Author: almakos

Qytetarët e Tiranës kanë nisur protestën e tyre përpara Kryeministrisë. Gjatë marshimit, janë vënë re edhe disa pankarta të cilat shprehin në vetvete një popull të lodhur me politikanët. Së paku , kështu tregohet në pamjet e mëposhtme. Për të treguar që protesta është BIO një qytetar ka printuar një kolazh me foto në të cilën duken 4 politikanët, Basha, Meta, Rama e Berisha, ku u është shtuar një nënvizim kryqi i kuq. Ja disa prej pankartave që kanë bërë bujë gjatë protestës:

Lexo më Shumë

LUSHNJË- Një aksident tragjik ka ndodhur në fashtin Stan Karbunarë në Lushnjë.  I riu 31-vjeçar me mjetin  tip “Benz” ka përplasur për vdekje 50-vjeçarin me motoçikletë. 31-vjeçari me iniciale A.V. banues në Berat ka qenë duke drejtuar “Benz”-in kur është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga T. Z., 50 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Raundi i radhës së protestës kundër rritjes së çmimeve në vendin tonë ka nisur të martën. Ky aksion qytetar po mbahet për të kundërshtuar katapultimin e menjëhershëm të çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve të shportës si pasojë e luftës në Ukrainë. Njoftimi për grumbullimin në shesh e bëri aktivisti Adriatik Lapaj menjëherë pasi çmimi i nftës arriti shifrën 245 lekë për litër. “TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër”, njoftoi Lapaj para pak ditësh.

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar ditën e sotme se do të nisë vlerësimi psiko-social fillestar për çdo mësues në sistemin arsimor të vendit tonë. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Kushi tha se do të ndërmerret një fushatë ndërgjegjësimi për ndalimin e dhunës në shkollë dhe trajtimin e çdo rasti specifik me në fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin. Njoftimi i ministres Evis Kushi: Pas një takimi me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore, si dhe konsultimeve me ekspertë e…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gazetare: Fatlume Dervishi Dialogu Zhan Mone i filluar në vitin 2018 akoma nuk i ka prodhuar rezultatet e pritshme. Partitë duhet të kthehen në tavolinën e punës, për të përpiluar një draft Rregullore e cila do të ofronte zgjidhje për çështjet problematike në funksionimin e Kuvendit., shkruan Alsat. Ligjvënësi përballet me bllokime të qëllimshme nga debatet e pafundme, komisione që nuk kryejnë detyrimet e tyre, deputetë që mungojnë në seanca, etj. Me nismën “Zhan Mone”, të mbështetur nga Parlamenti Evropian me vetë prezencën e eurodeputetëve, Kuvendi duhet të vetëpërmirësohet. “Jam në pritje, ta them sinqerisht, jam në pritje…

Lexo më Shumë

Gazeta Shqiptare ka siguruar shkresën e plotë të SPAK, drejtuar Kuvendit për marrjen e autorizimit per arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako, duke argumentuar të gjitha arsyet se përse kërkojnë arrestimin e tij. Në shkresën drejtuar Kuvendit, siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, shkruhet se Bllako, në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme me dashje në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm prej 16.288.344 lekësh. Po ashtu vihet në dukje, se Bllako, ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment”, kundrejt pranimit…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurën për kushtetutshmërinë e nenit 12 të Ligjit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10. Këto rrugë janë duke u ndërtuar nga konsorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka”. Lëndë e gjykatësve kushtetues është orari i punëtorëve të angazhuar në ndërtim, për të cilët ligji thotë se mund të punojnë 60 orë në javë. Sipas gjykatësve, kjo është antikushtetuese dhe në dëm të punëtorëve. / Alsat.mk

Lexo më Shumë

Policia kufitare malazeze sekuestroi 54 kg marijuanë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi. Gazeta Shqiptare mëson se lënda narkotike e paketuar në pako të vogla u kap në zonën e fshatit Traboin, zonë kufitare, në afërsi të pikës së Hanit të Hotit. Droga u kap rastësisht gjatë patrullimit të forcave kufitare malazeze, dy thasë me mbishkrim sipër të hedhur në lumin Cijevna. Për rastin në fjalë janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare policore për të vijuar hetimet e përbashkëta.

Lexo më Shumë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me arrestimet e SPAK për inceneratorët. Përmes një reagimi publik, PD i ka bërë thirrje Ramës që mos të bllokojë kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri. Deklaratë e Partisë Demokratike! Sot, SPAK njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako. Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës të mos bllokojë kurrsesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e aferës se incerenatorëve, njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri. Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Kimo Lahdevirta, ambasador jorezident i Republikës së Finlandës në vend.Në takim u diskutua për luftën në Ukrainë, situatën e sigurisë në Evropë, si dhe mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit të mirë dypalësh mes dy shteteve.Uniteti i vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në qëndrimet ndaj agresionit rus kundër Ukrainës vlerësohet si i rëndësishëm.Gjithashtu u konstatua se hapi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në perspektivat evropiane është i rëndësishëm për vendin tonë, por edhe si inkurajim për tërë rajonin dhe si kontribut për stabilitetin dhe…

Lexo më Shumë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Culaj”, ndërsa është zbuluar një ambient, bar-restorant, që ishte kthyer në një shtëpi bari. Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës bënë me dije se në kërkim janë shpallur 2 persona, ndërsa është proceduar penalisht pronari i objektit që e kishte dhënë godinën me qira, si dhe 4 punonjës të OSHEE. Njoftimi i Policisë: Përshtatën ambientin e marrë me qira (bar-restorant-hotel), për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, shpallen në kërkim 2 shtetas. Procedohet penalisht pronari që kishte dhënë me qira ambientet në pronësi të tij. Procedohen në gjendje të lirë edhe 4 punonjës…

Lexo më Shumë