Author: almakos

Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stjuart Piç, në një intervistë për MIA-n tha se të gjithë politikanët e vendit duhet të mendojnë me kujdes se çfarë është në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarët që jetojnë në të dhe theksuan se është koha që të gjithë aktorët politikë të ndihmojnë në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Duke iu përgjigjur një pyetjeje për ndryshimet kushtetuese dhe faktin se shumica e nevojshme prej dy të tretave aktualisht nuk është siguruar, duke qenë se opozita është e vendosur të mos mbështesë ndryshimin e…

Lexo më Shumë

Drejtori i deritanishëm i Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, Faton Asani nga LSDM njoftoi në Fejsbuk se dje ka bërë pranim-dorëzim të funksionit Driton Nebiut nga ASH-ja, i cili vjen në vendin e tij si njeri i parë i kësaj Agjencie. Ai në postimin e tij, mes tjerash, thotë se shpreson se Nebiu do të vazhdojë me intensitet të njëjtë punën dhe do të rradhisë suksese sepse po le një ekip të shkëlqyer të të punësuarve, me vlerësimin se pas një mandati të kaluar, Agjencia Shtetërore për Konfiskim i ka realizuar numrat dhe normat e pritura. “Për sukseset…

Lexo më Shumë

Rritja e eksportit dhe rritja e numrit të vendeve të punës në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale – ZZHTI vazhdon edhe në shkurt, Siç informojnë nga ZZHTI, analiza e rregullt mujore tregon se kompanitë në ZZHTI në shkurt kanë realizuar eksport prej mbi 330 milionë euro që është për 20 për qind më shumë se janari i këtij viti. Në krahasim me muajin e dytë të viteve të kaluara, eksporti tani është më i lartë për 26 për qind në krahasim me vitin 2021, gjegjësisht 53 për qind në krahasim me vitin 2020, ndërsa është në nivelin e njëjtë me shkurtin…

Lexo më Shumë

Gjendja aktuale lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe masat dhe aktivitetet të cilat i ndërmerr Qeveria në drejtim të zgjidhjeve sistemike për përballim me korrupsionin në çdo nivel, duke e përfshirë edhe korrupsionin e lartë, ishin temë e bisedimeve të takimit të sotëm në Shkup midis kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Riçard Nefju, koordinator global për antikorrupsion të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në takim, informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, folësit në mënyrë të përbashkët konstatuan se angazhimet të cilat bëhen në luftën me korrupsionin janë vegla kryesore për ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione. Në këtë drejtim me…

Lexo më Shumë

Shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt në vitin 2022 ishte 14 për qind. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 54.9 për qind, ndërsa shkalla e punësimeve 47.2, kumtoi Enti shtetëror i statistikave. Në tremujorin e katërt të vitit 2022, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte 802.280 persona, nga të cilët 690.053 janë të punësuar, ndërsa 112.227 janë të papunë. Enti Shtetëror i Statistikave po ashtu njoftoi se prodhimi industrial në janar të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar shënoi rënie prej 2.3 për qind./

Lexo më Shumë

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, i bëri thirrje kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që të thotë publikisht nëse i gënjen qytetarët se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese apo ambasadorët, se do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski, adresoi kritika për Mickoskin se vetëm fotografohet me xhaketa dhe bluza të bardha, kritikon dhe nuk bënë asgjë. Kryeministri thotë se e njëjta parti që ishte kundër anëtarësimit në NATO tani është kundër vazhdimit të rrugës drејt BE-së. Dimitar Kovaçevski “Ata shkojnë nëpër ambasada dhe thonë na jepni pushtet, më pas na lini pak kohë  deri sa të ambientohemi dhe më pas do ta ndryshojmë…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën e Tetovës përfundoi gjykimi ndaj 17-vjeçares së dyshuar për vrasjen e të riut nga fshati Novo Sellë në Zhelinë, i cili më 21 dhjetor të vitit të kaluar u gjet i pajetë në lumin Shkumbin. Në gjykatë u soll edhe e akuzuara, me të cilën, për shkak të moshës, të pranishëm kanë qenë edhe të punësuarit social. Seanca gjyqësore ka përfunduar me procedurë të shpejtë, ndërsa aktgjykimi pritet të sillet më 14 mars. Avokati i 17-vjeçares Ibrahim Bajrami thotë se nuk mund të japë asnjë detaj pa leje të gjykatës. “Për të respektuar vullnetin tuaj për të ndjekur…

Lexo më Shumë

Tema aktuale të ndërlidhura kundër korrupsionit dhe orvatjet e shtetit për vendosje të sistemit efikas për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjen e interesave, ishin në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski me koordinatorin global për antikorupsion të Departamentin e Shtetit, Richard Nephew. Në takim, presidenti Pendarovski theksoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, në çdo nivel, duke përfshirë korrupsionin e lartë, është me rëndësi kyçe në përpjekjet për ndërtimin e shtetit juridik dhe për përfitimin e besimit të qytetarëve në institucionet. “Presidenti Pendarovski e theksoi gatishmërinë e shtetit, në përputhje me prioritetet kombëtare,…

Lexo më Shumë

Këshilli i Qytetit të Shkupit ka refuzuar blerjen e 50 autobusëve ekologjikë të dedikuar për transport urban, por kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, është e vendosur të mos heqë dorë nga kjo çështje, dhe tha se e njëjta gjë do të kërkohet në çdo seancë derisa këshilltarët ta votojnë blerjen e autobusëve.“Kjo do të jetë në pikën e rendit të ditës në çdo seancë të Këshillit, derisa ta votojnë vetë këshilltarët. Sepse qytetarët e votuan në zgjedhjet e fundit. Qytetarët e konsiderojnë si domosdoshëmri, jo vetëm për të reformuar transportin publik, por edhe për të marrë transportin publik…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, tha se komuniteti hebre do të jetë një nga komunitetet që duhet të jenë pjesë e Kushtetutës gjatë ndryshimeve kushtetuese që pritet të miratohen nga Kuvendi. Ndryshimi i Kushtetutës për të përfshirë bullgarët është kusht që Maqedonia të vazhdojë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian pas përfundimit të skriningut në fund të vitit. Përveç bullgarëve dhe hebrenjve, parashikohet që në preambulën e Kushtetutës të përfshihen edhe kroatët, gjegjësisht malazezët. “Kam pasur një takim me përfaqësuesit e Kneset-it, asamblesë izraelite. Ata janë këtu me rastin e përkujtimit të 80-vjetorit të dëbimit të 7144 hebrenjve…

Lexo më Shumë

Pastat do të lirohen për 15% ndërsa, prodhimet e qumështit për 10 për qind dhe çmimet e tyre do të ngrijnë. Këtë e ka bërë të ditur sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Me vendimin për pastat janë përfshirë makaronat dhe shpagetat. Për këto produkte do të shfuqizohen doganat nga 13 mars deri 31 maj 2023. Vendimi për prodhimet e qumështit e cila do të jetë në fuqi nga 17 mars deri 31 maj 2023, ka të bëjë me qumështi me yndyrë 2.8, 3,2 dhe 3,5 gjizë, djathë të bardhë lope dhe të përzier, djathë lope, kos të thartë, pavllakë dhe jogurt.…

Lexo më Shumë

Një lëkundje e tokës në intensitet prej 3 deri në 4 ballë të shkallës makrosizmike evropiane dhe me magnitudë të Rihterit prej 3.3 ballë, është ndjerë mbrëm në Maqedoninë e Veriut. Dridhjet janë regjistruar në ora 21:59 dhe janë ndjerë në Manastir dhe rrethinë. Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematik-shkencor në Shkup, njofton se epiqendra e tërmetit është 125 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Lexo më Shumë