Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar sot se afro mbi 100 zyrtarë të lartë në institucione qendrore dhe vendore në shumë qytete të vendit janë të përfshirë në shkelje. Dhjetëra prej tyre rrezikojnë shkarkimin nga detyra.
Kështu ka rezultuar pas një hetimit të Njësisë anti-korrupsion në varësi të ministrisë së Drejtësisë. Manja tha se janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë në institucionet qendrore dhe vendore.
“Duke filluar me drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit parauniversitar ku nga një hetim i njësisë anti-korrupsion, janë konstatuar shkelje e inspektime fiktive dhe akte konstatimi fiktive. I janë propozuar Ministrisë së Arsimit ecuri disiplinore për një zinxhir zyrtarësh në drejtorinë e përgjithshme të Arsimit Paauniversitar por dhe në zyrat vendore të Arsimit Fier, Durrës, Lezhë, Korçë Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat e Elbasan. Është në vlerësimin dhe kompetencën e ministrisë së Arsimit të bëjnë vlerësimin e ecurisë disiplinore për secilin nga zyrtarët”, tha ministri Ulsi Manja.
Masa administrative janë propozuar për vërejtje e deri në shkarkim nga detyra dhe për një seri zyrtarësh në këto institucione:
Në Agjencinë Kombëtare të Burimeve natyrore 1 person
AKU 3 persona
Doganat 1 person
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor 10 persona
Drejtoria e Gjendjes Civile 5 persona
Agjencia e Zonave të Mbrojtura 5 persona
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit 2 persona
Drejtoria e Tatimeve 3 person
Kadastra Durrës 14 persona
Drejtoria rajonale Tatimore Durrës 3 persona



