Author: almakos

LEXO EDHE: Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.245 teste prej të cilave 188 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19. Numri më i lartë i tyre është regjistruar në Shkup, gjithsejtë 123. Nga Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu njoftojnë për 119 pacientë të shëruar dhe 3 të tjerë të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: 160 punonjës të diplomuar të teatrit, aktorë, regjisorë, producentë dhe dramaturgë të diplomuar në Ditën Botërore të Teatriti dërguan mesazh ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Përmes Nismës “Audicion tani”, ata kërkuan ngritjen e një grupi pune për të krijuar politika të reja kulturore, për të krijuar vende të reja pune; vendosja e kritereve të reja për vlerësimin e projekteve për skenën e pavarur; angazhimi i detyrueshëm i regjisorëve të papunë me të paktën një projekt në institucione në vit. Në listën e kërkesave përfshihen edhe punësimi i aktorëve të papunë në çdo shfaqje dhe konkurse të rregullta për…

Lexo më Shumë

Gjermania do të njohë patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi Bundestagu gjerman u ka dhënë të drejtën shqiptarëve që të konvertojnë patentën e tyre pa pasur nevojë të bëjnë provime shtesë. Njohja e lejeve të drejtimit nga shteti gjerman pritet të lehtësojë lëvizjen me automjete të shqiptarëve dhe kosovarëve që jetojnë aty. Shtetasit shqiptarë që jetojnë në Gjermani do të mund të drejtojnë automjetet e tyre në këtë shtet edhe me patentat që kanë marrë në vendin tonë. Kësaj pengesë, e cila ka kushtëzuar shqiptarët prej shumë vitesh, i ka dhënë fund Bundestagu. Të gjithë qytetarët shqiptarët të cilët…

Lexo më Shumë

Sulmi fizik mme grushte është regjistruar në kryëqytet ndaj dy të rejave Albina dhe Mirela Ruko. Pas kësaj ngjarjeje, një grup qytetarësh janë mbledhur sot në protestë para drejtorisë së Policisë së Tiranës në mbështetje të viktimave. Sipas informacioneve nga terreni, ato po ecnin në trotuar në rrugën e Bogdanëve ku u qëlluan me grushte nga një i ri 30-vjeç me emrin Denis. Kjo ishte një ngjarje e përsëritur në rrugët e Tiranës, pasi Denisi ishte përfshirë edhe herë të tjera në sulme të tilla ndaj vajzave. Motrat Ruko mbajtën një fjalë para gazetarëve ku thanë se edhe pse kishte 8 kallëzime penale ndaj…

Lexo më Shumë

Rreth 400 mijë pula kanë ngordhur në Shqipëri si pasojë e gripit të shpendëve. Fatmirëisht, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Në një konferencë për mediat, Zv/ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci deklaroi se nuk ka vatra të reja infeksioni ndërkohë që po vazhdon monitorimi mbi situatën epidemiologjike të shfaqjes së influencës aviare me qëllim marrjen e masave kufizuese për importin në vend. Ajo theksoi se konsumatori nuk rrezikohet nga konsumimi i mishit apo vezëve të gatuara me me temperature më të larta se 70 gradë Celsius siç është edhe procedura normale e gatimit. Gjeci…

Lexo më Shumë

Dy personat që mbetën të plagosur nga zjarri në komisariatin e policisë numër 5 në Kamëz po përballen me asfiksi dhe djegie. 62-vjeçari Dilaver Idrizi, i cili ishte arrestuar pasi hodhi partneren e tij nga ballkoni i katit të tretë ndodhet në spitalin e djegie plastikës ku fillimisht është këqyrur shkalla e djegies, raporton “BalkanËeb”. Përsa i përket efektivit të policisë Hajredin Boja, i cili ndërhyri pas shpërthimit të flakëve për të nxjerrë dy të ndaluarit që ndodheshin në Komisariat ndodhet në toksikologji për trajtim. Nga zjarri humbi jetën 26-vjeçari Arben Mici, i arrestuar për dhunë në familje.

Lexo më Shumë

Nga kjo e dielë e 27 marsit është rikthyer sërish ora verore. Akrepat shkuan 60 minuta përpara në 2:00 të natës, duke bërë që ata të cilët duhet të ishin në punë këtë mëngjes, të kenë humbur një orë gjumë. Një studim i kryer në vitin 2020 zbuloi se humbja e një ore gjumi për shkak të ndërrimit të orës, rrit numrin e personave që kanë nevojë për shtrim në spital për shkak të një gjendje serioze të ritmit të zemrës të njohur si fibrilacion atrial. Gjendja shkakton rreth 16,000 goditje në vit, shkruan DailyMail. Shkencëtarët kanë frikë se humbja e…

Lexo më Shumë

Albina dhe Mirela Ruko janë dy vajzat e radhës që kanë pre e dhunës së Denisit, i riu 30-vjeçar që ishte kthyer në tmerr për të rejat në kryeqytet duke i sulmuar fizikisht pa asnjë shkak në mes të rrugës. Vetë vajzat kanë bërë një reagim në rrjetet sociale duke denoncuar dhunën ndërsa thonë se pasi janë sulmuar për herë të parë, janë drejtuar për në komisariat për të denoncuar por i riu u ka bërë pritë për herë të dytë. “Sot rreth orës 13:00, një person i panjohur më sulmoi pa arsye mua dhe motrën time. Ne dolëm për të…

Lexo më Shumë

Një zjarr, që i mori jetën një të riu dhe i shkaktoi lëndime një tjetri ka rënë mbrëmjen e djeshme në ambientet e paraburgimit në komisariatin numër 5 në Kamëz.  Arben Mici, 26 vjeç i arrestuar për dhunë ndaj nënës së tij, ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme për shkak të flakëve. Në një intervistë për ABC, babai dhe daja i viktimës shprehen të tronditur për ngjarjen e rëndë. Ahmeti, i ati i 26 vjeçarit të ndjerë, me sytë e përlotur thotë se ditën e sotme do të shkonte t’i cconte rroba në komisariat të birit, por mbrëmë trokitën në…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar me iniciale D.T., pasi një ditë më parë në rrugën e Bogdanëve rrahu me grushte dy vajza pa asnjë arsye teksa ato po ecin në trotuar. Dhuna e filmuar u publikua në rrjetet sociale, ndërsa mësohet se ky ishte një rast i përsëritur i dhunës që 30-vjeçari shkaktonte ndaj vajzave në rrugë veçanërisht në zonën e Myslym Shyrit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të…

Lexo më Shumë

Dilaver Idrizi është njëri nga personat përgjegjës për zjarrin në komisariatin e Kamzës mbrëmjen e djeshme, për shkak të të cilit humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër. Në bashkëpunim me Arben Micin, të riun që ndërroi jetë për shkak të plagëve Idrizi i ka vënë flakën ambientit të policis, sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore në Tiranë. Ata kishin mjete ndezëse dhe kanë shkaktuar zjarrin i cili më pas është përhapur në pjesën tjetër të godinës, duke i marrë jetën njërit prej tyre dhe duke lënë të lënduar dy persona të tjerë. Arrestohen oficerët e sigurisë në lidhje…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Para dy viteve, Maqedonia e Veriut u anëtarësua në NATO. Në kushte të jashtëzakonshme, kur bota ballafaqohej me pandeminë e coronavirusit, ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Uashington iu dorëzua dokumenti origjinal i ratifikimit të Protokollit të Prespës për anëtarësim nga ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker. Data 27 mars u shënua si datë historike, ndërsa urime erdhën nga shumë politikanë të huaj duke përfshirë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, sekretarin shtetëror Mike Pomppeo, kryetaren e KE-së, Ursula von der Leyen. Më 30 mars 2020, flamuri i Maqedonisë u ngrit para…

Lexo më Shumë