Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 37-vjeçar.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima ishte banor në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmë” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Mallakastër/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



