LEXO EDHE: Pushteti dhe opozita sërish me akuza të ndërsjella, për temën se kush kujdeset më shumë për qytetarët në kohë krize. LSDM-ja në pushtet e vlerësoi Qeverinë se në kohë krize globale, kur çmimi dhe kërkesa për prodhime bujqësore janë në nivele të larta, e përkrah bujqësinë vendore. Aplikohet fondi intervenues për bujqësi në vlerë prej 250 milionë denarëve. Mirëpo, VMRO-DPMNE ka reaguar se në buxhetin e këtij viti LSDM nuk ka paraparë para për një fond të tillë intervenues, por është amendament i deputetëve të VMRO-së dhe koalicionit. Me të kërkuan 600 milionë denarë shtesë, por në procedurë…
Author: almakos
Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë lehtësimin e kapsllëkut, sigurimin e shpejtë të energjisë, parandalimin e verbërisë, kontrollin e niveleve të kolesterolit dhe ndihmën në kontrollin e presionit të gjakut. Përfitimet e tjera përfshijnë ruajtjen e mikrobiomës së shëndetshme të zorrëve, zvogëlimin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë, mbështetjen e një shtatzënie të shëndetshme, ngadalësimin e procesit të plakjes dhe rritjen e dëshirës seksuale. Hurmat janë gjithashtu të dobishme për një shtim të shëndetshëm në peshë. Ato janë të pasura me disa vitamina, fibra dhe minerale. Këto fruta të shijshme përmbajnë gjithashtu vaj, kalcium, hekur, kalium, squfur, fosfor, bakër,…
Edhe në Sarandë do të mbahet “Dita pa makina”, në kuadër të nismës së qeverisë për të kursyer karburant si pasojë mungesës potenciale të hidrokarbureve dhe krizës së rritjes së çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Bashkia Sarandë njofton se janë marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private në disa akse rrugore, përveç emergjencave, Lista e rrugëve që do të bllokohen për mabrëvajtjen e nismës më poshtë: Njoftimi i Bashkisë Sarandë Bashkia Sarandë me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit♻️, ditën e dielë, më datë 3 prill, i…
LEXO EDHE: Gazetar: Miki Trajçevski Një varkë e vendosur në vendbanimin Lagadin, në bregun e liqenit të Ohrit prej kohësh ka qenë shtëpia e një qytetari të moshuar, shkruan Alsat. Duke mos pasur ku të jetonte, ai gjeti strehë nga të ftohtit dhe shiu nën këtë varkë. Për shkak të problemeve shëndetësore dhe thyerjes së këmbës ai sot nuk mundi të dalë nga varka. Na tha se nuk kishte ushqim, ilaçe dhe se pi ujë nga liqeni. I pastrehi: Nuk kam para, më kanë humbur të gjitha dokumentet. Më është thyer këmba. Ma fotografo këmbën. Bëj foto. Gazetar: A jeton…
Ky është momenti kur ish-deputeti i PS, Alqi Bllako ka dalë nga ambientet e GJKKO-së dhe iu është drejtuar qelisë. Me pranga në duar, kokën lart dhe i rrethuar nga efektivët që e ruajnë, ai futet në furgonin e policisë. GJKKO dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-deputetit socialist, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Në videon e siguruar nga Panorama.al tregohet momenti i prangosjes së ish-deputetit, Alqi Bllako.
LEXO EDHE: Gazetare: Evi Shkopi Besimtarët myslimanë sot kanë nisur agjërimin në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Efektet pozitive të agjërimit i ka studiuar edhe shkenca, shkruan Alsat. Megjithatë mjekja Ankica Stanoevska, specialiste e mjekësisë familjarë, thotë se pavarësisht përfitimeve të shumta nga mos konsumimi i ushqimit, vaktet e yndyrshme gjatë iftarit mund të përkeqësojnë shëndetin e agjëruesit. Mjekja Stanoevska trajton më gjerësisht këtë çështje në emisionin “Pasqyra e Shëndetit” që transmetohet të dielën në 16:35. “Agjërimi është i shëndetshëm, megjithatë ajo që ndodh tek pacientët tanë dhe gabimet bazike është se pas një agjërimi pacientët konsumojnë vakte…
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, myslimanët agjërojnë çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje një muaj të tërë. Këtu do të paraqiten disa informacione interesante në lidhje me atë që ndodh në trupin e agjëruesit gjatë këtyre 30 ditëve të Ramazanit. Ndryshimi në Fazën 1 (Dita 1, Dita 2) Në ditën e parë të agjërimit, niveli i sheqerit në gjak bie. Zemra ngadalëson rrahjet dhe tensioni i gjakut bie. Glykogjeni është tërhequr nga muskujt duke shkaktuar disa dobësi. Vala e parë e pastrimit është zakonisht më e keqja. Dhimbje koke, të vjella, fryma e keqe dhe gjuha me një…
Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot ku në afërsi të rrugës së Shëngjinit, janë përplasur tri automjete. Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare, mësohet se, 3 automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas me trafik ndarësen e një karburanti. Nga videot e siguruara, tregohet se ka dëme të shumta materiale ndërsa nuk raportohet për viktima. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti të trefishtë.
LEXO EDHE: Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas hetimit prej disa muajve, është shpërbërë një grup kriminal nga rajoni i Shkupit. Policia njofton se grupi ka shitur substanca narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë. “Në të gjithë periudhën e hetimit janë ndaluar gjithsej 13 persona ndërsa është gjetur kokainë dhe marihuanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë. MPB njofton se vetëm gjatë ditës së djeshme policia ka kryer bastisje në gjashtë lokacione në Shkup, Haraçinë dhe Radushë pas çka janë arrestuar dy persona. “Janë kryer kontrolle në gjashtë lokacione në Shkup, Haraçinë dhe Radushë, gjatë të cilave…
Lihet në burg ish-deputeti i PS Alqi Bllako. Gjykata e Krimeve kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mos e ndryshojë masën e arrestit për ish deputetin socialist. Sipas GJKKO, Bllako është i dyshuar per kryerjen e veprave penale “shperdorim detyre” ne bashkepunim dhe “korrupsion pasiv i funksionareve te larte shteterore ose i te zgjedhurve vendore”.
Ish-deputeti socialist Alqi Bllakon, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët në Fier, ka dalë sot përpara trupit gjykues. Në seancën me dyer të mbyllura, Alqi Bllako i ka kërkuar sot gjykatës lehtësim të masës arrest me burg, por gjykata ka vendosur ta lërë në burg. Paraditen e kësaj të shtunë në Tiranë, Irena Gjoka do të vlerësojë masën e arrestit me burg ndaj ish-deputetit. Për çfarë akuzohet nga Prokuroria Alqi Bllako: Alqi Bllako, akuzohet nga Prokuroria për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”. Ai dyshohet se…
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Divjakë ku një 54-vjeçare ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit. Sipas burimeve të policisë, 54-vjeçarja me iniciale, E.Z., banuese në Ferras, i ka kanosur jetën burrit të saj si dhe ka ushtruar dhunë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë 54-vjeçaren në banesën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale Njoftimi i policisë: Divjakë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë,…

