Author: almakos

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruan të martën një marrëveshje për avancimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, në margjinat e samitit për klimën COP31 në Antalya, njoftoi ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, transmeton Anadolu. Në një postim në platformën sociale turke NSosyal, Bayraktar tha se në prani të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në projektet e energjisë elektrike me ministrin saudit të Energjisë, Abdulaziz bin Salman Al Saud, pas takimit të këtij të fundit me Erdoganin. Ai shtoi se marrëveshja mbështetet në një marrëveshje ndërqeveritare të nënshkruar në Riad më…

Lexo më Shumë

Situata politike në Shqipëri është diskutuar sot në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kreu i këtij komisioni, David McAllister, ka ngritur shqetësime për zhvillimet e fundit në vend. Gjatë fjalës së tij, McAllister iu referua protestave në Shqipëri, duke thënë se qytetarët kanë dalë në rrugë kundër abuzimit me pushtetin, korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës. “Kemi marrë mesazhe të shumta shqetësuese rreth situatës politike në Shqipëri. Shqiptarët dolën në rrugë kundër abuzimit të pushtetit, rritjes së korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës”, u shpreh ai. <!– Panorama TV desktop NDIQE LIVE…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti theksoi se udhëheqja e re e Serbisë duhet të pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovës, një shtet i njohur nga mbi 120 vende, gjatë një diskutimi me studentët e Paris School of International Affairs (PSIA) të hënën pasdite.Kurti, duke folur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, theksoi se ky proces duhet të përfshijë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë. Ai kërkoi dorëzimin e Milan Radoiçiqit, të cilin e përshkroi si arkitektin e këtij sulmi tragjik, ku humbi jetën togeri Afrim Bunjaku. “Ky proces duhet të shërbejë për të bërë të qartë se Serbia, e cila ka kaluar…

Lexo më Shumë

Siguria rrugore vazhdon të jetë një çështje alarmante, pasi 93 persona kanë humbur jetën në aksidente gjatë 10 muajve të parë të këtij viti. Ekspertët e komunikacionit theksojnë se është e nevojshme të merren masa më të rrepta për të parandaluar aksidentet. Riaftësimi i detyrueshëm për shoferët që përsërisin shkeljet e rregullave është një nga rekomandimet kryesore për të rritur sigurinë në rrugë. Numri i aksidenteve fatale vazhdon të jetë shqetësues, duke e bërë këtë një nga çështjet më të rëndësishme për sigurinë publike. Të dhënat e Policisë tregojnë se situata është kritike dhe kërkon veprime të menjëhershme për të…

Lexo më Shumë

Anthropic, një nga liderët në fushën e inteligjencës artificiale, ka njoftuar se planifikon të mbledhë deri në 64.4 miliardë dollarë përmes një oferte fillestare publike (IPO). Kjo njoftim erdhi në një dokument rregullator të përditësuar në SHBA, duke shënuar një hap të rëndësishëm për kompaninë dhe sektorin e saj.Oferta e planifikuar përfshin shitjen e 825 milionë aksioneve, me një çmim që varion nga 70 deri në 78 dollarë për aksion. Nga këto, rreth 801.35 milionë aksione do të shiten nga vetë kompania, ndërsa 23.65 milionë do të jenë në duar të aksionarëve ekzistues. Me këtë IPO, Anthropic synon një vlerësim…

Lexo më Shumë

Nga Agim Nesho Represioni policor i Ramës ndaj protestës popullore nuk është shenjë e mbajtjes së pushtetit, por rritjes së çmimit të negocimit për largimin e tij. Një pushtet i korruptuar, anti-popullor dhe i urryer gjithmonë e më shumë për rezistencën e tij, nuk mund të mbahet nga dëshira individuale, nga “misioni” për të na futur në Bashkimin Europian apo nga gazi lotsjellës, por nga krimi i organizuar që kërkon kthimin e investimit të tij dhe klientela ndërkombëtare, që për turpin e saj hesht dhe fsheh bashkëpunimin e saj me një narko-shtet. Rama është përpjekur që në fillim ta mbysë…

Lexo më Shumë

Ministria e drejtësisë ka njoftuar se i ka dorëzuar komisionit evropian projektligjin për procedurë penale dhe projekt-kodin penal për mendim. Ata bëjnë të ditur se këto ligje trajtojnë çështje që përbëjnë vetë themelin e drejtësisë penale, si përcaktohet përgjegjësia për një vepër penale të kryer, si zhvillohen hetimet, si sigurohen dhe administrohen provat dhe si mbrohen të drejtat e pjesëmarrësve në procedurë. MINISTRIA E DREJTËSISË “Përgatitja e tyre është pjesë e detyrimeve reformuese të ndërmarra në procesin e integrimit evropian, veçanërisht në kuadër të Agjendës së Reformave, por edhe e nevojës për të tejkaluar mangësitë e konstatuara gjatë zbatimit të…

Lexo më Shumë

<!– –> Motra e Laurent Krasniqit, Xheneta, ka kujtuar vëllain e saj përmes një postimi prekës në TikTok. Ajo ka publikuar një video-kolazh me fotografi të Laurentit, ku në disa prej tyre shfaqet edhe vetë pranë tij. Videon e ka shoqëruar me mbishkrimin “I miss you”, ndërsa në përshkrim ka shkruar: “Na mungon çdo ditë e më shumë”. Kanë kaluar dy muaj që nga ndarja tragjike nga jeta e Laurentit, i cili humbi jetën në një aksident më 2 shtator. Ai la pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe e fejuara e tij, Laureta, me të cilën kishte planifikuar…

Lexo më Shumë

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka paraqitur një nismë të rëndësishme ligjore për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti.Gjatë një konference për media, Haxhiu theksoi se ky propozim ka për qëllim të ndihmojë pensionistët dhe qytetarët që kanë kontribuar, por që nuk e kanë plotësuar periudhën e nevojshme për të përfituar nga skemat pensionale. Ajo shpjegoi se nisma është e fokusuar në ata qytetarë që kanë punuar dhe kontribuar para janarit të vitit 1999, por që aktualisht nuk kualifikohen për pensionin kontributdhënës për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore. “Dikujt i mungojnë disa vite, dikujt disa…

Lexo më Shumë

Shqipëria regjistroi 5,787 lindje dhe 5,045 vdekje në tremujorin e tretë 2026, duke ruajtur një bilanc natyror pozitiv prej 742 banorësh. Por pas shifrës kombëtare fshihet një kontrast i fortë rajonal: vetëm pesë qarqe kanë më shumë lindje se vdekje, ndërsa në shtatë të tjerat popullsia tkurret natyrshëm. Shqipëria po përballet me një dobësim të lindjeve dhe me një shpërndarje gjithnjë e më të pabarabartë të shtesës natyrore të popullsisë. Të dhënat e INSTAT për tremujorin e tretë 2026 tregojnë se numri i lindjeve arriti në 5,787, me një rënie prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të…

Lexo më Shumë

“Borxhi publik ka arritur në 10.7 miliardë euro, përkatësisht rreth 60% të Bruto Prodhimit Vendor, problemi qëndron te mënyra se si shfrytëzohen paratë e huazuara”. Kështu thotë profesori universitar Ali Maksuti, duke theksuar se kur borxhi përdoret për mbulimin e shpenzimeve publike dhe kthimin e borxheve të mëparshme, në vend se për investime kapitale, ai bëhet barrë për shtetin. Mbrëmë në emisionin “Debat në Shenja”, Ai theksoi se shuma absolute e borxhit publik është 10 miliardë e 970 milionë euro, duke akuzuar Qeverinë se gjatë mandatit e ka rritur atë për rreth 2.5 miliardë euro. Ali Maksuti, Profesor Universitar “Borxhi…

Lexo më Shumë

Irani hodhi poshtë të martën akuzat franceze se është përfshirë në sulme kibernetike në Francë, duke i përshkruar akuzat si të pabaza, transmeton Anadolu. MARKETING Në një deklaratë, Ministria e Jashtme iraniane mohoi çdo përfshirje dhe dënoi atë që e përshkroi si qasje akuzuese të Francës ndaj Teheranit. Ministria tha se Irani do të marrë masat që i konsideron të nevojshme për të mbrojtur interesat e saj kombëtare dhe sigurinë kundër veprimeve të huaja “të paligjshme”. Përgjigja erdhi pasi Franca të hënën akuzoi Iranin për kryerjen e sulmeve kibernetike që synonin kontrollorët e ftohjes në më shumë se 700 vende…

Lexo më Shumë