TIRANË– Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të Liqenit artificial në Tiranë.
Një mjet tip “Fuoristradë” ka rënë nga mbikalimi në tunel duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një të plagosur.
Sipas burimeve nga Gazeta Shqiptare, mësohet se nuk ka viktima por, siç tregojnë edhe pamjet e siguruara, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Ende nuk dihet gjendja e personit të dëmtuar në aksident dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje.
Në përditësim…



