Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme. Me anë të një njoftimi në orët e para të mëngjesit të sotëm, 1 prill, policia sqaron se Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme…
Author: almakos
TIRANË- Të shtëna me armë thuhet se kanë ndodhur pak para mesnatës në zonën e Astririt, Tiranë. Sipas burimeve, polica ka marrë një telefonatë ku thuhet se ka patur të shtëna në këtë zonë. Shërbimet përkatëse kanë shkuar menjëherë për verifikim dhe kanë rrethuar zonën. Ende nuk ka një informacion konkret në lidhje me ngjarjen. Në përditësim…
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Poçem të Mallakastrës. Dy turistë nga Skocia, të cilët ishin duke udhëtuar me mjetin tip “Rulot” kanë humbur kontrollin e veturës duke dalë nga rruga. Si pasojë, drejtuesi i mjetit me iniciale, D.M., 34 vjeç dhe pasagjerja me iniciale G.T., 26 vjeç kanë mbetur të plagosur. Nisur nga pamjet e sigurua nga Gazeta Shqiptare, duket se “Rulota” ka pësuar dëme të shumta materiale. Sipas njoftimit të policisë, dy turistët janë shoqëruar drejt spitalit të Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe…
Kapiteneria e portit të Shëngjinit ka vendosur të enjten të pezullojë lundrimin në det për shkak të kushteve të këqija atmosferike me shi dhe erëra të forta. Prej mesditës së sotme mjetet lundruese të të gjitha llojeve janë ankoruar në port, ndërsa deri në orët e pasdites shpejtësia e erës ka qenë 20m/s. Moti i keq ka shkaktuar problematika në disa qytete të ndryshme të vendit. Ndërkohë, moti i keq ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës, çka ka sjellë pezullimin e lundrimit të trageteve të linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë, mjeteve të vogla dhe anijet e peshkimit. Njoftimi i plotë: Në bazë të …
Çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen çdo javë nga bordi i transparencës që përcakton marzhin e fitimeve të bizneseve. Subjektet e shumicës që nuk respektojnë vendimet e bordit do të penalizohen me gjoba deri 10 mln lekë, ndërsa për tregtarët e vegjël masa administrative do të jetë 2 mln lekë. Përsëritja e shkeljeve do të dënohet me mbyllje të aktivitetit deri në sekuestrimin e mallit. Në Fletoren Zyrtare është botuar akti normativ “Për transparencën dhe monitorimin e çmimeve për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të…
Shqipëria është një vend prodhues i naftës dhe në të kaluarën arrinte të përpunonte një pjesë të saj në vend, duke plotësuar disa nevoja në treg për hidrokarbure. Por gjatë tre dekadave të fundit, abuzimi dhe keqmenaxhimi i këtij sektori ka sjellë, që sot vendi të varet krejtësisht nga importi. Qytetarët po e paguajnë këtë keqmenaxhim me çmimin e lartë të naftës, e cila vjen e gjitha nga importi. Kjo pasoi mbylljen perfundimtare të rafinerisë kryesore të përpunimit të thellë, e cila është drejt demolimit të plotë. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, solli një tronditje të fortë të çmimit të…
TIRANË- Një aksident i rëndë u regjistrua apsditen e sotme në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës. Makina tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në tunel. Si pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit i cili është trasportuar në urgjencën spitalore. Gazeta Shqiptare solli ekskluzivisht edhe videon e aksidentit të rëndë ku tregohej qartë i lënduari teksa merrej me barrelë nga punonjësit e ambulancës. Deri më tani, ende nuk ka detaje se kush ishte personi i lënduar apo të shkaqeve që çuan në këtë ngjarje.Gazeta Shqiptare sjell edhe pamjet ekskluzive nga vendgjarja: DINAMIKA E AKSIDENTIT (VIDEO):…
E shtuna do të jetë ditë pune për punonjësit e administratës. Në mbledhjen e të Këshillit të Ministrave, më herët u mor vendimi që dita e hënë do të jetë pushim zyrtar. Dita e martë e 22 marsit ishte në kalendarin e festave zyrtare ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit. Por qeveria në mbledhjen e sotme do të vendosë pushim edhe të hënën. Arsyeja lidhet me një mënyrë për të kursyer energji elektrike, ne kushtet kur gjithë bota dhe vendi ynë po përballet me rritje te çmimit te energjisë. Sipas vendimit, kjo ditë pushimi do të zëvendësohet…
TIRANË– Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të Liqenit artificial në Tiranë. Një mjet tip “Fuoristradë” ka rënë nga mbikalimi në tunel duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një të plagosur. Sipas burimeve nga Gazeta Shqiptare, mësohet se nuk ka viktima por, siç tregojnë edhe pamjet e siguruara, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihet gjendja e personit të dëmtuar në aksident dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje. Në përditësim…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka informuar të enjten se janë hapur 318 kuota për specializime në mjekësi, duke filluar nga specialitetet e kardiologjisë, të anestezi-reanimacionit, imazherisë dhe sëmundjeve interne. Duke ndjekur nga afër procesin e përzgjedhjes së specializimeve në mjekësi, Manaastirliu u shpreh se tashmë për të shtatin vit radhazi, është krijuar qëndrueshmëri në këtë proces, pas një periudhe 4-vjeçare të mungesës së hapjes së specializimeve. “Kemi bërë një punë sistematike, në funksion të plotësimit të të gjitha atyre vakancave të krijuara nga mungesa e hapjes së specializimeve për një periudhë katër vjeçare. Tashmë në të…
Prokuroria dhe policia pritet ta dërgojnë jashtë shtetit telefonin e Nuredin Dumanit me qëllim zbardhjen e komunikimeve të tij pasi në celular është gjetur programi “EncroChat” që përdoret për komunikimet e koduara. Burimet konfirmojnë për Gazetën Shqiptare se grupi i hetimit është në pritje të analizës së ADN-së së personit të dyshuar për të paktën 7 ngjarje, e cila po ballafaqohet me provat e gjetura në disa ngjarje kriminale. Deri në këtë fazë hetuesit kanë në duar një profil gjenetik të Dumanit por edhe telefonin e tij i cili po mendohet të dërgohet drejt shteteve të tjera më qëllim zbërthimin…
Agjërimi i Ramazanit fillon më 2 prill 2022. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 2 prill 2022. llimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me njëri tjetrin. Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

