Kontrolle të dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e perëonave që cënojnë sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës dhe krijojnë pengesa në qarkullim, janë ndërmarrë nga Policia Rrugore e Tiranës.
Përmes një njoftimi për mediat, policia informoi se gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative veçanërisht ata shoferë që nuk ndalojnë në vijat e bardha kur janë duke kaluar këmbësorët.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, atyre që cënojnë sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës, që krijojnë pengesa në qarkullim,
•Gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative vecanërisht :
•Drejtues mjetesh të cilët nuk zbatojnë detyrimin për të ndaluar në vijat e bardha në kundërshtim të ligjit numër 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i ndryshuar neni 189 paragrafi 1.
•Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë kontrollet e dedikuara, për të bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e qarkullimit rrugor, duke rritur në maksimum parametrat e sigurisë rrugore.
•Gjithashtu fton të gjithë qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.



