Edhe në Sarandë do të mbahet “Dita pa makina”, në kuadër të nismës së qeverisë për të kursyer karburant si pasojë mungesës potenciale të hidrokarbureve dhe krizës së rritjes së çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë.
Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Bashkia Sarandë njofton se janë marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private në disa akse rrugore, përveç emergjencave,
Lista e rrugëve që do të bllokohen për mabrëvajtjen e nismës më poshtë:
Njoftimi i Bashkisë Sarandë
Bashkia Sarandë me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit♻️, ditën e dielë, më datë 3 prill, i bashkohet nismës “Dita pa makina”.
Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake janë marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private në disa akse rrugore, përveç emergjencave.
Ditën e dielë, më 3 prill dhe çdo të dielë të parë të muajit në vijim, nga ora ⏰ 9.00 deri në 18:00, ndalohet qarkullimi i mjeteve private në akset:
Nga kryqëzimi i rrugës “Abedin Dino” me rrugën “Adem Sheme” deri në kryqëzimine rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Onhezmi”
Rruga e “Flamurit”
Nga kryqëzimi i rrugës “Vangjel Pandi” me rrugën “Onhezmi” deri në sheshin”Miqësia”
#BashkohuEdheTi nismës sonë për një mjedis më të pastër dhe për një jetë më të shëndetshme.
#SarandaPaMakina♻️ – jeto shëndetshëm!



