Author: almakos

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rendë që ndodhi një ditë më parë në Kallmet të Lezhës ku mbeti i plagosur zyrtari lokal Besnik Simoni dhe shtetasi Altin Marku. Raportohet se mes kreut të Njesise Administrative, Besnik Simoni dhe 41-vjeçarit ka pasur shkëmbim zjarri jashtë zyrës së zyrtarit. Blutë informojnë se Besnik Simoni është arrestuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në ngjarje janë përdorur dy armë, por deri tani është gjetur vetëm njëra prej tyre. Ndërsa Altin Marku u arrestua disa orë pas ngjarjes. Ai u arratis pasi qëlloi me 3 plumba…

Lexo më Shumë

Një aksion policor është regjistruar në Kurbin të Lezhës ku një 47-vjeçar e kishte kthyer banesën e tij në një “shtëpi bari”. Forcat policore nëpërmjet operacionit “Heat”, mundësuan mësymjen në banesën e autorit me iniciale L.N., banues në fshatin Shpërdhet. Nga ky operacion, janë sekuestruar pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave ndërsa autori është vënë në pranga. Gjatë kontrollit, në banesën e 47-vjeçarit janë  konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji,…

Lexo më Shumë

Në orët e para të mëngjesit të së premtes së 1 prillit, Policia e Shtetit nisi një operacion të gjerë antidrogë, i cili çoi në kapjen e nëntë personave përgjegjës për krime droge në garë. Aktiviteti i kërkimit dhe kapjes përfshinte përdorimin e mbi 60 burrave dhe u zhvillua në bashkëpunim me kolegët e skuadrave lëvizëse të Venecias, Padovës, Treviso, Pavia dhe Rovigo, në rrethet e të cilave aktualisht banojnë disa nga të arrestuarit. Policia ka kryer edhe disa dekrete kontrolli të Prokurorisë Publike të Triestes ndaj personave që konsiderohen të afërt me grupin kriminal. Operacioni në tërësi bëri të…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gjuha maqedonase dhe identiteti nuk negociohen me Bullgarinë, dhe Kushtetuta lejon që të drejtat individuale të ushtrohen kolektivisht, tha në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, kryeministri Dimitar Kovaçevski. I pyetur nëse vendi merr një zgjidhje të qartë për gjuhën, dhe Bullgaria premtim për ndryshim të Kushtetutës duke futur bullgarët deri në hapjen e grupit të parë, është një bazë e mirë për kompromis, Kovaçevski thotë: “Gjuha dhe identiteti i popullit maqedonas, nga çdo aspekt, as nuk është i negociueshëm, dhe as nuk do të jetë objekt i negociatave. Qytetarët në atë pjesë mund…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, të dhënat kryesore nga regjistrimi i popullsisë, janë të dhënat që tregojnë rënie të numrit të popullsisë në vend. Siç tha ai në paraqitjen sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, një trend i tillë ishte i përbashkët për të gjitha vendet e Ballkanit. “Nëse shikojmë të dhënat e regjistrimit në Serbi dhe Bullgari etj; ka një rënie të numrit të popullsisë dhe për këtë arsye ky regjistrim është i rëndësishëm, për të krijuar politika ekonomike që do të kthehen në kapitalin njerëzor, dhe do të hapin mundësi të reja, veçanërisht për të rinjtë”,…

Lexo më Shumë

Gazeta Shqiptare ju sjell pamje nga aksi rrugor Elbasan-Librazhd, i cili ka qenë i bllokuar prej afro 3 orësh. Në video shihen qartë automojete të ndaluara, pasi e kishin të pamundur ecjen e tyre. Nga ana tjetër, përmbytjet kanë rrezikuar jetën e banorëve, të cilët jetojnë pranë perroit të Muzhaqeve. Deri më tani, fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Më herët, segmenti Elbasan-Librazhd është bllokuar nga të dyja anët nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali, për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Duke marrë parasysh këtë situatë, policia u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në drejtimin e mjeteve,…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Presidentët Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, përkundër njoftimit, ende nuk janë ulur në tryezë të përbashkët. Pendarovski tha në fund të janarit se do të vizitojë Sofjen për “jo më shumë se një muaj”, duke shtuar se qëndrimi i tij ishte se presidentët duhet të japin një kontribut pozitiv në përfundimin e procesit të negociatave me sukses sepse është në interes strategjik të të dyja vendeve. “Vizita e presidentit Pendarvoski në Sofje është shtyrë në koordinim me palën bullgare”, thanë për Alsat nga kabineti i presidentit. Nga Villa Vodno theksojnë se plani për takim në të ardhmen ka…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 37-vjeçar. Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima ishte banor në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmë” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i Policisë: Mallakastër/Informacion paraprak Sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç,…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, Qendra mediatike Faktoje.al publikoi sot një monitorim mbi 260 deklarata e premtime të zyrtarëve të lartë gjatë 15 muajve të fundit, nga të cilat vetëm 25 prej tyre janë të vërteta e të përmbushura. Mediat dhe publiku shqiptar vuajnë nga mungesa e transparencës së institucioneve shtetërore, dhe kanë paraqitur mbi 1 mijë ankesa vitin e fundit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Qendra mediatike Faktoje.al publikoi, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, monitorimin e mbi 260 deklarata dhe premtime të zyrtarëve të lartë në 15 muaj, nga doli se vetëm 10 për qind e…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Në vendbanimin Përzhino të Shkupit në Kisella Vodë, sot pasdite ka rënë zjarr në një barakë të braktisur, përkatësisht në një ish-shkollë fillore. Nuk dihen ende arsyet e zjarrit. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomevski ka konfirmuar për MPB-në se në terren janë duke intervenuar tre makina zjarrfikëse. Përveç zjarrfikësve, në terren ndodhen edhe ekipet e policisë. Tomevski shtoi se nuk ka rrezik nga përhapja e zjarrit dhe se janë në përfundim të stabilizimit të zjarrit. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kontrolle të dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e perëonave që cënojnë sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës dhe krijojnë pengesa në qarkullim, janë ndërmarrë nga Policia Rrugore e Tiranës. Përmes një njoftimi për mediat, policia informoi se gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative veçanërisht ata shoferë që nuk ndalojnë në vijat e bardha kur janë duke kaluar këmbësorët. Njoftimi i Policisë: Tiranë Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, atyre që cënojnë sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës, që krijojnë pengesa në qarkullim, •Gjatë…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut mirëpret regjistrimin e kryer me sukses, të cilin Enti Shtetëror i Statistikës, si bartës i autorizuar i anketave statistikore, e ka realizuar duke përdorur mjetet dhe teknologjitë më moderne, në përputhje me standardet dhe kriteret ndërkombëtare të Eurostat-it. “Në atë proces Ministria e Punëve të Jashtme dha kontributin e saj në pjesën e regjistrimit të popullsisë jorezidente të Maqedonisë së Veriut në diasporë, për çka shprehim kënaqësi të veçantë. Regjistrimi i kryer me sukses është i një rëndësie të madhe për shumë segmente të funksionimit të shtetit…

Lexo më Shumë