LEXO EDHE: Enti Shtetëror i Statistikës sot do t’i publikojë të dhënat nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, 2021, i cili është realizuar nga 5 deri më 30 shtator 2021. Në këtë ngjarje, siç është paralajmëruar, do të drejtohen drejtori i Entit shtetëror të statistikës, Apostol Simovski, zëvendësdrejtori Ilmi Selami dhe eksperti ndërkombëtar nga Sllovenia, Danilo Dolenc. Ngjarja do të ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë do të ndahen falënderime për institucionet që kontribuan në realizimin e Regjistrimit 2021 dhe në pjesën e dytë do të publikohen të dhënat nga Regjistrimi. Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë,…
Author: almakos
Nën tymin e plehrave të djegura është zgjuar mëngjesin e sotëm qyteti i Vlorës. Gjatë natës së djeshme i është vënë flaka fushës së mbetjeve në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar ndotje. Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Shqiptare janë lajmëruar shërbimet publike, ujësjellësi dhe zjarrfikësja për të vënë situatën nën kontroll. Ende nuk ka informacione të mëtejshme lidhur me ngjarjen.
Të tjera detaje dalin në dritë nga gjendja shëndetësore e Nuredin Dumanit, person i shumëkërkuar nga policia për disa ngjarje kriminale. Ai u arrestua gjatë natës në një aksion blic në Fier, ku edhe u gjet i plagosur. BalkanWeb mëson se Dumanit një plumb i kishte mbetur në shtyllën kurrizore, i cili sipas bluzave të bardha të Fierit ishte e vështirë që të hiqej aty. Po ashtu mësohet se Dumani ka pasur edhe një tjetër goditje, por që e ka kapur shkaras duke i gërvishtur vetëm pjesën e lëkurës. Dumani ka qenë shumë i qetë dhe nuk ka thënë asnjë…
Pagesat progresive për 3 kontratat koncensionare të inceneratorëve në fund të vitit 2021 arritën në 10.6 miliardë lekë ose 86 milionë euro. Pagesat u dhanë përgjatë viteve 2015 -2021 që kur nisi zbatimi i kontratës së parë koncensionare në Bashkinë e Elbasanit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Projektet, dy prej të cilave të cilat janë në hetim nga SPAK për shpërdorim të parave publike nëpërmjet disa formave të abuzimit renditen në top listën e investimeve nga Ministria e Financave në këto vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga lista e investimeve publike vjetore të akseueshme edhe…
Panorama.al ka siguruar momentin e arrestimit të Nuredin Dumanit në qytetin e Fierit. Ndërkohë burime bëjnë të ditur se brenda banesës ku u kap Dumani është gjetur arsenal armësh, snajper, dylbi dhe jelek antiplumb. Dumani dyshohet se ka qenë autori i atentatit në rrugën Papër-Elbasan, ku dyshohet se mbeti i plagosur Talo Çela.
Çfarë (nuk) duhet të bëni gjatë Ramazanit, nga pirja e duhanit. Ramazani është muaji më i shenjtë në kalendarin islamik dhe përfshin agjërimin gjatë orëve të ditës, të mos hahet apo pihet deri në perëndim të diellit. Gjatë Ramazanit i cili këtë vit nis më 2 prill, myslimanët përpiqen dhe përqendrohen përgjithësisht në besimin e tyre. Ata shpenzojnë më shumë kohë duke u lutur, duke lexuar librin e shenjtë – Kuranin, dhe është gjithashtu një kohë për bamirësi. Janë disa rregulla të cilat myslimanët duhet t’i ndjekin gjatë Ramazanit. Çfarë mund të bëni? Shpesh ekziston një ide e gabuar se…
Është arrestuar Nuredin Dumani, një nga të shumëkërkuarit e policisë dhe autori i dyshuar i atentatit në Elbasan, ku mendohet se i plagosur ka mbetur Talo Çela. Burime për “Gazeta Shqiptare” bëjnë të ditur se Dumani në momentin e arrestimit ka qenë i plagosur. Ai ka qenë i kërkuar për disa vrasje në Elbasan. 39-vjeçari Dumani ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çelës. Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas burimeve, mësohet se…
Gazeta Shqiptare mëson detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku mjeti tip “BMW X5” është përballur me një breshëri plumbash. DINAMIKA E NGJARJES: Mjeti tip “BMW X5” është qëlluar pranë zonës “Ura e Zezë” e njësisë Paperr dhe ka qenë duke dalë nga qyteti i Cërrikut. Në dalje të qytetit, mjeti është përballur me një breshëri plumbash, konkretisht 20 gëzhoja kallashnikovi. Brenda mjetit të sulmuar dyshohet të kenë qenë 3 persona dhe referuar burimeve drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur. Makina e autorëve pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit ku ndodheshin tri persona janë larguar…
Krisma arme zjarri kanë tronditur të martën Elbasanin, si pasojë e të cilave mendohet te kenë mbetur të plagosur disa persona. Sipas informacioneve, ngjarja u ndodhi rreth orës 17:35 dhe targat e mjetit në drejtim të së cilit u qëllua rezultojnë të vjedhura në Durrës. Gazeta Shqiptare ju sjell më poshtë pamjet nga vendndodhja e automjeti të qëlluar. Në këtë moment, grupi hetimor është duke larguar Kallashnikovin dhe bidonin 5-litërsh me benzinë që janë gjetur në automjet. Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i Policisë, Ardian Çipa. Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat RENEA, të cilët po ushtrojnë kontrolle…
Kodrat e fshatit Zgërdhesh të Krujës janë përfshirë nga një zjarr me përmasa të konsiderueshme. Mësohet se sipërfaqja e përfshirë nga flakët është mjaft e madhe dhe se zjarri vijon të përhapet në pyje. Edhe ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve. Për momentin, sipërfaqja e djegur me pisha, shkurre e bimë të ndryshme nuk mund të përcaktohet, por zjarri vijon të djegë çfarëdo që i del para. Ndërkohë, ka dyshime që zjarri të jetë i qëllimshëm dhe duhet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e tij.
Detaje të tjera janë bërë me dije në lidhje me atentatin në Elbasan, ku është qëlluar të paktën 20 herë me Kallashnikov ndaj një makine “BMW”. Detaje të tjera janë bërë me dije në lidhje me atentatin në Elbasan, ku është qëlluar të paktën 20 herë me Kallashnikov ndaj një makine “BMË”. Burimet kanë konfirmuar për Gazetën Shqiptare se mjeti është qëlluar në ecje nga një automjet tjetër. Gjithashtu, mësohet se ne mjet është gjetur një armë tip kallashnikov, teksa atentati ka ndodhur në të njëjtën zone ku ka pasur edhe atentate të tjera. Ndërkohë, plumbat e armës kallashnikov kanë…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar të martën në Elbasan, si pasojë e të cilave mendohet te kenë mbetur të plagosur disa persona. Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i Policisë, Ardian Çipa. Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat RENEA, të cilët po ushtrojnë kontrolle në rrugën ku ka ndodhur incidenti. Shërbimet e Policisë ndodhen në vend dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në ngjarje. Sipas informacioneve, ngjarja u ndodhi rreth orës 17:35 dhe targat e mjetit në drejtim të së cilit u qëllua rezultojnë të vjedhura në Durrës. “Rreth orës 17:35, në aksin…

