Author: almakos

Një 37-vjeçar me iniciale E.M. është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit përmes telefonit. Blutë bëjnë me dije se në momentin e arrestimit ai nuk i është bindur policisë për të dorëzuar dokumentin e identifikimit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i policisë Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 37-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari, i cili gjatë kontrollit fizik, nuk…

Lexo më Shumë

Ekspertët shqiptarë dhe ata italianë po zgjerojnë bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit. Autoriteti i Italisë për Antikorrupsionin po trajnon në Tiranë inspektorët e Kontrollit të Shtetit për mbikëqyrjen e prokurimeve publike. Italia po ndihmon nga afër Shqipërinë prej disa vitesh në luftën kundër korrupsionit. Një numër i konsiderueshëm ekspertësh italianë të policisë, karabinerisë, Guardia di Finanza, dhe studiues të ligjeve po mbështesin kolegët shqiptarë në përballjen me këtë dukuri të përhapur ndjeshëm në gjithë nivelet e administratës dhe shoqërisë. Autoriteti Kombëtar i Antikorrupsionit të Italisë është duke trajnuar punonjësit e Kontrollit të Shtetit për mbikëqyrjen e procedurave të prokurimit publik,…

Lexo më Shumë

Rusia ka filluar hakmarrjen e saj ndaj të gjitha vendeve të cilat i vendosën sanksione. Mes tyre është edhe Shqipëria. Si rezultat qytetarët shqiptarë nuk do të lejohen të hyjnë në Rusi. Agjencia e lajmeve “Reuters” ka publikuar listën e nxjerrë nga Rusia në të cilën janë renditur vende “jomiqësore” dhe shtetasit e tyre nuk do të lejohen që të hyjnë brenda territorit rus. Në listë bën pjesë edhe Shqipëria së bashku me disa vende të BE-së dhe SHBA-në. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili në një intervistë televizive deklaroi se po…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e PD-së lidhur me ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”. Bardhi e quajti vendimin e marrë si “banal” dhe shtoi se kjo ishte një tjetër provë për domosdoshmërinë e formimit të Komisionit Hetimor për çështjen Becchetti. Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Në emisionin “Pasqyra e Shëndetit” në Alsat, mbi temën “Çrregullimet në të folur tek fëmijët” diskutoi specialistja e logopedisë klinike,  Nermin Shaqiri, e cila tha se logopedia ka vite që daton si shkencë dhe është një degë e shkencave mjekësore, mirëpo ne akoma hasim në shoqëri që nuk e njeh si shkencë, nuk e di ndoshta edhe po të ketë nevojë vet fëmiu ose vet personi, nuk e di se ku duhet adresuar. Ajo shtoi se logopedia si shkencë ka për qëllim në fillim parandalimin, më pas zbulimin si dhe diagnostikimin e çrregullimeve të ndryshme që paraqiten në…

Lexo më Shumë

Më 8 prill, ora 12:00 në kryeqytet do të zhvillohet një manifestim i madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila në këto momente po përballet me agresionin rus. Manifesti që do mbahet në Sheshin “Skenderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh. Teksa shpreh mbështetjen për kauzën, Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se në këtë qytet të gjithë “biem e ngrihemi bashkë”. “Në këtë qytet biem e ngrihemi bashkë! Do jemi aty për gjithë bashkëqytetarët tanë për solidaritet e mbështetje”, shkruan Veliaj. Ne kete qytet biem e…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gazetar: Mefail Ismaili Që nga fillimi i vitit në vend janë shkaktuar me qindra zjarre që kanë shkaktuar djegien e mbi 60 hektarëve pyje. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Angellov tha se tre rajone janë më të rrezikuara, shkruan Alsat. “Gjatë muajit mars, janë regjistruar rreth 140 zjarre, nga të cilat disa tepër serioze. Në rajonin e Kratovës kishim zjarr i cili përfshiu hapësirë prej rreth 20 hektarë të pyjeve gjetherënëse të dushkut dhe 30 hektar të pyjeve me pisha. Po ashtu edhe në Prespë  kishim zjarr i cili bëri shumë dëm edhe tek pemët me…

Lexo më Shumë

Përplasje mes policisë dhe banorëve për prishjen e një hoteli në Rradhimë nga IKMT. Pronarët dhe banorët qëndrojnë brenda objektit ndërsa të tjerë deklarojnë se nuk largohen por duke deklaruar se kanë dokumenta të rregullta, nuk do të largohen. Familjarët janë ngujuar në objekt. Mes tyre edhe fëmijë ndodhen në tarracë. Fadromat kanë mbërritur në mesditë në ambientet e një hoteli për ta shembur atë, por pronari i biznesit ka kërcënuar se do të vetëvritet. Ai ka hipur mbi çatinë e godinës dhe ka marrë dhe fëmijën me vete. Ndërkohë të tjerë persona janë duke qëndruar brenda hotelit dhe kundërshtojnë…

Lexo më Shumë

Izet Zeqiri do të marrë në dorë menaxhimin e Universitetit Nënë Tereza nga pozita e Rektorit, sapo të përfundojnë procedurat e brendshme institucionale pas zgjedhjes së tij. Zeqiri thotë se në mandatin e tij do të përqendrohet në menaxhimin e cilësisë, bashkëpunime ndëruniversitare, bashkëpunime me sektorin e biznesit dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore të punës për studentët dhe stafin akademik, shkruan Alsat. “Do të punojmë shumë në menaxhimin e cilësisë në mënyrë që Universiteti Nënë Tereza të rangohet së paku në pesë universitetet e para në vlerësimet që bëhen në Maqedoni. Posaçërisht objektiva kam në trajnimin, zhvillimin e stafit të…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka folur për mediat serbe në lidhje me situatën e luftës në Ukrainë ndërsa nuk ka lënë pa sulmuar edhe Kosovën. “Prishtina, kryeqyteti i shtetit të vetëshpallur të Kosovës, po përpiqet vetëm të fitojë njohje ndërkombëtare për veten e saj duke mbështetur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”– tha të hënën Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov për mediat serbe. “Sa i përket mbështetjes së Prishtinës për Kievin, mendoj se gjithçka është e qartë për këtë. Nuk është se Prishtina, duke u vetëshpallur siç e shohin të gjithë, një kuazi shtet kriminal, mendon dhe kujdeset…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gazetar: Igor Stefanovski Ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, pretendon se nuk është e vërtetë se ka ndihmuar në pastrimin e parave për rastin “Parcelat në Vodno”, shkruan Alsat. Në mbrojtje të tij, Mijalkov sot në gjykatë tha se gjatë seancave kryesore është ndjerë si vëzhgues i gjykimit, sepse prokuroria nuk ka paraqitur asnjë dëshmi kundër tij, prandaj nuk ka marrë pjesë me pyetje në procedurë. “Unë kurrë nuk kam dhënë udhëzime për ndonjë vepër penale, jo vetëm në këtë rast juridiko-penal, por as në ndonjë situatë tjetër”, tha Sasho Mijalkov, i akuzuar. Mijalkov akuzohet se ka ndihmuar…

Lexo më Shumë

Një telefonatë se po qëllonin me armë në Grudë të Re i ka hedhur efektivët në veprim, por me sa duket ka qenë një alarm i rrëmë. Pak orë pas marrje së telefonatës që denonconte ngjarjen, policia ka sqaruar se asgjë nuk ka ndodhur. Me anë të një njoftimi, uniformat blu njoftojnë se nuk ka patur të shtëna. Njoftimi: Paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës u raportua për të shtëna me armë. Lidhur me këtë ngjarje policia e Shkodrës sqaron se në fshatin Grudë e Re, Shkodër, nuk ka patur të shtëna. Nga strukturat policore të Komisariatit të Policisë…

Lexo më Shumë