Dilaver Idrizi është njëri nga personat përgjegjës për zjarrin në komisariatin e Kamzës mbrëmjen e djeshme, për shkak të të cilit humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër.
Në bashkëpunim me Arben Micin, të riun që ndërroi jetë për shkak të plagëve Idrizi i ka vënë flakën ambientit të policis, sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore në Tiranë.
Ata kishin mjete ndezëse dhe kanë shkaktuar zjarrin i cili më pas është përhapur në pjesën tjetër të godinës, duke i marrë jetën njërit prej tyre dhe duke lënë të lënduar dy persona të tjerë.
Arrestohen oficerët e sigurisë në lidhje me ngjarjen
Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy oficerë sigurie F. I., 64 vjeç dhe H. B., 64 vjeç, si të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mosdhënia e ndihmës”
Ndërsa janë vënë nën hetim L. M., 64 vjeç, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë për personat e ndaluar dhe Y. Ç., 44 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë.
Komisariatit i vihet flaka, lëndohen të ndaluarit
Në kohën e ngjarjes, Gazeta Shqiptare raportoi se ka rezultuar fatal zjarri i rënë në komisariantin numër 5 të Kamzës teksa shtetasi A.M ka humbur jetën në spital si pasojë e asfiksimit. Sipas njoftimit të publikuar nga policia, ky shtetas ishte i ndaluar dhe po qëndronte në qelitë e paraburgimit.
Ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet D.I i cili gjithashtu ka qenë i ndaluar. Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se i plagosur ka mbetur edhe efektivi i policisë, shtetasi H.B. Të dy këta persona po marrin trajtimin e duhur nga mjekët e spitalit.
Një rrëfim tronditës vjen sot në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’. Bëhet fjalë për Valbona Hysenin, e cila u rrëzua dje nga ballkoni pikërisht nga bashkëjetuesi i saj, pasi e kishte dhunuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kamëz dje.
Bashkëjetuesi e hodhi nga ballkoni rrëfimi i gruas nga spitali: Më tha mos trego se do të vras!
Një rrëfim tronditës në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’! Bëhet fjalë për Valbona Hysenin, e cila u rrëzua dje nga ballkoni pikërisht nga bashkëjetuesi i saj, pasi e kishte dhunuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kamëz. Në një rrëfim ekskluziv për emisionin e gazetares Evis Ahmeti, gruaja, e cila dergjej në një shtrat spitali dhe rënkonte vazhdimisht, tregoi se partneri i saj e kishte kërcënuar që mos të tregonte për ngjarjen.
Për ngjarjen në fjalë akuzohet Dilaver Idrizi. Gruaja, e cila dergjej në një shtrat spitali dhe rënkonte vazhdimisht, tregoi se partneri i saj e kishte kërcënuar që mos të tregonte për ngjarjen.
“Mos trego, thuaj jam varur te telat e ballkonit, dhe më ra tensioni. S’më linte, aty rrite te koka. Thoshte; mos ju trego njerëzve, se do të vras. S’më linte t’i tregoja askujt. Tani e mësuan. Kërcënoi vëllain tim. I thash mos më kërcëno vëllain. Aty nisi, i thash që do të denoncoj, s’duroj dot më. Reagoi dhe tha; ja tregove njerëzve të tu?! Mirë bërë, se do të gjejnë burrë tjetër. Dilaveri më ka dhunuar 15 vite rresht”, tha gruaja.



