Një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet, I.L., ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga lartësia e një objekti në Qytetin Studenti. Policia njofton se 50-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht teksa ishte duke punuar në objektin në fjalë.
Për pasojë ai ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



