Një telefonatë se po qëllonin me armë në Grudë të Re i ka hedhur efektivët në veprim, por me sa duket ka qenë një alarm i rrëmë.
Pak orë pas marrje së telefonatës që denonconte ngjarjen, policia ka sqaruar se asgjë nuk ka ndodhur. Me anë të një njoftimi, uniformat blu njoftojnë se nuk ka patur të shtëna.
Njoftimi:
Paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës u raportua për të shtëna me armë. Lidhur me këtë ngjarje policia e Shkodrës sqaron se në fshatin Grudë e Re, Shkodër, nuk ka patur të shtëna.
Nga strukturat policore të Komisariatit të Policisë Shkodër janë kryer të gjitha verifikimet. Gjatë kontrollit të zonës në fshatin Grudë e Re nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo provë tjetër materiale që tregon se ka patur të shtëna me armë, banorët e zonës përreth kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë dhe në Spitalin Rajonal Shkodër nuk ka shkuar asnjë person i dëmtuar.
Në përfundim të këtyre veprimeve hetimore paraprake rezulton se telefonata është e rremë.



