LUSHNJË- Një aksident tragjik ka ndodhur në fashtin Stan Karbunarë në Lushnjë. I riu 31-vjeçar me mjetin tip “Benz” ka përplasur për vdekje 50-vjeçarin me motoçikletë.
31-vjeçari me iniciale A.V. banues në Berat ka qenë duke drejtuar “Benz”-in kur është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga T. Z., 50 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



