Në një dalje për mediat ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha foli për prapaskenat e krijimit dhe miratimit të gazsjellësit TAP.
“Përpjekje për ta sabotuar kishte, pasi bëhej fjalë që në korridorin e jugut të shmanej Rusia. Pati kundërshti të mëdha në të gjitha vendet që kalonte gazsjellësi përveç Shqipërisë, për të eleminuar gazsjllësin TAP. Por ishin tre vendet fqinje, që u shfaqën si një rrjet real dhe virtual që u quajt rrjeti i gazit Itali-Greqi-Turqi, sepse ekziston në një lidhje të caktuar dhe në tërësi është gaz rus, vitural sepse gazi i Kaspikut kërkonte instalime të tjera shtesë të gazit por problem ishte se në rast se ai DGI do të mertë gazin e Kaspikut, por ai do ishte i përzier me gazin Rus, ‘Big Borther’, mbetej realizmi me projektin e Azerjbaxhanit. TAP mund të ishte vetëm po të kalonte në territorin e Shqipërisë”.



