Ish-deputeti socialist Alqi Bllakon, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët në Fier, ka dalë sot përpara trupit gjykues.
Në seancën me dyer të mbyllura, Alqi Bllako i ka kërkuar sot gjykatës lehtësim të masës arrest me burg, por gjykata ka vendosur ta lërë në burg.
Paraditen e kësaj të shtunë në Tiranë, Irena Gjoka do të vlerësojë masën e arrestit me burg ndaj ish-deputetit.
Për çfarë akuzohet nga Prokuroria Alqi Bllako:
Alqi Bllako, akuzohet nga Prokuroria për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”. Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe një tjetër zyrtar të Ministrisë, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit.
Gjithashtu, ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.
Sot Bllako do të njihet me masën e sigurisë. Pritet të shihet nëse gjykata do vendosë vijimin e arrestit me burg, apo nëse do e zbusë masën e kërkuar nga SPAK.
Nëse GJKKO vendos masën e sigurisë “arrest me burg”, Bllako do të duhet të dërgohet në ambientet e paraburgimit të një burgu të sigurisë së zakonshme.
Lajm në përditësim…



