Author: almakos

LEXO EDHE: Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns ka deklaruar se SHBA-të janë me Maqedoninë e Veriut dhe aleatët tjerë për të mbrojtur demokracinë në rajon dhe në botë, në momentet kur Rusia po vazhdon agresionin brutal ndaj Ukrainës. Bërns thotë se demokracia ndodhet në momente të vështira , ndërsa ruajtja e saj mund të ndodhë vetëm duke qenë të bashkuar. “Po ballafaqohemi me një moment vërtetë të vështirë, kur Rusia po vazhdon agresionin brutal ndaj Ukrainës. Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë. Të gjitha demokracitë në botë janë bërë bashkë, SHBA-të janë me Maqedoninë e Veriut…

Lexo më Shumë

Arben Mici, 26-vjeçari i cili vdiq mes flakëve që ndezi vetë në ambientet e shoqërimit të Komisariatit të Kamzës ndodhej aty pas një denoncimi për dhunë nga nëna e tij, Lirije Mici. Ajo është nëna e gjashtë fëmijëve dhe jetonte me bashkëshortin dhe Arbenin, i cili në mënyrë të përsëritur ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Mësohet se në denoncimin e Lirije Micit ndaj djalit të saj, ai e kishte goditur dhe fyer duke i kërkuar para një ditë më parë. Pasi nëna ka refuzuar t’ia japë ai ka ushtrua dhunë ndaj saj, ndërkohë që e ka fyer. “K……

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Prej nesër (29 mars) fillon pagesa etapore e pensioneve të marsit, të cilat janë më të larta për 1.000 denarë. Siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, më shumë se 330 mijë pensionistë do t’i marrin 1000 denarë shtesë me pagesën e pensionit të marsit përmes ndihmës financiare direkte e cila do të paguhet edhe në muajt prill dhe maj. Pensionet do të paguhen para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet mbrojtje e pensionistëve në kushte rreziku nga Covid-19. Marrja e pensioneve nëpër filialet dhe ekspoziturat e bankave për pensionistët që nuk…

Lexo më Shumë

Si sot 25 vite më parë, më 28 mars të vitit 1997 një anije shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane, aty ku humbën jetën 81 persona, ndërsa trupat e 23 viktimave nuk u gjetën kurrë. Anija kishte si destinacion Brindisin, Itali, me qëllim të një jete më të mirë. Pjesa më e madhe e të mbyturve ishin gra dhe fëmijë që gjendeshin në lokalet e brendshme të anijes dhe në pamundësi shpëtimi për shkak të mbytjes së menjëhershme. Eksodi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë kishte kohë që kishte nisur dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar 3 ligje për ratifikimin e tre marrëveshjeve në lidhje me: pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin “Europa Krijuese”, sigurimet shoqërore dhe rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit. Sipas Presidencës, mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të ketë asnjë barrierë që pengon qytetarët nga të dy anët e kufirit duke respektuar parimin e trajtimit të barabartë. Njoftimi i plotë: Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje këto ligje: – Ligj nr. 22/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke iu drejtuar takimit të kryetarëve të qeverive të vendeve të NATO-s të Evropës Juglindore, që po mbahet sot në Sofje të Bullgarisë, tha se ky takim dërgon një mesazh tjetër të fortë të unitetit dhe solidaritetit me Ukrainën. . Kryeministri Kovacevski theksoi se ai dhe kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, i Rumanisë Nikolae Uuka dhe i Malit të Zi Zdravko Krivokapi në takimin e sotëm kishin për qëllim të theksojnë rreziqet e mundshme dhe kërcënimet e perceptuara, si dhe të theksojnë premisat që duhet të çojnë në qëndrueshmëri…

Lexo më Shumë

Denis Teloja, i njohur si “Denisi i tmerrshëm”, është personi që rrahu me grushte dy motrat në Tiranë. Nga të dhënat e mbledhura rast pas rasti, ky person është denoncuar me dhjetëra herë në Polici. Ndaj tij janë të regjistruar plot 8 dosje të tjera të ngjashme me sulmin brutal ndaj dy motrave Ruko. Askush nuk e di se përse nuk është mbajtur në qeli apo i izoluar, ai person, por saktësohet se edhe para pak ditësh, emri tij është denoncuar sërish në Polici për dhunë në rrugë. Akti i tij duke sulmuar femrat në rrugë u bë viral në…

Lexo më Shumë

Një sërë makinash luksoze janë goditur nga Policia e Shtetit për shkelje të Kodit Rrugor gjatë javës që kaloi. Ndër automjetet e kapura në shkelje ka qenë një Ferrari dhe një Mercedes Benz AMG, të cilëve u ishin errësuar xhamat përtej normave të lejuara. Sipas policisë, 27 persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë javës, janë pezulluar 115 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe qarkullim në sens të kundërt,…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian David Gere diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dhe funksionalizimin e projekteve për përmirësimin e sistemit arsimor. Mbështetja që BE-ja i jep vendit tonë është shumë e rëndësishme për realizimin e proceseve reformuese në të gjitha sferat, duke përfshirë edhe arsimin, theksoi ministri Shaqiri, duke vënë në dukje veçanërisht reformat në arsimin fillor, që filluan këtë vit shkollor si dhe afrimin e arsimit të mesëm profesional ndaj nevojave të tregut të punës. “Ne filluam mësimin në klasën e parë dhe të katërt sipas programeve të…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.03.2022), ka zhvilluar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi se shpejtësia e lejuar, ku janë sanksionuar 502 drejtues mjetesh. Prej tyre, 49 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe gjashtë automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 197 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 305 në vend të banuar. Aksionet e intensifikuara…

Lexo më Shumë

Moti i vranët dhe reshjet e shiut do të kaplojnë Shëqipërinë dhe vendet e rajonit këtë javë. Kushtet atmosferike do të favorizojnë transportimin e pluhurit afrikan në të gjithë territorin. Sipas parashikimit, kjo do të bëjë që reshjet e shiu kombinuara me pluhurin afrikan të sjellin “baltë nga qielli”, një fenomen që nuk është i rrallë. Shpesh herë mund të kemi vërejtur ballkonet e shtëpisë ose makinat të mbuluara nga balta pas reshjeve të shiut. Sakaq, meteorologu Hakil Osmani na njeh me parashikimin e motit për të gjithë javën. Këto ditë sipas Osmanit do të jenë të shoqëruara me vranësira…

Lexo më Shumë

Një 42-vjeçar rezulton i zhdukur prej dy ditësh. Policia e Fierit raporton se bëhet fjalë për shtetasin J.P, 42-vjeç. Ka qenë bashkëshortja e tij shtetasja S. P., 32 vjeçe, banuese në Fier e cila ka bërë kallëzim se 42-vjeçari është larguar nga banesa në datë 26.03.2022 dhe nuk është kthyer më. Sipas policisë, po punohet për gjetjen e 42-vjeçarit.

Lexo më Shumë