Author: almakos

61 vjeçari Jani Kallanxhi i cili u ndalua të premten e javës që kaloi me akuzën e ngacmimit seksual të vajzës së tij të mitur 8 vjeçare është lënë në masën e sigurisë arrest me burg për babain abuzues, nga gjykata që ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë dhe vleftësimin e ligjshmërisë së arrestit  61 vjeçari ka mohuar akuzat para gjykatës. Ai është shprehur se nuk i ka bërë asgjë vajzës dhe nuk e ka ngacmuar. Unë jam kujdesur për vajzën time pasi bashkëshorten e kam të sëmure, mësohet të jete shprehur 61…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojnë takimin rreth pagës së mësimdhënësve. Greva e paralajmëruar e SASHK në shkolla dhe çerdhe pritet të fillojë më 11 prill, ndërsa kërkesat e kësaj sindikate janë rritja për 18.5% e pagave për mësimdhënësit dhe punonjëset në çerdhe duke nisur nga paga e muajit mars. Nga ana tjetër, kompetentët theksojnë se nuk mund të sigurojnë mjete financiare me një rritje të tillë të pagave dhe se një rritje e tillë do të nxisë inflacion.

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga një 24-vjeçar në qytetin e Dimalit, ndërsa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për një 29-vjeçar, të cilët ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike me doza të vogla në këtë qytet dhe zonat përreth. Kështu në pranga ka rënë F. M., 24 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. M., 29 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Përfundoi karvani për vaksinim kundër Kovid-19 që u realizua gjatë dy javëve të kaluara. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se gati 41,2 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza, ndërsa vetëm shtatë për qind me dozën e tretë përforcuese, por me karvanin pritet që ai numër të rritet. Karvani filloi më 21 mars nga Shuto Orizari dhe përfundoi në Strugë. Janë vizituar rreth 14 zona urbane dhe rurale në të gjithë vendin. Qytetarët patën mundësinë të vaksinohen kundër Covid-19, por edhe të informohen për vaksinimin dhe përfitimet e tij.

Lexo më Shumë

Kryeqytetit u trondit gjatë orëve të vona të së dielës pasi një atentat ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë – Durrës pranë mbikalimit të Rinasit. Iljaz Çali, është ekzekutuar me një breshëri plumbash teksa ishte duke drejtuar automjetin në pronësi të shtetasit me iniciale H.Xh nga Fushë –Kruja. Nga verifikimet e grupit hetimor raportohet se makina ishte marrë me qira nga viktima Iljaz Çali. Pas ekzekutimit të të riut, mjeti me të cilin lëvizte ka ecur pa kontroll për disa metra dhe më pas ka përfunduar anës rrugës. Fillimisht u dyshua për aksident, por kur policia pa gëzhojat në vendin…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, sot do të marrin pjesë në tribunën me rastin e Ditës së NATO-s, të cilën tradicionalisht çdo vit e organizon Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë së Veriut. Në ngjarje video-fjalim do të mbajnë edhe Karmen Romero, zëvendësndihmës sekretar i përgjithshëm për diplomaci publike të NATO-s,si dhe ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërnz. Tribuna me rastin e “Ditës së NATO-s -4 Prilli” është aktivitet tradicional i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, i cili krahas shënimit të përvjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit dhe formimit të NATO-s,…

Lexo më Shumë

Deri në vitet 2000 ishte një personazh i panjohur por sot ai sundon Serbinë. Aleksandar Vuçiç nga sot do të jetë Presidenti i Serbisë edhe për një mandat tjetër 5 vjeçar. Ai njihet për shkathtësi në dialogim – sepse nuk mund të jesh i shkathtë në dialogim me një fjalor aq të kufizuar –por, presidenti serb, aktualisht është në momentin e tij më të mirë Vuçiç ishte lideri i preferuar i kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila nuk kishte ngurruar ta mbështeste edhe në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Serbi mandatin e kaluar. Ato zgjedhje i kishte fituar edhe më…

Lexo më Shumë

Një atentat me armë është bërë mbrëmjen e së dielës në aksin Tiranë-Durrës përballë DHL-së, ku viktimë ka mbetur Iliaz Çali. Viktima është qëlluar ndërsa lëvizte me një mjet “Land Rover”. Targat e mjetit me të cilat ai lëvizte janë AB 998 AS, i cili ishte shitur nga Hekuran Xhixha në një pikë ku jepen mjete me qira. Iliaz Çali nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në 2 korrik të vitit 2016-të pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit, forcat policore duke ushtruar kontroll në të gjitha banesat, gjatë kontrollit rastësor në kërkim të pistave që…

Lexo më Shumë

Qyteti i Tiranës është tronditur sërish në fundjavë nga një tjetër atentat që ka lënë pas një viktimë një 35-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ku është qëlluar ndaj një mjeti tip “Land Rover” dhe duke e lënë të vdekur drejtuesin e tij. Mjeti tip “Land Rover” është marrë me qira në një biznes që jepte makina me qira, ndërsa viktima është identifikuar si Jurgen Çali. “Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi…

Lexo më Shumë

Mbetet ende i paidentifikuar personi që u qëllua për vdekje mbrëmjen e sotme pranë kthesës së Rinasit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrrës. Policia njoftoi se mjeti në të cilin ishte qëlluar viktima ishte një Land Rover, ndërsa Opinion.al mëson se makina kishte targat AB 998 AS dhe ishte në pronësi të Hekuran Xhixha. Ndërkohë, viktima nuk kishte dokument identifikimi dhe ende nuk ka të dhëna për emrin e tij.

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Kryeministri Dimitar Kovaçevski me rastin e 73-vjetorit të NATO-s ka shpërndarë pamje nga godinat e Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat janë ndriçuar me ngjyrë të kaltër. Kovaçevski thotë se forca e Aleancës qëndron në unitetin e vendeve anëtare. “Sonte godina e Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Jashtme ndriçojnë me ngjyrat e NATO-s. 4 prilli është Dita e NATO-s, kur të gjithë aleatët janë të bashkuar më shumë se kurrë. Jemi para sfidave të reja gjeopolitike në një kohë kur në kontinentin evropian jemi dëshmitarë të agresionin ushtarak që po…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen e civilëve në Ukrainë nga forcat ruse. Me anë të një postimi në rrejtët sociale, kreu i qeverisë shqiptare thotë se këto krime nuk justifikohen, ndaj duhet një hetim i pavarur. “Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në Bucha Massacre, Ukrainë, nga ushtria ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Lexo më Shumë