Pas hetimit nga SPAK kanë dalë në dritë të tjera detaje në lidhje me ish deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Nga zbaradhja e dosjes hetimore, rezulton se babai i Alqi Bllakos merrte 6 mijë euro nga kompania e inceneratorëve në pozicionin e drejtorit të kantierit, në sistemin e tatimeve rezultonte i punësuar si brumë gatues në Ersekë. Babai i Alqi Bllakos përfitoi pagë 6000 € në muaj nga inceneratorët dhe në total ka përfituar mbi 14.9 mln lekë. SPAK i ka sekuestruar babait të Alqi Bllakos një apartament të blerë më datë 28.04.2020 që ka kushtuar 144 mijë euro,…
Author: almakos
Lulzim Basha ka bërë sot deklaratën e parë për mediat pak ditë pasi dha dorëheqjen nga kryesimi i PD. Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Basha tha se edhe pse nuk e drejton më PD, nuk ka hequr dorë nga përgjegjësitë e tij ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. “Ajo që dua të them është që unë po punoj e do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave mbi te cilat ajo është krijuar që të jetë alternativë për njerëzit”, theksoi Basha. Pyetje: A është PD më e bashkuar si pretenduat pasi dhatë dorëheqjen? Lulzim Basha: Ajo që…
Në seancën e sotme plenare, Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për krizën energjitike. Ai ka përmendur faktin se familjet e pasura do të paguajnë më shumë. “Duke vazhduar me pikat e tjera, do thosha që është shumë e rëndësishme sot që ne të biem dakord me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh, Europë e më gjerë që prekemi nga një luftë që ka nisur në Europë. Një agresion ushtarak nga Rusia në Ukrainë. Çdo dalje këtu dhe në ekrane për të mohuar këtë, nuk i bën nder askujt. Është realisht e pandershme dhe pa nder sepse fakti…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Ballë për ballë me hetuesit grek, është aktualisht 33-vjeçarja Roula Pispirigou, nënë e tre vajzave në Patra, të cilat humbën jetën në rrethana, të cilat tashmë po hetohen në thellësi nga organet kompetente. Fillimisht ajo u soll para prokurorit për ekzekutimin e dënimeve me masat më të rrepta sigurie, e shoqëruar nga dhjetëra efektivë policie. Më pas ajo u dërgua në këmbë te hetuesi, e shoqëruar nga forca të forta policie. Të pranishmit në vendngjarje e ofenduan atë duke bërtitur “pse” dhe “kurvë, vrasës, rrëfehu!”. Transferimi nga prokuroria tek hetuesit Pas ekzekutimit të urdhrit të arrestit të lëshuar dje ndaj…
Policia e Elbasanit ka dalë mëngjesin e sotëm në një njoftim për mediat ku ka bërë me dije se ka arrestuar edhe të dashurën 20-vjeçare nga Kosova të Nuredin Dumanit, i shumëkërkuari nga autoritetet shqiptare si i dyshuar për një sërë ngjarjes kriminale që u prangos dy ditë më parë pas një atentati që i bënë në Elbasan. E arrestuara është shtetasja me inicialet “M. H., 20 vjeçe, banuese në Kosovë”, e cila sipas policisë do akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”; Drejtoria Vendore…
Saga e lënies së nënshtetësisë shqiptare nga ana e qytetarëve të saj vazhdon të jetë e madhe. Mes tyre ka edhe individë të cilët vendosin të lënë nënshtetësinë për të pasur mundësinë për të aplikuar për pasaportë tjetër europiane, pasi disa kategori e ndalojnë pasjen e dyshtetësisë. Por ndërkohë prej disa kohësh një fenomen i fortë po vihet re ditët e fundit. Ajo ka të bëjë me faktin se janë rritur ndjeshëm këerkesat për të marrë një nënshtetësi shqiptare nga shtetasit me kombësi turke. Në Fletoren Zyrtare vazhdimisht jepen lista me të dhënat për marrjen e nënshtetësisë nga ana e…
Gjykata e Lartë (Kantonale) e Kantonit të Cyrihut ka shpallur të martën fajtore një grua 55-vjeçare për tentim të vrasjes së bashkëshortit të saj dhe për vepra të tjera. Në fillim të prillit të vitit 2018, ajo kishte tentuar të helmonte burrin e saj, transmeton albinfo.ch. Pasi kjo nuk funksionoi, ajo pati provuar ta mbyste atë me një kabllo. Gjykata i ka shqiptuar asaj një dënim me burg prej 14 vjetësh, një dënim me kusht me para prej 130 njësish ditore prej 10 CHF dhe një gjobë prej 1000 CHF. Ajo ka vendosur gjithashtu edhe dëbimin 12-vjeçar nga Zvicra, të…
Janë me dhjetëra operacionet e policisë për kapjen e dy të shumëkërkuarve, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, që prej vitit 2020. Mbrëmjen e të martës autoritetet arritën që të binin në gjurmët e njërit prej tyre, Nuredin Dumanit. Ai u prangos në Fier, i plagosur me armë zjarri, pas një atentati që iu bë pak orë me herët në Elbasan. Por si arriti policia të binte në gjurmët e Dumanit, një personazhi të konsideruar si tejet të rrezikshëm dhe i akuzuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Gazetari Spartak Koka, nga studio e Opinion thotë se të paktën nga…
Akti i fundit i dramës, që shkon përtej skenës së një tragjedie të lashtë greke, u luajt dje në rastin e diskutueshëm të vdekjes së tre vajzave të vogla nga Patras, ku shoqëria greke pa nënën e tyre të tronditur kur dërgohej në Policinë e Përgjithshme. Drejtoria e Athinës e akuzoi për vrasje me dashje, pas urdhrit të prokurorit për një urdhër ndaj saj, duke konfirmuar kështu skenarin më të neveritshëm. Sipas rezultateve të ekzaminimeve toksikologjike, nëna 33-vjeçare, Roula Pispirigou, është fajtore për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare dhe të porsalindurit, Georgina. Vogëlushja, e cila vitet e fundit kishte…
Borxhi i bizneseve ndaj tatimeve u rrit n 10.2 për qind vitin e kaluar, që në vlerë i korrespondon një shume prej 12.5 miliardë lekësh apo mbi 100 milionë euro. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se kjo rritje borxhi ka ardhur në pjesën dërrmuese të saj nga 7 tatimpagues të cilët mbajnë 72 për qind të kësaj shume. “Gjatë periudhës së marrë në analizë, detyrimet tatimore kanë pësuar një rritje neto 12.5 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit ose thënë ndryshe është rritur stoku i detyrimeve me 10.2%, ku theksojmë se 7 tatimpagues…
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga atentati i kryer ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ndaj Nuredin Dumanit. Hoxha u shpreh se të dhënat e deritanishme Dumani ishte nisur për kryerjen e një atentati në momentin që ra pre e sulmit. Sipas Hoxhës në objektivin e të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani ishte një biznesmen. “Deri tani në këto momente rezulton që ai ka qenë i përgatitur për një atentat. Personi që është ndaluar, bashkë me të, Henrik Hoxha, ai ka dhënë pak a shumë edhe personin që ka qenë objektivi që sigurisht nuk ishte Talo Çela.…

