Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 351 refugjatë nga Ukraina dhe Shqipëria po përgatitet për të pritur akoma më shumë. Lajmi u bë i ditur pas një takimi që pati Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sot me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov.
“Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që ne kemi për azilin” shkruan Çuçi duke paralajmëruar se pritet të vijnë akoma të tjerë.



