Krisma arme zjarri kanë tronditur të martën Elbasanin, si pasojë e të cilave mendohet te kenë mbetur të plagosur disa persona. Sipas informacioneve, ngjarja u ndodhi rreth orës 17:35 dhe targat e mjetit në drejtim të së cilit u qëllua rezultojnë të vjedhura në Durrës.
Gazeta Shqiptare ju sjell më poshtë pamjet nga vendndodhja e automjeti të qëlluar. Në këtë moment, grupi hetimor është duke larguar Kallashnikovin dhe bidonin 5-litërsh me benzinë që janë gjetur në automjet.
Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i Policisë, Ardian Çipa. Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat RENEA, të cilët po ushtrojnë kontrolle në rrugën ku ka ndodhur incidenti. Shërbimet e Policisë ndodhen në vend dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në ngjarje.
“Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.
Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.



