Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot ku në afërsi të rrugës së Shëngjinit, janë përplasur tri automjete.
Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare, mësohet se, 3 automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas me trafik ndarësen e një karburanti. Nga videot e siguruara, tregohet se ka dëme të shumta materiale ndërsa nuk raportohet për viktima.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti të trefishtë.



