Një aksident i rëndë është regjistruar disa minuta më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në fshatin Kafaraj.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. Xh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 75 vjeç, e për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.



