Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thekson se të gjitha vrasjet duhet të zbardhen. Ai në profilin e tij në Facebook shkruan se ka mbaruar koha kur mbroheshin vrasësit. “Nuk ka mbrojtje për askënd dhe duhet të jemi të qartë se ka mbaruar koha kur kishte mbrojtje, për vrasësin e Martin Neshkoskit, mbrojtje të një sërë vrasësish që kanë ndodhur në atë kohë dhe kur kjo ministri u thirrej me një emër tjetër. Faktet janë këto”, shkruan Spasovski.
Author: almakos
Është anuluar për tre deri në katër javët e ardhshme gjykimi për lëndën në të cilën akuzohet Muhamed Zekiri., ish Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë. Siç njoftoi Gjykata Penale, shtyrja është bërë përshkak të destabilizimit të gjendjes psikike të të akuzurit Zekiri. “Në gjykatë është dorëzuar ekspertiza e re e ekspertit – psikiatër, sipas të cilit, përshkak të destabilizimit të gjedjes psikike të të akuzuarit M.Z., rekomandohet shtyrja e gjykimeve për tri deri në katër javët e ardhshme”, thonë nga Gjykata. Seanca e kaluar e 21 marsit, u shty pasi që Zeqiri, sipas mendimit të mjekëve, nuk është në gjendje…
Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se është regjistruar tërmet në me magnitudë 3.1 shkallë sipas Riheterit në Gjevgjeli.Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 08:50 me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga banorët e Gjevgjelisë. Po ashtu tërmeti është ndjerë në Vallandovë, Bogdanci, Negotina, Kavadar.
Oda e mjekëve për të kaërtin vit me radhë shënon 12 marsin, Ditën Europiane kundër Dhunës ndaj punonjësve të shëndetësisë. Me këtë rast Oda ka shpalosur të dhëna të tmerrshme për dhunën që kanë përjetuar mjekët në Maqedoninë e Veriut. Një anketë që ka bërë Oda e Mjekëve vitin e kaluar tregon se 77.9 për qind e mjekëve në Maqedoninë e Veriut kanë përjetuar dhunë fizike ose verbale në vendin e punës gjatë karierës së tyre. Prej tyre, 79.9 për qind janë përgjigjur se kanë përjetuar dhunë verbale me të bërtitura dhe fyerje, 34.5 për qind kanë qenë viktima të…
Një polic i cili nuk ka qenë në detyrë dhe dy persona të tjerë janë sulmuar mbrëmjen e djeshme nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur pas orës 1 pas mesnate.“N.B, E.B dhe M.S të cilët kanë qenë me makinë ‘BMË’ si dhe disa persona të cilët kanë qenë më makinë “Citroen” ja kanë bllokuar rrugën makinës “Reno”, në të cilën kanë qenë P.P., D.K. dhe F.G dhe kanë filluar të godasin makinën dhe fizikisht i kanë sulmuar. Më pas P.P ka shtënë disa herë në ajër me armën zyrtare, ndërsa si pasojë personat që kanë qenë me makinën ‘Citroen’ janë…
Në Kodren e Diellit mëngjesin e sotëm janë regjistruar temperatura -6 gradë Celsius. Pasojnë Mavrova dhe Krusheva me -3, -1 në Berovë dhe Kriva Pallankë, 1 Kumanovë, 2 Manastir, Prilep, Ohër, Pretor, Dibër, Vinicë, 3 Tetovë, Shtip, 4 Shkup Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, 6 Dojran, Demir Kapia dhe 7 në Gjevgjeli. Për 24 orët e fundit deri në orën 07:00 (në l/m2) reshje ka 4 l/m2 në Dibër, 3 në Kodren e Diellit, 2 në Shtip, Berovë, Krushevë, Mavrove , 1 në Ohër, Vinicë, dhe më pak se 1 l/m2 në Shkup Petrovec, Tetovë, Kriva Pallankë dhe në Kumanovë. Shtresa e…
Grupi i ashtuquajtur i “Zjarrit” nga BDI sonte ka realizuar takim me banorët e Studeniçanit. Njëri nga udhëheqësit e këtij grupi, Izet Mexhiti para banorëve të Studeniçanit tha se asnjëherë nuk e ka harruar qytetarin e Karshiakës. “Sonte nga Studeniçani, ish deputeti i zonës Dr. Rexhep Memedi së bashku me bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët e tij iu bashkua kauzës tonë të drejtë e të sinqertë, që ditë e më tepër po merr përkrahje gjithnjë më të fuqishme. Në Studeniçan po bashkohet POPULLI! Edhe kur kemi qenë kundërshtarë politik, e kemi ruajtur shoqërinë, respektin, njerzillëkun. Edhe kur kemi qenë oponentë, kurrë nuk…
Nesër me fillim nga ora 08:30 para Muzeut të Qytetit të Shkupit në rr. Shën. Kiril dhe Metodij, do të mbahet manifestimi për shënimin e 80-vjetorit të deportimit të hebrenjve maqedonas, pas së cilës pjesëmarrësit do të lëvizin nga Muzeu i Qytetit të Shkupit përgjatë rr. Shën. Kiril dhe Metodij, bul. Koço Racin, rr. 11 Tetor, rr. Republika e Krushevës deri tek Fabrika e duhanit Shkup. Prandaj, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në këto rrugë. SPB Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që t’u…
Kanë përfunduar një pjesë e madhe e shpronësimeve në Aerodrom, në fund është dokumenti i projektit për rrugën “Cvetan Dimov” në Çair. Këtë mes tjerash, e theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për media. “Kemi përfunduar një pjesë të madhe të objekteve në Aerodrom që ishin për shpronësim. Megjithatë problemi është se aty marrëdhëniet pronësore-juridike nuk janë vetëm në fushën e shpronësimit, por ka edhe një numër të madh mosmarrëveshjesh pronësore-juridike që janë ndërmjet të afërmve, miqve etj., të cilat janë në procedurë, në procedura gjyqësore dhe…
Dy persona të mitur mbrëmë janë gjetur në një kazino pasi në harkun kohor nga ora 22:00 deri më 05:00 nëpunës policorë të SPB Shkup së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, realizuan aksion kontrolli në objekte gastronomike në territorin e SPB Shkup. Siç bëri të ditur MPB, gjatë kontrollit janë konstatuar edhe kundërvajtje në lidhje me mosdhënien e faturave fiskale si dhe shkeljen e Ligjit për konsumimin e duhanit.
Të gjithë politikanët e RMV-së duhet të mendojnë mirë çfarë është në interes më të mirë për shtetin dhe për qytetarët. Është koha që të gjitha aktorët politikë të ndihmojnë në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kështu porositi përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, lordi Stjuart Piç. Në një intervistë për MIA ai tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut e perceptojnë korrupsionin si një ndër problemet kyçe në vend dhe Qeveria duhet të dëshmojë se po ballafaqohet me këtë problem. Lordi Stjuart Piç “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e perceptojnë korrupsionin si problem…
SHA EMV dje prodhoi 15.120 megavat orë energji elektrike, e cila është e dedikuara për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si dhe për nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Këto sasi i plotësojnë nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore.

