LEXO EDHE:
Enti Shtetëror i Statistikës sot do t’i publikojë të dhënat nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, 2021, i cili është realizuar nga 5 deri më 30 shtator 2021.
Në këtë ngjarje, siç është paralajmëruar, do të drejtohen drejtori i Entit shtetëror të statistikës, Apostol Simovski, zëvendësdrejtori Ilmi Selami dhe eksperti ndërkombëtar nga Sllovenia, Danilo Dolenc.
Ngjarja do të ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë do të ndahen falënderime për institucionet që kontribuan në realizimin e Regjistrimit 2021 dhe në pjesën e dytë do të publikohen të dhënat nga Regjistrimi.
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, dje në intervistë për AIM, tha se përkundër të gjitha sfidave, regjistrimi është një prezantim tërësor, i saktë dhe preciz i shoqërisë sonë.