Author: almakos

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë debatit mbikëqyrës në Kuvend për rastin e Alta Bankës, ka publikuar një vendim të Qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, me të cilin ishte dhënë pëlqimi për shitjen e aksioneve në Stopanska Banka SHA Manastir, sot e njohur si Alta Banka. MARKETING Mickoski iu referua vendimit të publikuar në “Gazetën Zyrtare”, numër 123 të vitit 2023, duke theksuar se Qeveria e atëhershme, e përbërë nga LSDM-ja dhe BDI-ja, kishte ndërmarrë hapa për vendosjen e marrëdhënieve të biznesit me bankën dhe pronarin e saj, Davor Macura. Sipas Mickoskit, në atë kohë…

Lexo më Shumë

Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka dhënë një intervistë të rëndësishme në Rubikon të Klan Kosovës, ku ka trajtuar çështjen e apelimit të verdiktit të shkallës së parë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Ajo ka theksuar se komunikimi me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) ka pësuar ndryshime të rëndësishme, duke nënvizuar se qëndrimet e saj për këtë parti mbeten të pandryshuara. Çitaku ka shpjeguar se ka pasur një varg vendimesh të marra në Komision, të cilat janë mbajtur në konfidencialitet. “Nuk do të ishte e drejtë të them se nuk kemi një komunikim të ri me LVV-në.…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, gjatë një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, u pyet në lidhje me kërkesën e Erion Veliajt për pjesëmarrje në Asamblenë e PS-së. Balla deklaroi se kryebashkiakun e Tiranës e ka mik, por shtoi se përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë. Sipas tij, PS nuk del në mbrojtje të askujt, kur dikush përballet me drejtësinë. Taulant Balla: Është pyetje që i duhet bërë Sekretarit të Përgjithshëm. Unë mendoj që çështjet e çdo përfaqësuesi të zgjedhur të PS-së janë çështje individuale. Asnjë forum në PS nuk është mburojë e askujt në…

Lexo më Shumë

Komuna e Gostivarit fiton çmimin kombëtar “Youth Friendly Town”, si vlerësim për avancimin e politikave rinore dhe mbështetjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve. MARKETING Komuna e Gostivarit është fituese e çmimit kombëtar “Qytet Mik i të Rinjve” (Youth Friendly Town) për Rajonin e Pollogut për vitin 2026. Ky çmim përbën një vlerësim të rëndësishëm për angazhimin e komunës në krijimin dhe zbatimin e politikave lokale që mbështesin të rinjtë dhe nxisin pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën shoqërore. Çmimi i është dorëzuar kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në kuadër të Forumit të Katërt Nacional për Punë Rinore,…

Lexo më Shumë

Nga Mentor Kikia Prokuroria po heton për korrupsion zgjedhor “një rast” në bashkinë Peqin.Në një njësi administrative, brenda dy muajsh, para zgjedhjeve të 2025, ishin shtuar në listën e ndihmën ekonomike 210 familje.Ja mesazhi i një kryefamiljari gjetur në telefonin e administratorit të njësisë:“Nuk më ka kaluar ndihma ekonomike për qershorin, as asistenca. Unë ju respektova, votën jua dhashë”, i shkruan B.Gj (sipas dosjes së prokurorisë).Vetëm në një njësi janë shtuar 210 familje, shumëzuar me 2-3 vota, më e pakta, u bënë rreth 600 vota.Ky është vetëm një aspekt “periferik” i përdorimit të pushtetit nga partia në pushtet për të…

Lexo më Shumë

Analisti Andi Bushati shprehet se PD nuk po e kupton akoma se çfarë ka ndodhur në shoqërinë shqiptare që prej nisjes së protestave të flamingove dhe ideja për të nxjerrë një kandidat në Bashkinë e Tiranë, në zgjedhjet vendore të 9 Majit. Sipas tij, insistimi i lidershipit demokrat për të patur kandidatë nga radhët e tij, tregon mykjen që ka kjo parti. Bushati tha se PD po të nxjerrë kandidatë nga brenda saj, nuk ka asnjë shans dhe rrezikon të shuhet si opozitat në Hungari dhe në Serbi. “Mendoj se PD po tregon një keqkuptim të madh, që nuk e…

Lexo më Shumë

Çmimet në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të rriten. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, inflacioni në tetor 2026 ishte 3.3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa vetëm gjatë një muaji çmimet u rritën për 0.4 për qind. MARKETING Rritja është vërejtur në disa kategori të rëndësishme për qytetarët. Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan për 0.7 për qind krahasuar me shtatorin, ndërsa banimi, uji, energjia elektrike dhe lëndët djegëse u rritën për 0.3 për qind. Rritjen më të madhe vjetore e ka shënuar transporti, me 9.5 për qind. Më të shtrenjta janë…

Lexo më Shumë

<!– –> Nuk është vetëm mikrovala – dhjetëra pajisje të lëna në prizë mund të shtojnë gradualisht konsumin vjetor të energjisë. Mikrovala është një nga pajisjet që ndoshta nuk ju shkon menjëherë në mendje kur mendoni për faturën e energjisë elektrike. Megjithatë, edhe kur nuk po ngroh ushqim, ajo nuk është domosdoshmërisht plotësisht e fikur. Arsyeja janë qarqet elektronike dhe ekrani digjital, të cilët vazhdojnë të funksionojnë për sa kohë pajisja është e lidhur në rrjet. Kjo njihet si konsum në gjendje gatishmërie, shpesh i quajtur edhe konsum “fantazmë” ose “vampir”. Mikrovala mund të konsumojë energji gjatë gjithë ditës Eksperti…

Lexo më Shumë

Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekajt ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe pritet që javën e ardhshme të fillojnë intervistat me dëshmitarët e ngjarjes.Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se ka nënshkruar ftesat për dëshmitarët, duke shprehur angazhimin e tij për të zbardhur këtë rast të rëndë. Ramadani, i cili është gjithashtu deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, theksoi se intervistat do të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke siguruar një proces transparent dhe të drejtë. Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, vetëm…

Lexo më Shumë

Shqipëria ishte ndër vendet me çmimet më të larta të energjisë elektrike në tregun me shumicë gjatë vitit 2025, duke regjistruar një mesatare prej 118.2 euro për megavatorë (MWh), rreth 14% më shumë se Greqia dhe 9.5% më shumë se Maqedonia e Veriut. Të dhënat vijnë nga raporti i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë (ACER), të cilin e disponon ekofin.al dhe që analizon integrimin e tregjeve europiane të energjisë dhe diferencat e çmimeve ndërmjet vendeve. Sipas raportit, çmimi mesatar në Shqipëri u rrit me 6.2 euro/MWh krahasuar me vitin 2024, ndërsa në Greqi…

Lexo më Shumë

Koreja e Veriut ka testuar një sistem të ri armësh me shpejtësi të lartë, i cili pritet të vihet në dispozicion të marinës së vendit gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Anadolu. MARKETING Sipas raportit të Agjencisë Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), testimi i këtij sistemi të ri armësh, i zhvilluar bashkërisht nga institutet shkencore kërkimore të mbrojtjes në Phenian, u krye të hënën në Detin Lindor. Akademia e Shkencave të Mbrojtjes, Administrata e Raketave dhe Byroja e Kërkimeve për Armët Torpeduese verifikuan efektivitetin luftarak të kësaj arme. Testimi është pjesë e aktiviteteve të detyrueshme të instituteve shkencore të mbrojtjes, me…

Lexo më Shumë

Nga Ben Blushi NGA VJEN EMRI I TIRANËS Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e tha i pari këtë fjalë? Në cilin vit? Pse u përdor ky emër dhe jo një tjetër? Versionet që kanë qarkulluar janë pesë dhe po i përmbledh. Disa thonë se emri Tiranë vjen nga një kala, disa thonë se vjen nga një prodhues vere, disa besojnë se vjen nga fjala djathë, disa nga thurrja e një triko leshi dhe disa të tjerë se vjen nga Teherani, kryeqyteti i sotshem i Iranit.…

Lexo më Shumë