Një i ri ka mbajtur një fjalim me tone të forta gjatë protestës së 121-të kundër qeverisë, duke lëshuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama për korrupsionin, lidhjet me krimin dhe oligarkët. Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit se “Roma nuk u ndërtua në një ditë”, protestuesi përdori të njëjtën metaforë për të sulmuar qeverisjen e tij, duke u shprehur se gjatë viteve të Ramës në pushtet është ndërtuar një sistem i bazuar te korrupsioni dhe interesat e njerëzve pranë pushtetit. Ai vijoi me akuza të tjera ndaj qeverisë, duke shtuar se pushteti është lidhur me krimin dhe se…
Author: almakos
Mbahet sot protesta e 121 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Aktivistj Sidorela Vatnikaj gjatë fjalës së saj theksoi se përgjegjësi kryesor i skandaleve në vend është vetëm kryeministri Edi Rama dhe se sipas saj për të gjitha arsyet duhet të japë dorëheqjen. Ndërsa shtoi se protesta vazhdon për një kontratë të re sociale. “Sot kur vendi zien nga skandali ku drejtuesja e SHISH është kapur duke i dërguar informacione njeriut që komandon banda dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Presidenti njeriu që ka qëndruar në heshtje në gjithë këto ditë protestë, ka…
Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Poshtë Edi Rama” etj. Pritet që protestuesit të mblidhen përballë Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalime nga aktivistët. Protestuesit akuzojnë qeverinë se është zhytur në krim dhe korrupsion e kërkojnë largimin e Ramës e të qeverisë së tij. The post “Qeveri e krimit”/ Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në një prej lagjeve në qendër të qytetit të Elbasanit. Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “1 Maji”, ku flakët janë shoqëruar me shtëllunga të mëdha tymi, duke krijuar panik te banorët dhe kalimtarët. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka përfshirë automjetin për shkaqe ende të paqarta, ndërsa pritet që të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes. …
Trajko Bojkovski, i akuzuar për katër vrasje në zonën e Staro Nagoriçanes, ka pranuar në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Kumanovës se ka kryer tre nga veprat për të cilat akuzohet. Në seancë dëshmoi Stojan Bajraktarov, specialist i psikiatrisë dhe psikiatrisë forenzike, i cili foli për gjendjen psikike dhe kapacitetet intelektuale të të pandehurit. Sipas gjetjeve të ekspertizës, Bojkovski ka kapacitete të kufizuara intelektuale, në kufirin mes aftësive intelektuale lehtësisht të reduktuara dhe normales. Bajraktarov deklaroi se i pandehuri ishte në gjendje të përshkruante ngjarje të caktuara dhe veprimet e tij. Si shembull, ai përmendi rastin kur Bojkovski…
Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Itali, ku një shofer, makina e të cilit kishte pësuar defekt në autostradë, u vu në pranga, pasi iu gjet drogë. Policia ndaloi për të ndihmuar drejtuesin, por brenda automjetit u gjetën mbi 2 kg kokainë dhe për pasojë ai u vu në pranga. Brenda bagazhit u gjetën dy blloqe që përmbanin gjithsej mbi 2.1 kilogramë kokainë. Gjatë kontrollit, u gjetën gjithashtu mbi 2,100 euro në para të gatshme dhe dy telefona celularë. Burri u arrestua me akuzën e posedimit të narkotikëve me qëllim trafikimi dhe u dërgua në burgun e Catanzaros. The…
Learta, reja e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, është rikthyer sërish te një prej stileve me të cilat është bërë e njohur për publikun. Ajo është shfaqur me veshje tradicionale të nuserisë gjatë një dasme familjare ku ka qenë e pranishme. Learta ka zgjedhur një veshje me elemente tradicionale, duke sjellë një paraqitje që rikujton stilin me të cilin është identifikuar në publik veçanërisht pas martesës. Pamja e saj është përshtatur me atmosferën festive të dasmës, ku veshjet tradicionale vazhdojnë të kenë një vend të veçantë. Gjatë paraqitjes së saj, ajo është shfaqur elegante dhe e kuruar, ndërsa veshja ka…
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë të vitit 2026, të nxitura kryesisht nga një shtim i fortë i rasteve në Tiranë dhe Durrës, edhe pse gushti shënoi më pak aksidente se i njëjti muaj i një viti më parë. Në periudhën janar-gusht u regjistruan 983 aksidente, nga 926 në të njëjtën periudhë të vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur arriti në 1,378, nga 1,306 një vit më parë, një rritje prej rreth 5.5%. Tirana dha kontributin më të madh në rritje. Kryeqyteti…
Një grua palestineze u vra dhe disa të tjerë u plagosën të hënën në një sulm izraelit në çatinë e një shtëpie në pjesën qendrore të qytetit të Gazës, ndërsa Izraeli vazhdoi shkeljet e përditshme të marrëveshjes së armëpushimit në fuqi që nga 10 tetori 2025. Burime mjekësore thanë për Anadolu se gruaja u vra dhe disa të tjerë u plagosën në zonën Al-Nafaq, ndërsa disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Dëshmitarët thanë se një dron izraelit goditi çatinë e një shtëpie dhe një dhomë me çati llamarine në zonë, duke shkaktuar viktima. Më herët të hënën, një…
Një skandal i ri ka shpërthyer në mediat shqiptare, duke zbuluar detaje të reja rreth Ergys Agasit dhe regjistrimeve të tij të dyshimta. Këto materiale, të cilat përfshijnë audio dhe video, janë realizuar përmes një sistemi përgjimi të instaluar në zyrën e tij, sipas raportimeve të fundit. Raportet sugjerojnë se në këto regjistrime shfaqen një sërë personazhesh nga fusha të ndryshme, përfshirë zyrtarë, ish-zyrtarë dhe figura të njohura të medias dhe rrjeteve sociale. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se shumë nga këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga SPAK, dhe prania e individëve në këto materiale nuk nënkupton automatikisht…
Për të bindur opinionin publik se gjithçka që bën e ka për të mirën e qytetarëve dhe për të lënë të kuptohet se nuk shpenzon asgjë për vete, kryeministri Edi Rama deklaroi dje në Rinas se limuzina luksoze me të cilën lëviz nuk është blerë me fondet e buxhetit të shtetit, por mbahet me një kontratë qiraje të paguar nga Partia Socialiste. “Sepse çfarë vjen për mua si kryeministër dhe çfarë më takon të kem si kryeministër, nuk vjen as për ta çuar në shtëpinë time, as për ta pasur për veten time. Prandaj, për shembull, privatisht unë udhëtoj gjithnjë…
Ashtu siç është bërë tashmë zakon, të hënën qytetarët i kanë sytë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, për të parë se çfarë vendimi do të merret për çmimet e derivateve të naftës. Lajm i mirë këtë herë vjen për shoferët që përdorin dizel, pasi ai do të lirohet për 4,5 denarë për litër dhe nga mesnata do të shitet për fiks 100 denarë për litër. Të njëjtin fat nuk kanë edhe shoferët, makinat e të cilëve përdorin benzinë, pasi ata do të shtrejtohen vetëm për një denar, me çka EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 100 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 –…

