Dy personat që mbetën të plagosur nga zjarri në komisariatin e policisë numër 5 në Kamëz po përballen me asfiksi dhe djegie.
62-vjeçari Dilaver Idrizi, i cili ishte arrestuar pasi hodhi partneren e tij nga ballkoni i katit të tretë ndodhet në spitalin e djegie plastikës ku fillimisht është këqyrur shkalla e djegies, raporton “BalkanËeb”.
Përsa i përket efektivit të policisë Hajredin Boja, i cili ndërhyri pas shpërthimit të flakëve për të nxjerrë dy të ndaluarit që ndodheshin në Komisariat ndodhet në toksikologji për trajtim.
Nga zjarri humbi jetën 26-vjeçari Arben Mici, i arrestuar për dhunë në familje.



