Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Divjakë ku një 54-vjeçare ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit.
Sipas burimeve të policisë, 54-vjeçarja me iniciale, E.Z., banuese në Ferras, i ka kanosur jetën burrit të saj si dhe ka ushtruar dhunë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë 54-vjeçaren në banesën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale
Njoftimi i policisë:
Divjakë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi B. K., 59 vjeç, banues në Ferras, Divjakë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së dhe shërbimet e Policisë, në magazinën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale
Gruaja rreh burrin, 54-vjeçarja arrestohet nga policia në banesën e saj në Divjakë



