– 8 prona të paluajtshme në territorin e Romës, e në provincën e Nuoros e Aquilas
– një terren i pozicionuar në Romë
– 8 makina
– 1 motorr



