TIRANË- Një aksident i rëndë u regjistrua apsditen e sotme në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës. Makina tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në tunel. Si pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit i cili është trasportuar në urgjencën spitalore.
Gazeta Shqiptare solli ekskluzivisht edhe videon e aksidentit të rëndë ku tregohej qartë i lënduari teksa merrej me barrelë nga punonjësit e ambulancës.
Deri më tani, ende nuk ka detaje se kush ishte personi i lënduar apo të shkaqeve që çuan në këtë ngjarje.
Gazeta Shqiptare sjell edhe pamjet ekskluzive nga vendgjarja:
DINAMIKA E AKSIDENTIT (VIDEO):
EKSKLUZIVE/ Aksident i rëndë në hyrje të Liqenit Artificial Tiranë, automjeti bie nga ura (VIDEO)



