Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mesditën e sotme hapjen e sallës VIP për udhëtarët në aeroportin “Nënë Tereza”. Rama shprehet se kjo është një hapësirë e bukur ku po punohet detajet e fundit dhe kërkohen djem dhe vajza punëtorë me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart. Postimi i Ramës në Facebook: “Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart,…
Author: almakos
Një aksident i rëndë është regjistruar disa minuta më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në fshatin Kafaraj. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. Xh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 75 vjeç, e për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.
Një grup qytetarësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Vlorë ka protestuar këtë të diel kundër projektit të sheshit të flamurit në qytet. Protesta është thirrur nga shoqëria civile të cilët kanë kërkuar transparencë për këtë projekt. Nuk kanë munguar në protestë edhe qytetarë nga qytete të tjera të vendit kundër tjetërsimit që sipas tyre po i bëhet sheshit historik të flamurit. Sipas qytetarëve, projekti në këtë shesh po rrënon historinë në një shesh që i përket jo vetëm Vlorës por edhe gjithë shqiptarëve kudo ku janë. Në protestë është kërkuar transparencë mbi projektin dhe fondet e investimit në këtë…
LEXO EDHE: Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.04.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjobitur automjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka janë gjobitur 188 shoferë. “Prej tyre, 10 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 91 drejtues automjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 97 në vend të banuar”. Nga MPB apelojnë tek…
Për një muaj 119 çifte i dhan fund martesës në Kosovë, këta janë faktorët sipas psikologëve. Vetëm gjatë muajit janar të këtij vitit, në Kosovë kanë ndodhur 119 raste të shkurorëzimeve. Për këtë numër kaq të madh të ndarjeve po ndikojnë shumë faktorë, thonë psikolog e sociolog në vend. Psikologu Ilir Havolli ka thënë se faktorët psikologjik, psikofiziologjik, social dhe socio kulturorë, ndikojnë në rritjen e numrit të shkurorëzimeve, ku sipas tij, me eliminimin e këtyre mund të mënjanohet fenomeni i shkurorëzimit. “Duke pasur parasysh numrin shumë të madh kohëve të fundit të shkurorëzimeve që po ndodhin në Kosovë, janë…
Kanë mbërritur sot paradite në ambientet e Gjykatës së Elbasanit mjekët e spitalit të Fierit që pak ditë më parë mjekuan Nuredin Dumanit pas atentatit në Papër. Mësohet se, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar caktimin e masës arrest me burg për dy mjekët Ermal Gjeço dhe Julian Malaj. Ata u arrestuan nga policia pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit i cili braktisi mjetin tip BMW pak metra larg vendit ku ndodhi atentati dhe u arratis drejt Fierit Atje ai u ndihmua nga dy mjekët në fjalë të cilët i dhanë ndihmën e parë mjekësore duke mos njoftuar policinë.
Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar një 34-vjeçar i identifikuar si Bledar Goguja. Arrestimi i tij u bë gjatë kontrolleve të shumta të shtuara në Elbasan edhe pas ngjarjes së javës së shkuar ku mbeti i plagosur në një atentat i shumë kërkuari Nuredin Dumani, ngjarje për të cilën nuk ka ende zyrtarisht një autor. Sipas policisë gjatë kontrolleve është konstatuar 34-vjeçari, i cili në momentin kur ka parë se po ndiqej nga policia ka hedhur armën dhe ka tentuar t’ia mbathë. Por, ai është kapur pas disa minutash ndjekje. Tashmë policia po vijon hetimet për të mësuar nëse…
LEXO EDHE: Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në kushtet e krizës më të madhe, mori masa me kohë dhe efektive në vlerë prej 400 milionë eurosh për mbrojtjen e standardit ekonomik të qytetarëve, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Kemi ulur TVSH-në për produktet bazë nga pesë në zero përqind. Po të mos ishte ai reduktim, qytetarët do të paguanin mesatarisht 1.500 denarë më shumë çdo muaj. Hoqëm detyrimet doganore për importin e ushqimeve bazë. Kemi ulur akcizën për karburantet dhe kemi ulur TVSH-në e energjisë nga 18 në 10%. Pa këtë ulje, çdo qytetar do të kishte paguar 300 denarë…
Prokuroria e Fierit ka kërkuar E pasurive të Vangjel Zijaj allias Arben Gropa, vlera e të cilës shkon deri në 800 mijë euro. Prokuroria thotë se Gropa ka ndërtuar një pallat 6-katësh që nuk e justifikon me pasuri të ligjshme. Vlera e pallatit është 800 mijë euro dhe apartamentet i janë shitur të tretëve. Ndaj, Prokuroria kërkon sekuestrim të pasurive të tjera me vlerë ekuivalente. Organi i akuzës ka kërkuar gjithashtu sekuestrimin e automjetit të Gropës si dhe një prone 147 m² në pronësi të Romerto Gropa, i dënuar bashkë me Vangjel Zijaj (Arben Gropa). NJOFTIMI I PROKURORISË SË FIERIT: Të…
Policia e Tiranës njofton se ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një 16-vjeçari, i cili ishte kthyer në ‘tmerrin’ e bizneseve në kryeqytet, pasi akuzohet se ka kryer një sërë grabitjesh në kohë të ndryshme. I maskuar me kapuç, për t’iu shmangur identifikimit të kamerave të subjekteve, 16-vjeçari kryente vjedhje në biznese të ndryshme, ndërsa është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “The last”, kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë. Njoftimi i Policisë së Tiranës: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fushë – Krujë – Tiranë, ku një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, e për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona, me të cilëve edhe dy të mitur. Shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë kanë bërë që automjeti të dalë nga rruga e të përplaset me betonat e kanalit. Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona një grua bashkë me dy fëmijë e saj te mitur 5-6 vjeç, një e moshuar dhe një djalë i ri, të cilët janë…
Koloneli Dritan Demiraj, ish-komandanti i Forcave të Speciale, njëherësh ish-ministër i Brendshëm, ka bërë një analizë për luftën Rusi-Ukrainë. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Demiraj ka analizuar këto ditë të vështira të luftës, ndërsa shton se beteja tregoi forcën e madhe të rezistencës së Ukrainës. Mes të tjerash si nënvizon rëndësinë dhe arsyet se pse i duhen Shqipërisë dhe Kosovës dronet turke Bayraktar. ANALIZA E DRITAN DEMIRAJ/ USHTRIA E PUTINIT DREJT DËSHTIMIT TË TURPSHËM! Ndërkohë që kemi hyrë në javën e gjashtë të përpjekjes së dështuar të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, mendoj se duhen analizuar shkaqet, rrethanat…

